Ramiz Lushaj: Ndërroi jetë vëllai i Azem Hajdarit
| E Enjte, 28.12.2017, 10:23 AM |

NDËRROI JETË CAN HASANAJ,

VËLLAI I AZEM HAJDARIT DHE I RASIM HASANAJT

Nga Ramiz LUSHAJ

Sot, në moshën 68 vjeçare, ndrroi jetë Can Hasanaj, vëllai (nga nana) i Azem Hajdarit – Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, Heroit të Lirisë e Demokracisë Shqiptare,  vëllai i Rasim Hasanajt, një ndër firmëtarët e themelimit të PD-së e ish-kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve Fetare në Shqipëri.

Can Hasanaj gjatë gjithë jetës së tij ishte e mbeti njeri i thjeshtë i punës, punëtor i sakrificës në miniera të kromit në Tropojë, etj., i përkushtuar ndaj familjes së tij, mjaft shoqëror. Ai, edhe pas ardhjes në Tiranë, punoi në punë të zakonshme, shpesh sezonale, pa synuar të përfitoj asnjëherë e në asnjë rast nga atributet e kontributet e vëllait të tij lavdiplotë Azem Hajdari e të Familjes Hajdari, e të vëllait të tij Rasim Hasanaj, e të Familjes Hasanaj, pavarësisht se edhe vet ishte ndër demokratët e parë e të përhershëm, tashti - të përjetshëm. Ai jetonte në një nga godinat e Qytetit “Studenti” me gruan e dy fëmijët e tij, ndërkohë që nuk kërkoi kurrë të merrte miqësisht e me ndërhyrje as një hyrje në pallate të firmave ndërtuese apo në banesat sociale të Bashkisë të Tiranës.

Familja Hajdari e Hasanaj e të Afërmit e tyre njoftojnë se ceremonialitetet, Homazhet e Përcjellja mortore e Can Hasanajt, do të bëhen në ish-Hotel “Internacional” – në qendër të Tiranës, mbrapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve - tek Rruga e Kavajës, prej ku do të bëhet  nisja për në Varrezat e Sharrës, në Tiranë, më  16 dhjetor 2017, ora 12.00. Ndërsa Pritja pas varrimit të tij do të bëhet në lokalin “BRUKLIN” në rrugën “Budi”, afër Godinës nr. 19 në Qytetin Studenti.

Sigurisht, patjetër, njerëz të tillë si Can Hasanaj – njeri i punës e sakrificave meritojnë respekt të thellë e nderime të larta.

Tiranë, më 15 dhjetor 2017



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: