Në Quinto të Trevisos organizohet Orë Letrare
| E Enjte, 28.12.2017, 10:00 AM |

Shkolla Shqipe e MP në Quinto (TV), publikon:

N  J  O  F  T  I  M  !

Në kuadrin e ditëve të krenarisë kombëtare "Flaka e Janarit", në Quinto të Trevisos organizohet:

ORË LETRARE!

Është ky edicioni i 3-të i Orës Letrare, që mbahet në 10-të vjetorin e Pavarësisë Kosovës.

Në këtë veprimtari do të prezantohen poezi nga krijues të rinj dhe emra të njohur të poezisë shqiptare nga diaspora e trojet etnike por edhe krijues vendor italian. Gjithashtu do të ketë edhe promovim librash nga autor të ndryshëm.

I ftojmë të gjithë krijuesit që pjesëmarrjen në këtë aktivitet poetik ta konfirmojnë më së largu deri me 28 janar 2018-të.

Njoftojmë të gjithë krijuesit, se ORA LETRARE  nuk  ka  karakter  garues.

Konfirmimi i pjesëmarrjes së poetëve me renome kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë aktivitet, përveçse e nderon edhe e pasuron aktivitetin poetik të mërgatës sonë.

Që mbarëvajtja e ORËS LETRARE të shkojë si duhet , ashtu sikur e meriton "Flaka Janarit", luten krijuesit të paraqiten me kohë, pran Këshilli Organzativ të ngritur.

Paraqitjen me informatat shtesë mund të bëhen në adresë elektronike, në postë private të facebook-ut, si dhe në numrat e telefonit (të poshtë shënuar):

Nikoqire e ORËS LETRARE është Shkolla Shqipe e MP në Quinto të Trevisos.

Mbahet me datën: E diele 4 shkurt 2018, ora 13.00

Adresa: Marco Graziati 2, 31055 Quinto di Treviso(TV)

Informatat  tel. edhe viber: +39 388 343 3956(Quinto);   +39 348 883 8035(Bassano);

+39 328 267 8010(Padova); +39 329 327 0628(Treviso).

Emal:  sh.sh.treviso@hotmail.com                 Facebook:  Shkolla Shqipe – Treviso

Këshilli organizativ  i  ORËS LETRARE në Treviso

 



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: