Zejdush Kastrati: Zoti e bekoftё Amerikёn!
| E Marte, 02.01.2018, 10:36 AM |

Pёr cilёt deputetё ёshtё fjala ?!

Nga Zejdush Kastrati

Tema mё e pёrfolur,  gjatё kёtyre ditёve,  dhe ate, jo vetёm nga mediet, por edhe nёpёr ndeja private,   nё takime zyrtare…, ka qenё dhe ka domunuar edhe pyetja,  se,  cka po ndodh,  me SPECIALEN…?

Pas dёshtimit, javёn e kaluar, kur,  Kryesia e Kuvendit, nuk pati kuorum, pёr ta proceduar kёrkesёn e OVL-sё tё UCK-sё, nё Kuvend pёr (mos)miratim tё kёtij peticioni, pos reagimeve te mёhershme nga ana e amabasodorёve Delavie, Conelli,  perfaqёsuesёve tё BE, , , , reagimi,  mё i fuqishёm, drejtuar treshes kosovare:Thacit, Haradinaj, Veselit, por,  edhe deputetёve tё Kuvendit te Kosovёs,  ёshtё ai qё vjen,  nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku thuhet:

"Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës,  ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës", ”Most tё preket Specialja…”

Pas,  kesaj deklarate zyrtare, tё superfuqisё botёrore, por,  edhe atyre,  qё na cliruan,  dhe vetёm fal tyre,  edhe ndertuam kёtё shtet, ёshtё hipokrizi dhe cmenduri politike, tё  ndёrmarrim veprime,  qё tё shkelim”vijёn e kuqe”.

Nёse, kthehemi vetem 1 muaj mё parё, kur Presidenti amerikan Trump, pёrkundёr reagimeve te fuqishme ndёrkombetare, njohu Jerusalemin si kryeqytet tё Izraelit, tё kota janё,  edhe  128 vota kundёr nё Ansamblen e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ndaj kёtij vendimi, pёrfshirё edhe votёn e “nёnёs” Shqipёri, sepse edhe palestinezёt, si popull shumё atdhetare e patriotё, nёse i referohemi gazetёs prestigjioze “Ekonomist .com”, pas vendimit tё Trumpit, janё deklaruar, ”se nuk ia vlen tё ngritesh nё luftё pёr dёshirat e liderёve…”andaj, realisht, jemi dёshmitarё,  se nё kёtё botё, nё kёto rrethana te globalizmit,  edhe Kina,  qё numron mbi 1 miliardё e 2oo mijё banorё, me njё zhvillim ekonomik e potencial ushtarak  qё deri diku i afrohet edhe  SHBA-ve, disa herё, ka tumirё dhe i ёshtё nёnshtruar diktatit dhe kёrkesave te kёsaj superfuqie botёrore, edhe pse,  ka qenё, edhe ndёrhyrje por edhe  nё dёm,  tё kёtij,  shteti aziatik.

Andaj, deklaratat e disa liderёve tanё,  se “nёse deputetёt shfuqizojnё Specialen,  do respektojmё vendimin e tyre…”nuk janё asgjё tjetёr, pos puro marketing politik, dhe hipokrizi,  kur dihet,  se shumica e ketyre deputetёve,  sikur liderёt e tyre,  tё kёrkonin tё qёndronin nё kёmbё, nё shenjё respekti dhe pёrkuljeje,  ndaj tyre, me vetёdёshirё,  do qёndronin edhe me njё kёmbё, e tё mos flasim se do marrin vendim,  si tё pavarur!

Pra,  tё nderuar liderё, dijani hallin vedit, mos sjellni “ujkun” nё torishtё…!

Zoti e bekoftё,  Amerikёn!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: