Hilmi Saraçi: Vepër me vlerë dhe interes historik
| E Diel, 31.12.2017, 12:17 PM |

Vepër me vlerë dhe interes të vaçantë historik

Inxh. Bardhyl Vuçitërna –Prof. Islam Dobra: “Sulejman Vuçitërna Martir i Demokracisë komandant i Ushtrisë Kombëtare”- Prishtinë

(Këtë recension  e nxora nga vepra ime “ Vështrime shkencore dhe letrare” duke menduar se është në interes të vecantë për lexuesin. Lexuesi nga ky recension do të kuptojë se libri për Sylejman Vucitërnnen –martir i Demokracisë dhe Komandant i Ushtisë Kombëtare do të tregojë rjedhat tragjike të jetës se Sulejman Vucitëernës, respektivisht për fillozofinë historike gjatë 50 vjetëve të sundimit komunist në krye me Enver Hoxhën, viktim e se cilës ishte edhe Sylejman Vucitërna…)

Nga  Prof. Hilmi Saraçi

Sylejman Vuçitërna është njëra nga figurat të shquara kombëtare dhe demokratike, i cili deri vonë ka mbetur nën hijen e harresës.Inxh. Bardhyl Vuçitërna dhe prof, Islam Dobra me botimin e kësaj vepre kanë bërë një punë me vlerë e interes të vaçantë historik, duke grisur kështu, perdën e harresës për këtë figurë të shquar kombëtare dhe martir të demokracisë.

Vepra fillon me disa vargje, si moto nga poezia e Visar Zhitit, si dhe me fjalën e recensentëve: prof, Daut Bislimi  dhe prof. Demir Ahmeti për të vazhduar pastaj me parathënien që bën fjalë për historinë e zhvillimit kulturor dhe politiko- shoqëror  të popullit tonë nën sundimin dhe dominimin e të huajve, respektivisht të Fuqive të Mëdha, që kishin coptuar tokat shqiptare.

Në hyrje autorët do të ndalën më tepër në filozofinë historike gjatë 50 vjetëve të sundimit komunist në krye me Enver Hoxhën, viktimë e së cilës është edhe Sulejman Vuçitërna. 

Gjeneologjia.- 

Vepra ndahet në pesë kapituj. Në kapitullin e parë autorët bëjnë fjalë për gjeonologjinë e familjes, nga e cila rrjedh Sulejman Vuçitërna. Këtu autorët e vepres analizojnë dhe e shkoqisin me argumente historike gjeonologjinë e familjes Kastrati nga Vërbovci i Drenicës nga edhe ishin të parët e Sulejman Vuçitërnës si dhe të familjes Bajraktari (berisha) të Shtuticës nga edhe ishin dajallarët e Sulejmanit, respektivisht nëna e tij, Afija. Gjenoologjisë së këtyre familjeve autorët i kushtojnë kujdes të mirëfilltë, për ta ndriçuar në veçanti gjenealogjinë e familjes nga e kishte prejardhjen Sulejman Vuçitërna. Kontributin kombetar të familjes se tij me traditë si klerik: me mulla Bajram Kastratin dhe bijtë e tij, Sulejmanin, Rexhepin, Isufin dhe pasardhës të tjerë të kësaj rrënje të njohur patriotike dhe kombëtare.

Në kapitullin e dytë autorët përfshijnë periudhën e viteve 1908. Në këtë periudhë autorët ndalen edhe rreth pajtimeve të të gjaqeve, në krye me disa bajraktarë të kësaj treve, duke u lidhur me figureën e Sulejman Vuçitërnës si bir i Drenicës kreshnike që nga gjiri i saj kishin dalë shumë figura të shquara.

Në kapitullin e tretë fillon edhe shpalimi për jetën dhe figurën patriotike të Sulejman Vuçitërnës. Ai u lind më 11 shtator 1898 në Vushtri. Më prejardhje  nga Vërbovci i Drenicës, nga babai Mulla Bajram Kastrati dhe nga nëna Afije Bajraktari nga Shtutica. Autorët theksojnë me respekt të vaçantë luftën e këtyre krerëve të Drenicës kundër pushtuesit të huaj, bashkëpunimin e tyre me Hasan Prishtinën dhe në fund shpërngulja në Vuçitërnë, për shkak të përndjekjeve dhe zullumeve që u bënte pushtuesi, duke u vendosur përkohësisht në familjen e Zenullah Begut. Shkollën fillore e kreu në Vuçitërnë, në gjuhën turke, Si 16 vjeçar i bashkohet lëvizjes së rezistencës për t’u bërë në moshën 18 vjeçare komandant i Çetës së Vërbovcit. Si luftëtar dhe udhëheqës gjatë kësaj periudhe kishte treguar guxim dhe trimëri të rallë, duke luftuar kundër armikut serbo-çetnik. Në luftën që ishtë zhvilluar, Sulejmani i kishte shkaktuar dëme të mëdha armikut. Edhe pse kishte qenë i rrethuar, ai kishte shpëtuar duke shpërthyer rrethimin. Mirëpo xhandarët në shenjë hakmarrjeje ia djegin kullën (për të tretën herë) dhe e groposin të gjallë vëllanë e tij, Isufin. Sulejmani kishte mposhtur me krenari dhembjen dhe vazhdon rrugën e nderit. Fillon mësimet e ndërprera në Kosovë. Mbaron Shkollën Normale të Elbasanit dhe më vonë shkollën ushtarake në Torino, për të vazhduar dhe mbaruar Akademinë Ushtarake në Torino të Italisë, si dhe specializimin në Gracë e Vjenë.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste heq dorë vullnetarisht nga jeta ushtarake,duke kaluar kështu në administratën civile. Mirëpo kjo ishte një ndërpreje e përkohshme sepse Sulejman Vuçitërna, duke pare nevojën që ka atdheu, kalon prapë në jetën ushtarake. 

Veprimtar i Komitetit të Kosovës.- 

Sulejmon Vuçitërna kishte zhvilluar aktivitetin e tij pandërprerë në Kosovë. I bashkohet Komitetit të Kosovës, duke u emëruar komandant i këtij komiteti dhe duke zhvilluar aktivitetin etij me elitën më të njohr të patriotëve shqiptarë: Hasan Prishtinën, Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën e të tjerë. Autorët ingj. Bardhyl Vuçitërna dhe prof.dr. Islam Dobra këtë periudhë të zhvillimit e paraçesin gjerësisht. Pjesëmarja e Sulejmanit gjatë kësaj periudhe do të lidhet ngusht me luftën për pavarësinë e Shqipërisë dhe bashkimin e trojeve të coptuar shqiptare. Në këtë kohë Sulejman Vuçitërna, siq vënë në dukje edhe disa studiues me publikimet e tyre në Tiranë e gjetke, bashkohet  edhe me patriotë të tjerë, intelektualë e klerikë që në këtë kohë kishin bërë punë të mëdha për çehtjen kombëtare. Kështu Sulejman Vuçitërna kishte pare me kohë: Ç’është komunizmi dhe ç’dëm sjellë kjo ideologji në zhvillimin dhe përparimin kombëtar.

Autorët e veprës, duke bërë fjalë për këtë përsonalitet, shpeshherë vërshojnë me shprehje dhe mëndime të ngutshme, me përseritje të panevojshme, me gabime gjuhësore dhe me mjeshtri të zbehtë të thurjes artistike. Megjithatë, këto nuk e zvogëlojnë dukshëm vlerën e veprës.

Aktivitti dhe puna e palodhshme për çështjen kombëtare e Sulejman Vuçitërnës si njeri i madh, patriot me ideale të larta kombëtare,demokratike, shpejt do të pëngohet dhe do të ndalohet nga klika e Enver Hoxhës. Kjo klikë kishte formuar gjyqin special, i ashtuquajtur i Tiranës, ku do të denohen dhe do të likuidohen shumë patriotë të shquar të kombit, ndër të cilët edhe Sulejman Vuçitërna. Këtë gjyq famëkeq do ta udhëheqin: Bedri Spahiu dhe Koçi Xoxe. Autorët e veprës do të ndalen pastaj në disa emra që kishin qenë dëshmitarë të këtij tmerri dhe gjyqi famëkeq. Gjatë denimit të Sulejman Vuçitërnës në këtë proces gjyqësor ata kishin deklaruar për Sulejmanin si njeri me vyrtyte të larta kombëtare dhe njrezore. Në veçanti shquhet deklarata e mbrojtësit të Sulejmanit, avokatit Muzafer Pepa. Gjatë qendrimit në burg familja e Sulejmanit do të ndiqet dhe do të internohet, si në Shqipëri, ashtu  edhe në Kosovë nga UDB-ja jugosllave. 

Rivlerësimi.- 

Rivlerësimi i figures së Sulejmanit do të filloj pas vitit 1990, sidomos në një simpozium me rastine 80 vjetorit të pavarësisë. Në disa kumtesa që u mbajten me këtë rast do të ndriqohet figura patriotike dhe demokratike e Sulejman Vuçitërnës. Prof. dr, Islam Dobra nuk është modest si historian dhe studius, sepse më tepër bën fjalë për veten e tij dhe për kontributin që kishte dhënë në këtë simpozium për Sulejman  Vuçitërnën…

Në kapitullin e katërt kemi të bëjmë me kujtimet dhe vlerësimet që japin bashkëpunëtorët, bashkombasit, miqët, familjarët dhe shoqatat e ndryshme për Sulejman Vuçitërnën. Në këtë aspekt vlen të theksohen kujtimet e dhembshme të fëmijërisë të bashkautorit të librit, djalit të Sulejmanit-ingj. Bardhyl Vuçitërnës. Kjo kaptinë është ndër më të fuqishmet në pikëpamje të  thurjes dhe të shtrimit artistik të veprës. Bardhyli paraqet disa momente si fëmijë, kur ishte i vogël. Vizitat që kishte bërë në burgun e vjetër të Tiranës, të ashtuquajtur Burgu i Armiqve të Popullit, ku vuante denimin babai i tij , Sulejmani bashk me shumë të tjerë. Këto vizita dhe takime- këto peripeci familjare janë të dhembshme, rrenqethëse dhe tragjike. Ndërsa bashkëvujtësi në burg i Sulejmanit, Skënder Stefanllari, evokon kujtime të hithura dhe rtagjike për Sulejmanin deri sa ishin në kampin e Vlloçishtës – Maliqit (Korçë) me 1948, ku Sulejmani vdiç duke u groposur gjymës i gjallë në kampin e vdekjes të Vlloqishtës (ish Këneta e Maliqit) në korçë, në gropën masive (varri tipik me autorësi komuniste) më 15 tetor 1948. Këto përkujtime të Skënderit, të shokve dhe miqve të tjerë, autorët do t’i paraqesin me kujdes, korrektësi. Në këtë kontekst të përkujtimeve bëhet fjalë edhe për aspekte shumë dimenzionale të Sulejmanit si patriot i madh, si luftëtar për demkraci, si njohës i pazëvëndësueshëm ushtarak e të tjera.Në kaptinën e pestë autorët paraqesin ceromoninë e rivarrimit,dorëzimin e dokoratës së lartë, post mortuma. Rivarrimi i tij do të bëhet në mënyrë madheshtore, sepse deri vonë, në këtë kohë nuk dihej ku prehej trupi i këtij patrioti dhe luftëtari për demokraci. Fjalimet përkujtimore të shokve, bashkombasve, miqëve dhe familjarëve ishin shumë prekse dhe emocionale.Autorët janë shërbyer nga shumë burime arkivore autoktone literature të begatshme, të gjerë, që tregon se kanë kryer punën me përkushtim dhe kujdes, duke u përpjekur,kështu për ta ndriçuar një figure të shquar të kombit tone,që deri në ditët e sotme, siq kemi cekur, kishte mbetur i harruar dhe i anatemuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: