Nebi Dragoti: Bashkëpunëtor në korrupsion
| E Marte, 19.12.2017, 08:49 PM |

NENI 76 KP: “BASHKËPUNËTOR “ NË KORRUPSION

NGA NEBI DRAGOTI

Shkas i shkrimit bëhet intervista e një ish ministri në një studio televizive për kërkesat ankimore dërguar për drejtësi. Lumë shkresash sa ministrit, për t’u njohur me to, duhet të punonte pa lëvizur nga tavolina natë dhe ditë; madje, madje, asnjëherë nuk u përgjigjesh të gjithëve veçse, minimalisht, një pakice. Atëherë, llogjikisht, nuk duhet një ministër, por dhjetra e dhjetra e problemi mbetet i pazgjidhur. Shkrimi nuk ka të bëjë aspak me hiperbolizim, por me objektin e të vërtetës. Kush e dha këtë situatë të habitshme në sistemin e drejtësisë? Përgjigja : “Korrupsioni galopant e i shfrenuar”. Këtë e di populli. E dine të dënuarit se si ka lozur e lulëzuar korrupsioni në dhenie drejtësie në qeverisjen e PD-ës. Vazhdoi më pas dhe me qeverisjen e PS-ës që nuk qe e zonja të ndalonte, se qe shumë masive edhe në administrate, në hipotekë etj. etj. Populli pret nga Reforma në drejtësi, nga proçesi i zhvillimit të Vettingut. Per të arritur rezultatin, ka shumë vështirësi, ka shumë pengesa për të ndëshkuar fajtorët, pasi këta kanë pasë kohë të fshehin gjurmët e krimit fshehje në mënyra aq të shumta sa nuk i numëron dot. Është mirë në këtë luftë të impenjohen seriozisht edhe trupi i ambasadave akredituar në Shqipëri, sidomos SHBA-ja. Thelbi i këtij shkrimi është Neni 76 KP. “bashkëpunëtor” në korrupsion”, sepse është formuluar në mënyrë të tillë, që shumë lehtë stimulon korrupsionin. Ky nen përcakton kufijtë e masës së dënimit nga 10- 20 vjetë heqje lirie. Kjo tolerancë le të lirë prokurorinë, gjykatën, avukaturën të livadhisi me dinakëri e mjeshtri prej finoku duke zhvilluar korrupsionin e duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme. Edhe avukati, që njihet publikisht për sekser, po kështu e ka mendjen dhe në mënyrë të maskuar me prokurorinë dhe gjykatën (veç e veç apo bashkarisht), nuk punon për drejtësinë.. Së toku ose secili për vete e kanë mendjen të mbushin xhepat. Ky është realiteti, që, edhe si opinion ka marrë dhenë këtu dhe jashtë vendit. “Paguaj të dënohesh”: 19,18,17, 16, 15, 14, 13, 12, 11, 10 vjetë me privim lirie. E, hajde zbuloje pasdrejtësinë. Nga e keqjq i akuzuari ushqen korrupsionin për të marrë masë dënimi sa më të lehtë. Por edhe akuzuesi (kundërshtari) e bën këtë pasi dëshiron që fajtori të dënohet sa më shumë. Lind pyetja : si do ta zgjidhin   zhvillimin e Reformës në drejtësi, apo ata të zbatimit të Vettingut? Pra, tek të burgosurit nuk ngrihen kot kërkesat për drejtësi. Ka kaq shumë shkelje, sepse nuk është vetën neni 76KP. Që “bashkëpunon “ me drejtësinë, por gjithë kodi. Me humor a duhet dënuar edhe KP.?! I jepni përgjigje sakt sa më shpejt në kohë, se sa vjen, “shiu” lane gjurmët.

Dhjetor, 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: