http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Zeqir Lushaj: Janë tre djem që i qendruen motit
| E Diel, 24.12.2017, 01:30 PM |

Ekskluzive per ZemraShqiptare në Londer

JANË TRE DJEM QE I QENDRUEN MOTIT…

-Atmosferes festive në prag-Krishtlinje e para Vitit të Ri, per banoret e Kukesit-Hasit e Tropojës, iu shtua dhe nje feste tjeter kuptimplote. Legjenda folklorike e Veriut, treshja e rapsodeve Dida-Çela-Kovaçi, miq të revistës ZemraShqiptare u nderuan në një ceremoni madheshtore në Bar Amerika”  në qytetin breg dy liqenas e ne kembe te Gjallices se Lumes me  medaljen “Nderi i Qarkut të Kukësit”. 

Nga Zeqir Lushaj

Janë tre djem që i qendruen motit...

 

…!

Janë tre djem që i qendruen motit,

Tuj ja ruejt emrin rapsodit,

Lidhë si vllazen ndermjet veti,

Kurr s’lakmuen nga kurbeti…

…!

Zemrat thonë me jetë i paçim,

Diden, Çelen dhe Kovaçin…

…!

Koha të ngre a të ulë, të vlerëso a të zhvlerëso. Por janë do gjera, jane do figura, janë do kontribute që edhe vet koha nuk ka se çka t’ju beje. Sepse, janë ashtu siç janë dhe nuk tjetersohen dot. Janë varur në mur, si ikonë e paprekshme! E, ne Qarkun e Kukesit, edhe me tej, tash te pakten kater dekada jane ne vleren e nje ikone te shenjte treshja e rapsodve Dida-Çela-Kovaçi, te mirenjohur jo veç në trevat shqiptare por edhe kudo ne diasporen e të pese kontinenteve.

(Mali i Gjallices së Lumes)

…Thotë Avdyli, ndigjoni bre trima,

Me nje gisht nuk rrezohet Gjallica…,

Mos ndigjoni çka thote tradhetia,

Gegë e Toskë një asht Shqipria…

…!

(Nga një kengë e ketyre rapsodeve per Avdyl Frashrin dhe viziten e Tij në Lumë në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)

 

Ceremonia ishte diçka zyrtare, emocionese. Dhenia e dekoratave dhe fjalet e rastit u shoqruan krejt me duartrokitje e  emocione. Kukesi e Hasi, por edhe krejt  sidomos Veriu shqiptar bashke me Kosoven, pa kengen dhe kontributin patriotik te ketyre rapsodeve do ishte  diçka e cunguar, e manget.

Revista jonë ZemraShqiptare i ka patur perhere ne efiçense keta kengetarë dhe i ka te botuara shumicen e krijimeve te  tyre muzikore me tekest dhe video. Ndaj sot nuk po zgjatemi.

Ne shenj mirenjohjeje ne po publikojme nje Cikel me poezi te shkruara e botuara nder kohe per keta artiste te fjales  e te vegles muzikore tradicionale, Çifteli=Sharki.

 

YLBER KANGËSH PËRMBI DRI…

 

“ Ylber kangësh përmbi Dri…,

Një kushtim për miqtë e mij …”

- Autori,  Z. L. –

 

– Treshes së mirënjohur të rapsodve:

Dida, Çela, Kovaçi –

 

Sikur brigjet që i lidhë ura,

Krahpërkrah lidhë Hasi e Luma.

Kunorë – kangësh = mrekulli,

Si ylber bjen përmbi Dri.

Zemrat thonë me jetë i paçim,

Diden, Çelen dhe Kovaçin.

 

Orët e bjeshkës n’mal të Sharit.

Ja bekojnë bilbilat Hasit,

N’Gjallicë, zana, ndale skej djepit,

– Ndieja bir, – zanin Rexhepit!

 

N’tel t’sharkisë, kur treshja ulet,

N’fushë t’Kosovës po çelin lulet,

N’Kukës të Ri, kanga nxan vend,

Po e shkrin akullin, mbi liqen.

 

Janë tre djem që i qëndruen motit,

Tuj ja rrite emnin rapsodit,

Lidh si vllazën ndërmjet veti,

Kurr s’lakmuen nga kurbeti,

Qelibar n’kangë e shoqni,

E ruejnë folklorin me tapi.

./.

-Nga libri “Fjala mbi tel…”-

New Jersey, prill 2005

------------------------

HAS, 1983

(Marrë  nga gazeta “Zëri i Rinisë”, 8 tetor, 1983)

 

Këngët janë, ditar për historinë,

Janë, si lisat e gurët, plot emra,

Këndoni-këndoni, o djemt e Hasit,

Këndoni, he ju këndoftë zemra!

…!

Duket se, gruri përkundet në valle,

Bjeshka e Pashtrikut hesht, dëgjon,

12 rezervuaret ja bëjnë me sy diellit,

Flladi i pranverës ballin na freskon.

 

Sheh Kuksin e Ri në kaltërsi liqeni,

Në prehër të Gjallicës lule në kurorë,

Këngët rrjedhin si krojet në rudina,

Zemra i shton rrahjet në krahërorë.

 

Kur ambël çiftelisë i bie Hysen Dida,

E Rrustem Çela e përcjell me sharki,

Sikur rrijmë me vëllezërit Merimana,      *

Koburja e Ramadanit na e ban me sy.      *

…!

Këngët  janë ditar për historinë,

Janë si lisat e gurët, plot emra,

Këndoni–këndoni o djemt e Hasit,

Këndoni, he ju këndoftë zemra!

./.

*Dy vëllezërit, me një  emër – Merimantë e Jakup Brahës, nga Luma e Kukësit.

*Ramadan Zaskoci-luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

-----------------------

NDARJA E HASIT

 

Kufiri,

E ndau Hasin përgjysëm,

Përgjysëm si teritor.

Largimi i rapsodit,

Rrustem Çela në Tiranë,

Po më duket se;

Prap ja hoqi Hasit gjysmën,

Gjysmën, në këngë e folklor!

 

Çiftelia e Hysen Didës,

Ka mbet si e shkretë.

(Sa prindërit e Rrustemit,

E ndien vetminë).

Çiftelia dhe sharkia,

Dida dhe Çela,

Vëllezër siemezë.

Mbeten për Malsinë!

---------

(USA, Tetor, 2000)

-Nga libri “Lisi i shkruar”, fq 108-

-------------------

Ne ceremoni folen figura te Qarkut e të rrethit të Kukesit, shoke e kolege te kengetareve simpatizante te shumte te ardhur edhe nga Tirana, Durresi, Lezha si dhe nga Kosova e nga pertej-detit nga shumë vende te Europes. Repertori i pasur i ketyre kengetareve është një kontribur i pazendesueshem në kulturen tonë kombetare. Kenget si ajo e Flamurit, e Isa Boletinit, per Nene Terezen, Thrret Prizreni mori Shkoder etj etj jane bere sot të dashura per publikun shqiptar jo veç ketu por në të gjithe diasporen shqiptare kudo neper botë..

Mund te shkruajme shume gjate per punen e vepren e ketyre artisteve popullor si dhe per vlerat e kesaj ceremonie plotisht te meritur te Keshillit te Qarkut, por eshte edhe nje diçka tjeter qe nuk na jep edhe shume te drejte te zgjatemi. Pse? Sepse per shkrimtarin flasin librat, per kengetarin flasin kenget, per aktorin flasin rolet ne skene etj etj. Po potencojmë vetem faktin se, atmosferes festive në prag-Krishtlinje e para Vitit të Ri, per banoret e Kukesit-Hasit e Tropojës, iu shtua dhe nje feste tjeter kuptimplote. Legjenda folklorike e Veriut, treshja e rapsodeve Dida-Çela-Kovaçi, miq të revistës ZemraShqiptare u nderuan në një ceremoni madheshtore në Bar Amerika”  në qytetin breg dy liqenas e ne kembe të Gjallices së Lumes me  medaljen “Nderi i Qarkut të Kukësit”. Vlen te theksohet e falenderohet edhe puna e kujdesshme e redio televizorit te Kuksit per keta tre rapsodë, per dekorimin e tyre, e sidmos per pasqyrimin e kesaj dite festive.

Per simpatizantet e muzikes dhe te revistes sone po e mbyllim kete reportazh  me nje regjistrim te ketyre kengetareve qe mund ta ndiqni ne videon e meposhteme në kengen „Moj Kosovë e lumja ti“, nje prej me te preferuarave të tyre tash sa dekada.

Ti gezojne medaljet bilbilat e Kukesit e të Hasit! Ky ishte urimi i qindra pjesmarrësve.

-Nga Kukesi, per ZemraShqiptare, Dhjetor 2017-