Bashkim Saliasi: Libri na hap sytë
| E Diel, 17.12.2017, 10:03 AM |

Libri na hap sytë, në çel horizonte dhe na krijon vizione, ai na bënë me miq të shquar

Nga takimi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi: Tiranë me mësues dhe shkrimtarë nga Suedia

Shkruan Bashkim Saliasi

Data shënonte 17 nëntor 2017. Mëngjesi erdhi me vranësira, por  në mesditë qielli qeshi, dielli lëshoj rrezet e arta dhe ndriçoi godinën e shkollës “Vëllazërimi”. Ishim lajmëruar nga dy miqtë tanë, Sokol Demaku me banim në Suedi dhe shkrimtari Viron Kona, mik i shkollës sonë prej shumë vitesh se, në ora 12 00 ata do të bënin një vizitë në shkollën tonë së bashku me mësues Shukuri Demakun dhe një përfaqësuese nga shtëpia botuese: “Dituria”, Tiranë. Qëllimi:Bisedë me mësues e nxënës për mundësinë e një lidhje binjakëzimi me një shkollë në Suedi, si dhe dhurimi nga ana  e shtëpisë botuese “Dituria” Tiranë, të librit për fëmijë “A di të fërshëllesh Johana?”, të shkrimtarit suedez Ulf Stark, të përkthyer në shqip nga Sokol Demaku.

Mjedisi ku do të bëhej  pritja ishte stolisur më së miri. Të gjithë nxënësit e rrethit letrar, Ingri Neziri, Jorinda Dishani, Sonja Bitri, Savina Hoxha, Adela Ardedi, Orest Gjypi, Orgito Çeço, Endri Hoxhaj, Arentina Methasani, Sofie Ibro, Leonard Preçi, Redi Prenga, Klevis Sida, Amarildo Islami dhe  senatorët e klasave me mësuesit që shoqëronin nxënësit në kujdesin e drejtoreshës së shkollës znj. Merita Prenga ishin në pritje të miqve. Ata erdhën dhe u futën në mjediset e shkollës në tingujt e muzikës, që ftonin nxënësit të këndonin Himnin e Flamurit. Në vijim e mori fjalën drejtoresha e shkollës z Merita Prenga, e cila iu uroj miqve mirëseardhjen në shkollën “Vëllazërimi”. Pas saj, nxënës e të ftuar, u përfshin në veprimtari, e cila shumë shpejt mori natyrë festive. Nxënësit pyesnin, bashkëbisedonin, shprehnin mendime dhe konsiderata për letërsinë shqipe dhe të asaj suedeze. Librat janë miqtë tanë më të mirë dhe të përhershëm, ata janë këshilltarët më të gjindshëm, më të mençur, janë mësuesit më të duruar...Më pas, grupi artistik i shkollës ia nisi me një program artistik festiv: Redi Prenga interpretoi bukur vargje nga Gjergj Fishta, në vazhdim u ftuan në interpretim nxënësit e klasës së tretë, të përgatitur nga mësuese Vjollca Çeço.

-E mbani mend “Pipi çorapegjatën”? Përse quhet Pipi, po sigurisht në suedisht vajzë e çmendur, çapkëne, aventuriere, e cila ishte vetëm nëntë vjeç. Nxënësit e klasës së tretë interpretuan një fragment të shkurtër të personazhit  “Pipi Çorapegjata” të shkruar nga shkrimtarja  e shquar suedeze me famë botërore Astrid Lingren. Oresti emocionoi të ftuarit kur shprehu emocionin e tij si lexues dhe krijues i vogël. - Librat më hapin horizonte të reja në fushën e diturisë,-tha ai.

Në fjalën e tij, poeti, përkthyesi  dhe shkrimtar Sokol Demaku, shpalosi para auditorit mesazhin për mundësinë e një bashkëpunim të ngushtë të shkollës “Vëllazërimi” me një shkolle suedeze. Fytyrat e nxënësve dhe mësuesve ndrinin nga ku lajm dashamirës.  Anëtarët e rrethit letrarë veçanërisht ishin pjesëmarrësit më aktiv në bashkëbisedë me shkrimtarin shqiptaro-suedez.

Bukuritë nëpër botë nuk kanë të sosur, si dhe libri  “Bukuri Suedeze, ku “babai i Bubulinos” Viron Kona, na e ka bërë të mundur t’i lexojmë. Orgito, si Bubulino i vogël, zbuloi gjithçka sesi ai personazh i njohur në Shqipëri Bubulinoja, është përkthyer në Suedi dhe është bërë mik edhe i fëmijëve të atij vendi nordik.

Nën tingujt e valles së Rugovës, të cilat na falën shumë emocion me interpretimin e tyre perfekt e mori fjalën z Shyqyri Demaku, arsimtar i gjuhës shqipe në mërgatë. Midis të tjerash ai u shpreh:

“-Jam tepër i emocionuar. Nuk po gjej do të fjalë për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju na respektuat shumë, shumë!” - tha ai përmes emocioneve. - Por ajo që më mbeti në mendje, - vijoi ai, - është se këtu te ju paska shumë nxënës, që lexojnë, kanë interes për librin. Ju shpalosni talentin tuaj për të hapur rrugët e jetës...Më kishte folur Sokoli që do të vizitojmë një shkollë që mban emrin “Vëllazërimi”, por me thënë të drejtën, sot  u befasova dhe u entuziazmova shumë nga kjo pritje e ngrohtë: nga drejtoresha e shkollës znj. Merita Prenga, N/drejtoreshë znj. Irena Pali dhe n/drejtor z. Bashkim Salasi, si dhe nga gjithë stafi i mësuesve dhe nxënësit pjesëmarrës në këtë takim. Më mbeti në mendje biblioteka e shkollës që ishte shumë e pasur me libra për fëmijë dhe mësuesja që kujdesej për bibliotekën na tregoj se ka shumë dashamirës të librit, që lexojnë jo vetëm në pushimet verore, dimërore, por edhe gjatë vitit”.

Në vazhdim të takimit, poetja në emigracion  Rovena Shuteriqi, e emocionuar nga bukuria  e takimit u shpreh: “Nuk gjej dot fjalë për të shprehur emocionet, ju jeni të mrekullueshëm!”, - u tha ajo nxënësve...

Viron Kona u shpreh: “Ndihem krenar kur ju dëgjoj sesi flisni për letërsitë e dy vendeve, shqiptare dhe suedeze. Ju  keni dashuri të madhe për librat dhe kjo është një garanci për të ardhmen tuaj të bukur dhe të sigurt. Ju dua shumë dhe këtë do ta shpreh me gjuhën time të librave,” - u premtoi ai nxënësve.

Për të përshëndetur miqtë, fjalën e mora edhe unë, ku midis të tjerash i falënderova  ata për ardhjen dhe zgjedhjen që i bënë shkollës sonë. Falënderova edhe nxënësit dhe mësuesit, që krijuat atë atmosferë aq mikpritëse dhe gazmore, falënderova drejtoreshën e shkollës znj. Merita Prenga, e cila me punën krijuese, udhëheq shkollën në sukses gjithnjë e më të larta, duke e radhitur në shkollat më të mira të rrethit. Pas  veprimtarisë artistike dhe bashkëbisedimit, miqtë vizituan bibliotekën e shkollës ku  Sokol Demaku i dhuroj bibliotekës tre libra të tijtë të përkthyera nga ai vetë nga suedishtja në gjuhën shqipe:  “Djali dhe tigri”,”Gjueti diamantesh” dhe këtë të fundit “A di të fërshëllesh Johana?”. Gjatë gjithë kohës nxënësit komunikuan me shkrimtarët dhe përcollën mesazhe mirëkuptimi. Drejtoresha e shkollës znj. Merita Prenga, falënderoj miqtë edhe në emër të drejtores së ZA Kamëz, Dr. Ermioni Çekani, e cila në pamundësi për të qenë e pranishme, përshëndeti me mesazh urimi mirëseardhjen e miqve nga Suedia në shkollën tonë. Me interes të veçantë u ndoq edhe biseda me z. Shyqyri Demaku, i cili tregoi eksperiencën e tij në shkollën suedeze ku ai punon mësues. Miqtë vizituan gjithashtu edhe ambientet e shkollës dhe si dhe kabinetin e informatikës.

Në faecebookun e veprimtarive të shkollës Vëllazërimi” për atë ditë shkruhet:

“DITË E VECANTË NË SHKOLLËN "VËLLAZËRIMI"...

-Nëntori i madhështisë për kombin tonë

-Nëntori i begatisë për shkollën tonë...

Një takim mbresëlënës, emocionues, nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës sonë, me njerëz mendimtarë, shkrimtarë, publicistë, përkthyes, atdhetarë:z. Sokol Demaku,  z. Viron Kona,  znj. Rovena Shuteriqi, z. Shyqyri Demaku për: këshilltarin më të mirë, për mësuesin më të durueshëm, për armën më të fuqishme të njeriut, që shëron plagë dhe edukon zemra, Librin!

Faleminderit njerëz të penës, shkrimtarë të diasporës, babai i 'Bubulinos', që zgjodhët shkollën tonë!

Ne ndihemi shumë të nderuar, sepse Ju na zgjodhët ne, jo vetëm për t' na vizituar, por dhe për të dhuruar...

Biblioteka jonë po pasurohet çdo vit...

-Dituria rrjedh si lumë, nga leximi i librave të shumtë...”



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: