Beqir Sina: Pse u votua kundra SHBA?
| E Premte, 29.12.2017, 11:56 AM |

Cila është e vërteta, si u votua dhe pse u votua kundra SHBA?

Nga Beqir SINA, OKB

Greg Valliere, analist dhe strateg i parë politik i Grupit të Kërkimeve të Institutit “Potomac”, në SHBA, i cili është edhe një ndër 10 analistët më të mirë të vitit 2017, tha për CNN, se : “ vetëm “qorrat” nuk mundet ta shohin, se kjo ishte votë e pastër “clear vote” kundra SHBA, dhe vendimit të Presidentit Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, nëpërmjet trasferimit të Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem”.

Mirëpo, cila është e vërteta, kush e kërkojë votimin e dekleratës, pse e kërkoi, dhe si u votua dhe pse u votua kundra SHBA ?

Së pari duhet sqaruar se mbas votimit të Këshillit të Sigurimit, me 14 vota kundra nga 15 vendet anëtare të KS, dhe veton e SHBA, fuqia e Rezolutës së futur nga Egjypti, ra juridikisht, por politikisht fitoi, dhe kjo u pa tre ditë më pasë.

Ngase, me këtë rast iu ndez drtita jeshille Turqisë dhe 57 vendeve të Konferencës Islamike, të cilat duke ditur mirë qëndrimin e Europës, dhe vendeve që historikisht kundërshtojnë politikën amerikane, në OKB, për çështjen e Palestinës, iu kundëvunë brenda javës, vendimit të SHBA, me futjen e një deklerate në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sesionin e saj të 72-të.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me 128 vota kundra SHBA, 9 pro, dhe me 35 abstenime, ndërkohë që 21 vende hoqën dorë nga votimi,( e enjte 21 Dhjetor), në favor të një Deklerate jo-detyruese, kundrejt njohjes së Presidentit Donald Trump, që Jeruzalemi si kryeqyteti i Izraelit, të jet "i pavlefshëm”.

Deklarata, që u votua të enjten dihet se erdhi nga një grup i shteteve islamike nën Organizimin e Bashkëpunimit Islamik (OIC),( ku bënë pjesë edhe Shqipëria, pavarsisht se është formalisht me përfaqësim të nivelit të tretë ), të udhëhequr nga Presidenti turk Erdogan, i cili vet ka deklaruar se kjo ishte një fitore e tij, “për të mos u blerë me dollar”, tha Edogan.

Deklerata në Asamblenë e Përgjithshme, erdhi pasi OIC kishte një takim urgjent, me Presidentin e Turqisë Taip Erdogan, menjëherë pas votimit në Këshillin e Sigurimit, dhe simbas analistëve amerikan, mori besimin e tij, se vendet “mike” të Truqisë, i kishin garantuar atij votën e tyre, kundra SHBA( faktikisht ashtu ndodhi me Shqiperinë).

Blloku 57-anëtarësh pohoi gjithashtu "gatishmërinë e saj për të marrë çështjen e Jerusalemit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbasi Këshilli i Sigurimit i OKB nuk arriti të ndërmarrë veprime" kundër "shkeljes së rëndë" si e quajtën ata vendimin të SHBA, me veton e tyre në KS.

"Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ishte një fitore, edhe për palestinezët edhe pse shumë nga mbështetësit e tyre, në Kombet e Bashkuara, po parashikonin të paktën 150 vende të votonin "po" apo më shumë" shkruajn analistët.

Megjithatë, kjo ishte një diferencë e vogël duke e krahasuar me shpresat e palestinezëve, por gjithashtu ajo ishte më së shumti një qortim për Presidentin Trump, administrata e cila po kërcënon të zvogëlojë fondet për ata që votuan “po”, thanë fituesit.

Tani duket qartë se Turqia dhe vendet islame po behen së bashku për ta njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Palestinës dhe po e sjellin çështjen e njohjes së tyre edhe në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së.

E para që deklaroi se e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës, doli Republika Islamike e Iranit, sot.

Simbas të gjithë analistëve amerikan vendimi i Presidentit Trump, për të thirrur Jerusalemin kryeqytetin e Izraelit, është një vendim strategjik i politikës amerikane, dhe aftë gjatë në Lindjen e Mesme. I cili , megjithse, kishte mbi dy dekada që mbahej nën “syrtarët” e Shtëpisë së Bardhë, duhej një President si Donald Tramp, t’i vinte Amerikës, që ai vendim të merrej nga Washingtoni, megjithë protestat e zemëruara dhe nisjes të dështuar të reagimeve nga kundërshtarët e SHBA.

Gjithësesi, Shqipëria votoi kundër, duke sjellë debate të forta e kritika jo vetëm nga opozita dhe disa vëzhgues, dhe shumica shqiptarve, në Shqipëri, e diasporë, por edhe nga Kosova, ku deklerata e Presidentit të saj, zotit Thaqi, le të kuptojmë, simbas tij, se nëse “dotë ishte një votë për SHBA, ajo ishte vota e Kosovës”.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e justifikoi votën e Shqipërisë, si në përputhje me të gjithë votat e Shqipërisë, në të kaluarën e saj për këtë problem, duke marrë si shembull madje tre votimit e kohës së Enver Hoxhës, në OKB.

Burime të sigurta diplomatike, këtu në New York, thonë se përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 20 Dhjetor, 2017, përpjekjet izraelite kanë qenë të mirë koordinuar me Shtetet e Bashkuara, në lobingun për të bër sa më shumë vende për të absetnuar ose mos votuar fare, pra u “larguar” nga votimi, i së enjtes më 21 dhjetor.

Në këtë lobing ishin të përfshirë thanë burime diplomatike nga Nju Jorku, vendet mike të Izraelit dhe SHBA, të cilave thuhet se ose votuan pro ( 9 vend) 35 abestuan dhe 21 u larguan nga salla gjatë votimit.

Një ditë përpara votimit dhe gjatë disa orëve të fundit, burime të sigurta diplomatike në Nju Jork, thanë se Izraeli është përpjekur të bindë disa vende ( përfshirë edhe Shqipërinë ) që së paku të abstenojnë, apo të mungojnë në votim, edhe nëse nuk votojnë kundër saj. Izraeli, nga burime të sigurta diplomatike ka kërkuar gjithashtu të paktën që këto vende të mos flasin në seancë.

Shtypi izraelitë ka pranuar, se Izraeli gjithashtu kreu një fushatë globale të lobimit kundër Dekleratës, thanë zyrtarët qeveritarë mbas votimit.

Rezoluta e miratuar të enjten u bashkëfinancua nga Turqia, kryetari i samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Jemeni , kryetar i grupit arab në OKB, dhe është shumë e ngjashme me rezolutën e 1967 të Këshillit të Sigurimit, të suportuara në atë kohë nga blloku lindor, BRSSS - ja dhe Kina .

Sepse, Rezoluta që u votua nga Shqipëria të enjten më 21 janar 2017, thotë se Jeruzalemi "është një çështje e statusit përfundimtar" dhe riafirmon 10 rezoluta të mëparshme të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mbi Jerusalemin, që datojnë nga 1967, duke përfshirë kërkesat që statusi përfundimtar i qytetit duhet të vendoset në negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ajo "pohon se çdo vendim dhe veprim që pretendon të ketë ndryshuar, karakteri, statusi ose përbërja demografike e qytetit të shenjtë të Jeruzalemit nuk kanë efekt ligjor, janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen".

Rezoluta "kërkon që të gjitha shtetet të respektojnë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me qytetin e shenjtë të Jeruzalemit dhe të mos njohin ndonjë veprim apo masë kundër këtyre rezolutave “.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: