Dedë Preqi: Ç'pritet nga ky lloj pushteti
| E Enjte, 04.01.2018, 09:44 PM |

Ç’FARË PRITËT NGA KY LLOJ PUSHTETI, QË NË FILLIM TË PUNËS IA RRITË PAGËN VEDI

Nga Dedë Preqi

Më herët kemi menduar se Kosova si shtet i ri, ecuritë e punës dhe shumicën e planoprogramëve rregullative të proceseve zhvëllimore do i huazonte nga ato vende që janë në zhvillim e sipër, të cilat me këto programe e kanë arritë cilësinë dhe produktin e punës, si karakteristikë esenciale dhe moto e zhvillimëve tjera, politike, sociale dhe shumë lëmive tjera, që mund të arrihet deri te një shteti i zhvilluar dhe i integruar me vendet tjera bashkëkohore.

Kuptimi dhe koncepti i shtetit zhvëllimor, paraqet orientim ideor dhe thëmel fundamental, jo vetëm në teori, por edhe në praktikë, që modifikon qenësishëm modelin e zhvillimit të një shoqërie dhe shteti, duke krijuar edhe një model ardhmërie në aspekt të zhvillimit intergjeneracional.

Mirëpo, në shtetin tonë po ndodh diçka ndryshe, megjithatë kushtet ideologjike e shoqërore dhe materialoprodhuese janë akoma të pa pjekura, sepse metodat e punës janë në të shumtën e rastëve vetëm teorike dhe në nivel të aplikimit praktik janë të mangëta, të cilat në aspektin e reflektimit të tyre, nuk e japin rrezulltatin e dëshiruar, sidomos në aspetet ligjore, që janë bërthama funksionale e një shteti dhe shoqërie.

Është e qartë se ligjet dhe rregullativat ligjore të SHBA-ve, apo të Svicrrës, si edhe vendeve tjera të njohuara, nuk munden të transferohen në shtetin e Kosovës dhe të vihen në fuksion të shtetit kosovar, por në vrullin e këtyre vendeve të zhvilluara dhe të fuqishme, të marrim vetëm ajkën e tyre, që mundet ta ndryshojë së paku kahjen tonë drejtë një shteti fuksional dhe modernizimin e punës dhe dinamikës së procesit teknologjik e prodhues.

Por, në qoftëse Kosova si shtet i ri, me pushtetin e saj bënë ndryshimin dhe modernizimin e ligjëve në bazë të tekëve dhe interesave klanore që e përbëjnë pushtetin e tyre, në specifikat e këtyre ndryshimëve mund të përjetojë krizë të buxhetit shtetëror dhe krizë të brendshme e kundërthënje që paraqesin pasojë të konfliktit të domosdoshëm ndërmjet klasës së ulët e të varfër dhe asaj në pushtet, e cila e tejkalon çdo normë ligjore dhe morale.

Dikush ka të drejtë të thotë, çfarë presim nga ky lloj pushteti, që në fillim të punës së vet ia shton pagën vedi? Është e vërtetë se, plani i kryeministrit Haradinaj, e befason popullatën kosovare dhe atë rajonale, e cila popullatë në këto kushte ekzistuese, nuk mundet t’ia del as për kafshatën e gojës.

Dhe në këto kushte, kryeministri i vendit merr iniciativën e tij mbizotëruese, që qeveritarëve të vet, t’ua ngrisë pagën, do të ishte vetëm një sinjalizim i kontestit politik, apo një rekrutim i qeveritarëve të vet, që të bëhën të zellshëm dhe të dëgjueshëm, që mos të kenë nevojë me vjedh në shtetin e tyre.

Si do që ta marrim, nuk mundet të pajtohet ky popull i shkretë, i cili është bërë elastik dhe aqë i përballueshëm, që nuk dinë të kalitët ndryshe më keq e më dhimshëm në jetën e vet!...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: