Neki Lulaj: Frankfurti ushte kryeqytet i Evropës
| E Diel, 17.12.2017, 08:07 AM |

Sebastian Nuiqi krytari i LSHB për Gjermani dhe Neki Lulaj FRANKFURTI ISHTE KRYEQYTEI I EVROPËS

Nga Neki Lulaj

Në fundjavën qe e lam pas Frankfurti i ngjante kryeqytetit kulturoro europjan ngase aty u mbajtë një Akademi përkujtimore kushtuar ak.Mark Krasniqit ak.Pajazit Nushi, dhe ak. Esat Stavileci, kalvanit te mysafireve u prinin vllëzërit e ardhur nga Kosova,nga Sllovenia , Austria, Zvicra dhe nga të katër anët e Gjermanisë ..!

Akademin e hapi zëri i embël i tenorit të Operes së Frankfurtit prof. Izet Salihu i cili e këndoi Himnin e Flamurit kombëtar përcjellur me tingujt e gitarës nga Bekim Gashi.Pastaj me një minut heshtje u kujtuan akademiket e ndëruar.Pa humbur kohë foltorës ju drejtua kryetari i Lidhjës shqiptare nëbBotë për Gjermani zt. Sebastian Nuiqi ;

Të nderuar mysafirë dhe ju te nderuar bashkëkombas.

Kam nderë dhe kënaqësi të veçantë qe në emër të Lidhjës shqiptare në botë dhe ne emërin timin përsonal, ta përshëndes këtë tubim me rastin e kësaj akademie Përkujtimore dhe të te gjithë juve qe jeni prezent, ju falenderoj për pjesëmarrje.

Me lejoni ta përshëndes kryetarin e LSHB. zotëri Siman Kuzhninin, njeriun i cili gjithëmonë çështjën kombëtare e qiti para asja private dhe qe 20 vjet rresht nuk është ndalur dhe kurrë nuk është lodhur pa hezituar edhe asnjë herë nga angazhimi dhe financimi individual i Lidhjës Shqiptare në Botë.

Kam nderë ta përshëndes ambasadorin e Republikës se Kosovës në Berlin,Gjermanisë zotëri  Skënder Xhakaliun, një veprimtar i devotshem,një burr i urt dhe shumë modest punëtor i përkushtuar për te mirën e Kosovës dhe terë njerëzimit.

Përshëndes Nazmi Jakurtin,kryetari i LSHB-për Zvicer,përshëndes prof. Dr. Enver Hoxha,Dr.Arif Shoshin,gazetarin,redaktorin e Tv.zot. Shaban Arifaj,Sekretr i përgjithshëm i LSHB.mjetet e inforrmimit TV te ardhur nga Kosova,përshëndes shkrimtarin e ardhur enkas për këtë eviliment nga Kosova zt. Ibrahim Kadriu,poetin ztr. Neki Lulaj,nenkryetar i LShAKSH Gjermani, dhe kyetar i LSH ne botë për Gjermanin perendimore, përshëndes kryetarin e rrjetit të biznismenve për Zvicer

zt. Qamil Isufi,kryetar i Unionint të biznismeneve te Gjermanisë, kryetarin e Lashit zt.Ymer Ademi,kryetarin e biznismenve te Gjermanisë zt. Nexhmedin Veliqi përshëndes ryetarin e LSHAKSH ne Gjermani zt. Palë Sokoli,përshëndesDr. Sabit Beçirin,Dr. Enver Hoxha,Dr. Arif Shoshi,Dr.Lekë Merturi Dr. Fadil Arifi, zoterinjët ;Viktor Spaqin,Martin Çuni ,Hamëz Halabakun,Shaip Ademaj,Ragip Nuredini Kadri Krasniqi,Shoqatat nga mbarë Gjermania dhe të gjithë juve qe sot keni ndarë kohë dhe merrni pjesë në këtë Akademi përkujtimore kushtuar ak.Mark Krasniqi,ak.Pajazit Nushi dhe ak.Esat Stavileci.Një herit sot do ta bejmë edhe perurimin e romanit te Ibrahim Kadriu“Misioni Rus“Në vazhdim të fjalës kryetari i Lidhjës shqiptare ne botë për Gjermani, mes tjerash tha;

Me siguri se jeni të bindur edhe ju, sikurse edhe unë, se koloset për te cilët jemi tubuar, kane merituar dhe meritojn shumë ma shumë se ky tubim

Këto shtylla të larta

Këta shkambije të fortë,

Këto bjeshke të gjera,

Këta diamanta te shtrenjt,

Ishin lavdija e jonë,- mburrja e jonë,-  ishin krenaria e jonë ishin hijeshija e jonë,ishin menqurija e jonë,- ishin urtija e jonë, ishin truru i jonë i kombit i popullit tonë e

posaqerisht edhe promotoret e Lidhjës shqiptare në botë, ,si edhe themeluesit e  saj së bashku me vellëzërit Kuzhnini –pra Simanin dhe Mikelin.

Sot pra me rastin e105 vjetorit e Shpalljës se Pavarësisë se Shqipërisë dhe ngritjën e Flamurit te lavdishëm  të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, me 28, Nëndor 1912  ne Vlorën histoorike si dhe 20 vjetori të themelimit të lidhjës shqiptare,pra ne Nëntor te vitit 1997 pas një pune dy javore rreth statsusit dhe programit me ekspertet e njohur kosovar ne Münich te Gjermanisë.Ne sot këtu bashkë me ju po i përkujtojm madhërinë e ketyre tre burrave te kombit,pra ak. Mark Krasniqin,- ak. Pajazit Nushi dhe ak.Esat  Stavilecin, të cilët fatkeqësisht nuk i kemi ma ne mesin tonë.

Por janë vetëm këta,qe meritojnë ti përmendim por ka edhe shumë e shumë te tjerë si;Prof. Dr. Engjell Sedaj- exsperti i parë dhe i vetemi deri me sot ne Kosovë; filolog i gjuhëve klasike. Njeri i qete dhe i urtë, i pashëm dhe, i paisur me  një kulturë të lartë evropiane, i cili doktoroj herët para komisionit ne krye me legjendën e madhe te gjuhës shqipe  Eqrem Qabej me temën  “Lahuta e Malesisë” qe ishte temë tabu dhe e ndaluar për shumë dekada ne Shqipëri dhe ne Kosovë.

Ztr. Sejdaj ishte qe nga fillimi anëtar i kryesisë të LSHB. Pjesëmarrës në tubimin themelues ne Münich dhe diskutues i parë ne këtë tubim gjithë shqiptarë.

Nuk mundem te kaloi e mos ta përmendi edhe  Dr. Kajmak Gazideda, një mjek specialist i dorës se parë, një njohës tepër i mirë i gjuhës shqipe, njohës edhe ma i mire i historisë - dhe një atdhetar i fortë. Meritojnë me rrespekt respektin nga antarsia e LSHB dhe nuk mundëm pa i permendur edhe Arbër Xhaferi, Pjetër Arbnori, dhe ak.Gjelosh Gjoka,

Kalvanit përkujtues e meritojnë edhe juristet ma te mirë të kohës se vet si. Tadej Rodiqi, Bajram Kelmendi, Nekibe Kelmendi, Fazli Bala, përpilues te akteve normative te LSHB.Me do e mos meriton ta përmendim një zonjë të madhe- Nermine Vlora –

Falasku një punëtore e mrekullueshme, ne gjurmimin e historisë se vjetër tonën- te Pellaskve,konkretisht gjurmimi dhe deshifrimi i shkronjave shumë të lashta – të Etruskve.Ishte shumë dinjitoze dhe modeste, ishte e bukur, kishte qendrim dhe hije mbretrore, po edhe ishte mbretreshë e botës, për lamin te cilën e studijoi terë jetën.Ishte antare e kryesisë dhe e Këshillit Kombëtare qysh prej fillimit.

Për treshën tonë në fjalë, për te cilët jemi tubuar sot, mundet njeriu shumë e shumë me folë e me ligjerue tema te mëdha.

Për madheshinë e tyre ta do te referojn edhe ztr. Shaban Arifaj,sekretar i përgjitheshem i LSHB. Ibrahim Kadriu njeri i madh jo vetëm me trup por edhe me vepra, me mbi 74 libra te botuara deri me sot, e këtë te fundit dhe me të mirën e përurojmë sot.

Akademik Esat Stavileci,me siguri një juristi shkëlqyer ma i madhi i epokës se vet,

burr i rrasht dhe i qete, i dijëshem e mendje mpreft, gjithëmon serioze dhe shumë i kendeshëm me ndejtë e me bisedue me te. Orator i shkëlqyshëm dhe shumë herë thonin –

Kur flet Esati, sheqer për goje nxjerrë. Pedant dhe  shumë i sinqertë gjatë terë jetës se ti.

Plotë aforizma dhe shaka, shumë civilizuese, ai ishte shembull i Bon Tonit.

Kur u lodheshim nga puna, nga nje here, e luteshim:  Eja profesor na thuej një barcoletë e të shlodhmi pakë. Ai i nxerrte si prej mange dhe ne rellaksoheshim.

Kemi shumë kujtime te fresketa dhe te paharruara nga ai, te gjitha te mira dhe te vlefshme…!

Unë përsonalisht shkoja nga një herë edhe ne akademin e Shkencave ku ai e kishte zyrën e punës, dhe bisedojshim për shume gjera benim edhe shka, por kur u deshke me pru ndoj vendin apo mendim definitiv  me thonte: „Prit Seb te lutëm vetëm pakë, ta thirri profesor Pajazitin“.E pa mendimin e mençur të tij nuk përfundonte asgjë.

Profesor Pajazit Nushi , me një përvojë të madhe, me një profesion njërëzor e human,ishte me një diapazon ma te gjerë se Kosova. Ishte shumë i qetë dhe i kendeshë Esat Stavileci edhe Pajazit Nushin  ne shoqëri e në  punës i gjatë bisedave e ndejave dhe me ba muhabet e shaka. Dike nga një herë edhe me pi nga një teke  viski burrëror se thonte: „ Viski është i burrave, (është menza e muhabetit ) pa raki ska as muhabet“.Thenja e ti e kendshme ishte;”Mos bre allahile”.

Mbi te gjitha qe te tre ishin punëtore te mëdhej te shkencës- dhe shtylla te forta te Lidhjës Shqiptare në Botë.

Qe te dy edhe ak. Esat Stavileci edhe ak. Pajazit Nushi , kishin një rrespekt te madh ndaj prof.ak Mark Krasniqit.

Akademik Mark Krasniqi,Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës ne cillin vënd e filloj shkollimin për prift, por e nderpreu. E prej 1946-1950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit . Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-1949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prejvitit 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981ka qenë profesor nëUniversitetin e Prishtinës , kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga sllovenishtja në gjuhën shqipe.Ka marrë pjesë aktive në Lëvizjën gjithë popullore të Pajtimit të gjaqeve ishte mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Kryetarit të parë historik te Kosovës Dr. Ibrhim Rugovës.

Ky burrë i shekullit,ishte legjendë e gjallë, arhiv i paqmuar, ecilkopedi në vete ,një histori e shkruar dhe e pa shkruar 100 vjeqare. Poet i shkëlqyer, prozator

i mrekullueshëm,pedagog dhe edukator i urtë, shkencëtar i një spektri të gjerë, gjeograf, etnolog dhe sociolog dhe historian, dhe ma në fund – patriot i flakët për atedhedashurinë,luftëtare i pakuresyar për historine e popullit te vete, - dhe për bashkimin e trojeve shqiptare.

Porosia e fundit e tije ishte:“Mos hiqni dore nga bashkimi kombetare.“ Ky ishte profesor Mark Krasniqi.Mburremi me ta, jemi krenar qe i patem. Jemi te pikelluar qe

humbem aq shpejt.

Kishim nevoj shume per ta, per dien e tyre, per urtesine e tyre, per menqurin dhe autoritetin e tyre, per imazhin e tyre, per fuqine shkencore te tyre, per patriotizmin dhe burrerin e tyre.

Por ky proqes natyror i vdekjes asht aq i vjeter sa edhe vet njeriu, nuk mund te ndalet.

Keta kan mbet dhe do te jen gjithemon te gjall dhe te pranishem ne zemrat dhe shpirtin ton me veprat e veta. Lavdi e pa mbaruar per te gjithe këta kolos.

Zoti jau past falë Parrizin-

Ne foltore u paraqitë zt. Shaban Arifaj,spiker,gazetar,redaktor, publicist dhe sekretar i përgjithëshem i LSHB i cili ne veçanti foli për akademiket ne fushën e gazetarisë Mark Krasniqi, fillimin e punës se ti si gazetar e filloi në Prizren,ne gazetën“Rilindja“që ne ate kohë botohej në Prizren njëherit qyteti Prizreni ishte kryeqyteti i Kosovës.Ai merr pjesë si gazetar ne gjykatën ku gjykoheshin At Brenard Llupi dhe Maria Shllagu,ku shkroi fjalët e Maria Shllagut e cila ne gjykatore para trupit gjykues kishte deklaruar.“Sikur t`kishim fituar ne juve të gjithëve këtu ju kisha grirë si duhanin në havan“ shkruan M.Krasniqi i cili mori kritika për këte artikull.

Marku ishte ideatori i sjelljës se Gjergj Kastriotit nga Kruja në Prishtinë. Marku ishte cizë shprese për çdo gjë.Ishte zëri me i aresyeshëm ne pajtimin gjithëpopullor të gjaqeve,vdiq në Prishtinë në moshën 95 vjeçare.

Akademik, Pajazit Nushi, ka venë ne skenë Televizionin edukativ. Sistematikisht ka demaskuar dhunën serbe mbi shqiptarët e Kosovës .Ishte kryetar i Këshillit organizativ ne rastin e 100 vjetorin të Lidhjës se Prizrenit ka marrë pjesë aktive në Konferencën e liderve kosovar ne SHBA.Në rezultatet e arritura në gjurmim të raporteve socimetrike të nxënësve të shkollës fillore, të zhvillimit të inteligjencës te të rriturit, të perceptimit dhe të shkallës së lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, të qëndrimeve sociale të studentëve të shkencave politike të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Prishtinës, dhe të Universitetit të Tetovës Ka pasë një angazhim studimor empirik në çështjet e rëndësishme psikologjike, sociale dhe kulturore të zhvillimit të shqiptarëve.Me 2 shtator 1015 ndërroi jetë mendjendrituri i Kosoës Pajazit Nushi.

Akdemik Esat Stavileci,ishte një nga profesorët më të nderuar të faklultetit juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe nje nga akademikët më të respektuar nëKosovë dhe trojet shqiptare. Ishte shef Katedrës se shkencav juridike,kryeredaktor i revistës „Përparimi“,kryeredaktor i revistës „Edrejta“ etj.

Ishte ligjerues i Fakultetit juridik ne Tiranë,Tetovë,Sofie dhe Jenes. Ishte pjesëmarrës në shumë konferenca mbrenda dhe jashtë vendit.Ishte ekspert i shquar ne fushën e administrimit publik.Shkroi librin „Kosova në ish Jugosllavi“.

Shkrimtari Ibrahim Kadriu,foli shumë shkurtër duke u arsyetue se pas këtyre dy ligjeratave të thukta nga parafolësit e mi unë nuk kam gjë të shtoi por mund te ju them se gushti, shtaori dhe tetori i vitit 2015 ishin të pamëshirshëm se na i rrembyen nga jeta tre akademiket pra ajkën e kombit tonë të bekuar,lavdi jetës dhe veprës se tyre.

Për t`ja rritur vlerën kulturore kësaj akademie përkujtimore sot u be edhe Perurimi i librit të Ibrahim Kadriut me titull „Misioni Rus“me çrast fjalën rreth analizë se romanit e mori poeti Neki Lulaj,i cili mes tjerash theksoi;Romani i autorit Ibrahim Kadriu „Misioni rus“, me bazament historik dhe i bazuar edhe në shumë të vërteta, është një punë e gjatë studimore dhe një angazhim shpirtëror duke e përjetuar në shpirt Golgoten e egër të një gjenocidi të paparë që i është berë popullit shqiptar. Ky roman, duke trajtuar një ngjarje historike të rrugës së shenjtë për mvetësi, populli ka ecë nëpër tehun e shpatës, nëpër rrugët e gjakosura, me cegëm dëbore lohë e mjegull, të cilën armiqtë tanë shekullorë ia ngushtonin agun lirisë. Argat të kësaj llahtarie ishin edhe bashkëudhetarët, pra patriotët më një anë, dhe tradhtarët në anën tjetër si Gani Lika i Lumës dhe Sherif Begu i Vushtrrisë . Andaj, ky roman, përmes rrefimit ndriçon rrugën e marshimit tonë dhe i zhvesh lakuriq disa udhëtarë „kombëtar”, si dhe ata me misione të posaçme antikombëtare.

Romani nisë rrëfimet me tërhjeqjen e osmanëve dhe me hyrjen e ushtrisë serbe nëpër tokat shqiptare, nga Kumanova,Bujanovci, Shkupi, Ferizai,Suhareka, duke u vendosur në Prizren më 3 Nëntor 1912, e që ditën e parë te arritjes së tyre, kishte skena rrenqethëse kur ushtria si e tërbuar i hyri kontrollit të rreptë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, duke plaçkitur, maltertuar, arrestuar e vrarë mbi 400 shqiptarë. Përshkrimin e situatës kaotike e nisë gazetari i gazetës „Progres“ të Beogradit, Grigor Reziq, i cili shërbente si ushtar, por njëherit ishte edhe reporter i luftës që mbante ditar ngado që lëvizte me njësitin e tij i cili më vonë u shëndrru ne një bishë qetnike.. Për pushtimin e Kosovës e të Shqipërisë, Serbia kishte angazhuar 286 mijë trupa dhe 550 armë të rënda të sistemuara nëpër njisi të caktuara.

Baralioni më i madh ishte nën komandën e gjeneralit famëkeq Bozhidar Jankoviq, i cili thoshte se Serbia po kthehet aty ku ishte para 700 vjetëve, dhe se me çdo kusht do ta sigurojë daljen në det.

Pas gjithë atyre torturave dhe masakrës në Prizren, gjenerali Jankoviq me dhunë i kishte detyruar krerët e Prizrenit të nënshkruajnë një „Deklaratë Falënderimi“ mbretit serb Peter Karagjorgjeviqit, për çlirimin e tyre pas 600 vjet nga pushteti osman, duke thënë se ju e dini se Prizreni është kryeqyteti i mbretrisë serbe! Këshilltar i gjeneralit Jankoviq dhe i gjithë ushtrisë serbe ishte oficeri rus Ruslan Nikollai.Prizreni perjetonte një shtetrrthim te vërtetë. Pasi hoxha i Xhamisë Sinan Pasha në Prizren e thirri zanin dhe doli para derës në prezencën e xhematit, oficeri rus Nikollai iu ofrua dhe i foli diçka në vesh imamit Mulla Adnanit, ndërsa ky iu drejtua xhematit: „Xhemat i nderuar! Ju mirëmbetshi, unë kaq e kisha dhe më duhet të kthehem prej nga kam ardhur!“ Ky klerik kishte qen rus me emrin Kazmir Olenko, që kishte ardhur si imam në Prizren në vitin 1892, pas 20 vjet shërbimi ikë , e më vonë ka shërbyer si imam edhe në Tetovë e Ulqin.

Gazetari Reziq shkruante vazhdimisht për krimet e llahtarshme që bënte ushtria serbe kahdo që kalonte, duke vrarë shqiptarë në mënyrë barbare, pa marrë parasyshë moshën e gjininë, torturat me të mëdha i pësonin grat shqiptare te cilat përdhunoheshin brutalisht mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla .Në rast se ato ishin shtatëzena ,u çahje barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej nga barku foshnja vendosej ne maje te bajonetës, apo ne hunj . Raportet e gazetarit për këto krime, redaktorët i cenzuronin ose nuk i botonin fare, edhe ashtu ja kishin tërhequr vërejtjen që të kenë kujdes se çfarë po raportonte!

Natasha Vollovna, çerkeze nga Stanovci i Vushtrrisë Emine Brajari,komanduesi i çetës së parë të Batalionit shqiptarë Xhafer Bislimi.Pastaj Sebastian Lika i cili vritet pas shpine ne te dalë të fshatit Guror nga Nikollai Rusland.përsonazhe pozitive është Edit Durham e cila ndihmonte të plagosurit nëpër rruugët e Shkodrës.Mal Tamara dhe Emine Brajari bashkëshorter te ri. Në shtëpinë e Sherif Begut një kohë te gjatë kishte jetuar Valentin Sergejeviq e me vonë Nikollai Rusland.Shkurja e Sherif Begut ne Shën Petersburug për ti vizituar 170 te rinjë shqiptar qe i kishte ndermjetsuar ne dergimin e tyre në Rusi .Si dhe mosmundëimin e takimit me ta ishte zhgenjimi i një lajthitje te gjatë nga ruset si dhe kthimi i ti i parakohëshem përmes Stambollit. Përfundimi i jetës se tij duke ja djegur shtëpinë dhe ate te gjallë se bashku me vajzen dhe bashkëshortëne qe te parët qe ishin ne vendin e ngjarjes ishin dy oficeret rus si Sergejviq,Rusland dhe ushtaret serb.

I fundit e mori fjalën kryetari i LSHB-zt. Simon Kuzhnini duke thenë se ky takim i sodit ishte një Simpozium shkencor për akademiket tan dhe perurimi i romanit të Ibrahim Kadriut ishin kulmi i kësajakademie andaj edhe kështu ju dua fortë,ju ftoi qe te merrni pjesë me datën 18 mars në Tiranë ku mbahet simpoziumi me temën ;“Kah shkon kombi shqiptarë“

Gjithë ky avliment përkujtimor e kulturor u financue nga donatorët antaret e kryesisë se LSH në botë ztr. Brahim Kosumi,Bekim Gashi dhe Esat Lipaj si dhe aktivistin Lush Canaj.Të gjithë të pranishmit u ndanë me përshtypje te mira nga ky organizim shembullor i kryesisë tee Lidhjës shqiptare në botë.

Fotoalbum nga Akademija përkujtimore:

 

Simon Kuzhnini,kryetari i Lidhjës shqiptare ne botë

Ambasadori i Republikës së Kosovës ne Belin dhe poeti Neki Lulaj

Poeti Neki Lulaj duke referuar për romanin „Misioni rus“ të Ibrahim Kadriut

 

Poeti Neki Lulaj dhe spikeri i Telivizionit të Kosovës ztr. Shaban Arifaj

Shkrimtari Ibrahim Kadriu dhe poeti Neki Lulaj Frankfurt 2017



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: