Fritz Radovani: 77 Vjet pa At Gjergj Fishtën
| E Shtune, 30.12.2017, 11:43 AM |

Nga Fritz RADOVANI:

30 Dhjetor 1940,

77 Vjet pa At Gjergj Fishten O.F.M.

77 VJET I PAVDEKSHEM... EDHE PSE LUFTA NDAJ TIJ VAZHDON !

“At Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj” At Zef Valentini.

Bota nuk i ka Këto gjenialitete po, i kerkon.., e edhe i krijon...

Shqiptarët i kanë dhe kerkojnë me i njollosë, mandej, me i zhdukë Emnin dhe veprat!

Mbasi të lexoni Fjalimin e Hafiz Ali Krajës, me 31 Dhjetor, vetem shikoni Atë Maskë !..

“At Gjergji Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…Shkrimtarët e ardhshëm të historisë Shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë”, ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit Shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi Shqyptar mburret, naltësohet edhe madhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli Shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot përfaqe, të përcjell me mallënjim e dhimje në jetën e pasosun”.

***

Kjo ishte Shkodra në vitin 1940...

Ju lutem, shikoni edhe njëherë Atë Maskë, dhe vrojtoni ku po ju çojnë kambët...

Ju kanë marrë para sllavët, grekët, turqit... Europa zgerdhihet me qeveritarët tuej...

Vllazen Shqiptarë! Lexoni Fjalen e Hafizit e shikoni sa shekuj jeni kthye mbrapa...?!

Melbourne, 29 Dhjetor 2017.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: