Salihu: Bashkim kombëtar në Evropën e Bashkuar
| E Marte, 19.12.2017, 09:24 PM |

Edhe Shqiptaret e Lugines se Presheves kane nje Enderr, nje Shprese, nje Synim: Bashkim kombetar ne Evropen e Bashkuar

Nga Xhemaledin Salihu

Me 1 e 2 Mars te vitit 1992 ndodhi Referendumi ne Lugine te Presheves, ku popullata shqiptare e kesaj Krahine u deklarua me afro 99% per dy faza te arritjes deri ne Bashkim kombetar:A jeni per Autonomi politike-territoriale me te drejt bashkimi me Kosoven.

Ishte nje deklarim vullnetar i popullates shqiptare te kesaj Krahine, edhepse dikush kete deklarim e mori se tashti menjehere duhet be ribashkimi me Kosoven, ndersa nuk e pat parasysh fazen e pare te Referendumit:Autonomine politike-territoriale, e cila nuk u realizua ne mase te duhur ne Lugine te Presheves.Fajtoret nuk duhet kerkuar vetem te politikanet dhe partite politike, por edhe te Serbia dhe nderkombetaret.

Refrendumi ishte nje akt, nje kapital i Shqiptareve te Lugines per te ardhmene e tyre, shprese dhe synim qe ne kushte dhe rrethana demokratike, ne marreveshje demokratike dhe ne kostelacione te tjera nderkombetare e globvale te realizohet edhe per Shqiptaret e Lugines, ky synim i perjetshem i tyre.

Kete synim shume popuj te botes e kane be realitet, Gjermanet nje popull shume i madh priten 50 vjet per ta realizuar.

Kete Enderr, Shprese, Synim te Shqiptareve e paten Rilindasit Shqiptare, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, UÇK-a, e tjere, ndersa ne Lugine te Presheves e paten Levizja Kombetare per Çlirim dhe Bashkim Kombetar e themeluar ne Shkup, me 1941, me vone shume Levizje te tjera kombetare,pastaj UÇPMB-a, e tjere.

Dhe ende nuk kemi realizimin e kesaj Endrre, Shprese, mirepo nuk do te thote se nuk duhet te shpresojme, te synojme me pune, me angazhim politik ne nje demokratizim te thell dhe mirekuptim te forcave nderkombetare ta realizojme kete Synim.

Politikanet dhe partite politike ne Lugine te Presheves nuk guxojne ta anashkalojne kete Enderr, Shprese, Synim te edhe te Shqiptareve te Kesaj Krahine, sikur po ndodh me ndonje politikan apo parti politike qe po e mohon Referendumin e vitit 1992.

ASKUSH, ASNJE POLITIKAN/AS SHQIPRIM ARIFI APO NDONJE TJETER/ASNJE PARTI POLITIKE/ AS apn-A APO NDONJE PARTI TJETER, NUK E KANE AT TE DREJTE QE SHQIPTAREVE TE LUGINES SE PRESHEVES T’IA VRASIN TE VETMEN ENDERR, TE VETMEN SHPRES, TE VETMIN SYNIM QE SHQIPTARET EDHE TE LUGINES TE JETOJNE SEBASHKU, TE BASHKUAR NE NJE EVROPE TE BASHKUAR.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: