Entela Binjaku: Gëzuar 2018
| E Diel, 31.12.2017, 05:37 PM |

Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe lexues të revistës sonë “Zemra Shqiptare”,

Meqënëse këtë vit kam qenë më pak e pranishme me shkrimet e mia, i kërkova Gëzimit, mikut tonë dhe themeluesit të revistës të më lejonte të shkruaja dy fjalë urimi për të gjithë!

“Zemra shqiptare” është e para familje për shkrimet e mia. Unë as nuk e kam e ditur a lexohesha dhe sa lexohesha derisa erdha tek kjo shtëpi. Sot kur janë gati 4 vjet që shkruaj,  kjo familje vetëm shtohet dhe më shumë emra të rinj i bashkohen. Shumë miqësira të vjetra tashmë qëndrojnë dhe të reja nisin!

Në këto 9 muajt e fundit unë dhe disa kolegë të mitë në Shqipëri dhe në hapësirat e tjera shqiptare jemi përqëndruar në një fushë të re siç është kultura muzikore dhe kritika me dëshirën për të kontribuar në pasurimin e kulturës sonë kombëtare edhe në këtë drejtim. Për këtë arsye kemi çelur një revistë (Opusalb) ku jemi përpjekur të përcjellim sa më shumë nga modelet më të mira që jep arti muzikor dhe ai i baletit. Kjo fushë kërkon një angazhim mendor dhe kohor të madh,  por ne kemi besim dhe durim se një punë të mirë po e bëjmë dhe vendit dhe kombit diçka të mirë po ja japim!

Të dashur miq,

Gëzuar 2018! Një vit të ri të mbarë, me shëndet dhe të begatë, për çdo shqiptar, mik, lexues dhe bashkëpunëtor të “Zemrës Shqiptare”!

Entela Binjaku



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: