Afrim Caka‎: Pse ne vdesim pa vetëdije kombëtare!?
| E Premte, 15.12.2017, 10:52 PM |

PSE NE, GJANËM, NE SHQIPTARËT VDESIM “ME APO” PAVETËDIJE KOMBËTARE..!?

Nga Afrim Caka

Jeta e shqiptarit gjithmonë ka peshuar nga liria dhe jo nga vdekja.

Në çfarë fasifikimi dhe çoroditje të rrallë jeton qenia shqiptare! Kurr nuk arritëm ta kuptojmë këtë “mrekulli”, nuk pushon së habituri! Sa të qart, të verbër, me dredhi, e mbrapështi dhe të pakuptueshmeri e kemi bërë gjithçka në të mirën e armiqëve! Sa të zotë i kemi këta politikanë për t’u dhënë ndjenjave tona një pavetëdije kombëtare... Fundi e stolisë veprën e tyre. Veprën e turpi!

Tek ne! Ҫdo gjë bëhet asgjë: në menyrë të pamëshirshme duhet të vihet në diskutim dhe të merren në gjykim ndjenjat e vetëmohimit, të filijimit të vetvetes, të vdekjes në të mirën e armiqëve, i gjithë morali i mospranimit të vetes, si dhe estetika e parandjenjes së rrezulltatit të pavetëdijës, në të cilën, sot, dobësimi i politikanit dhe i politikës përpiqet të krijojë, në një menyrë mjaftë joshëse për armiqtë, një pavetëdije të pastër. Gjithçka është e thellë e do maskën, gjërat më shumë të thella provojnë madje urrejtje për shëmbëlltyrën dhe pavetëdijën e disa politikanëve. Mbi të gjitha a nuk duhet të jetë maskimi i drejtë në të cilin shfaqet fytyra e një vdekje pavetëdije.

Ҫështja shqiptare sot kërkon të institucionalizohet si kryeqeshtje e interesit suprem kombëtar. Një program kombëtar që përcakton interest aktuale e historike kombëtare, si vetëdije dhe domosdoshmëri historike dhe jo si vdekje pavetëdije kombëtare. Këto interesa janë bashkimi kombëtar dhe integrimi në qytetërimin evroperëndimor.

Për të folur përciptazi, kjo nuk do të thotë që sëmundja e pavetëdijës është e hedhur mbi gjithë popullin, por mos vallë djalli apo vdekja e parakoshme? Përkundrazi?! Përkundrazi, miqtë e mi! Por, djalli ose vdekja, kush i detyron të ndjekin rrugën vdekjes së pavetëdijës...

Ne çdo ditë dëgjojmë fjalë nga politikanët tanë; ne nuk i vështrojmë në fytyrë sepse shpesh fjalët dhe fytyra e tyre janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Politikani i odave thotë një gjë dhe tregon tjetër gjë. Dalgadalë ne e kemi humbur fare aftësin për t’ia parë fytyrën, sytë dhe gjestet e tij. Unë shkrimet e mija përdorë metodat vetëm për t’ju një shtytje në një vetëdije shumë kombëtare, sepse gjëja e parë që duhet të bëjë me lexuesin, ashtu siç janë - është që t’ia prishë gjithë strukturën në mendjen e tij të pavetdijës kombëtare.

Ne vetëm dëgjojmë vetëm fjalët që i nxjerrë nga goja. Provojeni ta vëzhgoni këtë dhe keni për t’u habitur që disa politikanë gjithmonë thonë një gjë, por tregojnë një tjetër. Dhe kjo askush nuk i bie në sy, sepse na kanë mësuar të mos i vështrojmë drejtë në fytyrë. Ose, bile edhe nëse i vështrojmë, kjo do të bëhet pavetëdije, ky nuk është vështrim i vëmendjes. Ky vështrim është i zbrazët; kjo është njësoj si të mos i vështrosh gjithë politikanët dhe votuesit e tyre që vdesin pavetëdije. Të gjithë organet tanë të shqisave janë deformuar. Ne nuk na kanë lejuar të jemi të natyrshëm, vetvetja dhe më atdhetar - prandaj shqiptari ka humbur dinjitetin e vet, karakterin dhe pastërtinë morale.

Sapo një politikan dorëzohet, kapitullon, ai e gjen veten në dorën e armikut. Momenti i rënies në dorën e armikut është momenti i takimit me pavetëdijen. Nga çfardo pikë e pavetëdijes që duan ta shtrojnë politikanët, nga cilado pikë që ti shikojmë fytyratë e tyre, falsiteti i botës së tyre në të cilën akoma besojmë se bëjmë është gjëja më e sigurt dhe më e paqëndrueshme me të cilën mund ta kapin ende sytë tanë: ne ende nuk gjejmë arsye pas arsyesh që do t’u pëlqente të na joshnin mashtrimet drejt një parimi të rremë në thelbin e pavetëdijës: mos vallë me këtë na e kanë punuar shumë keq deri më sot?

Juve ju kujtohet, kujdo prej votuesve që njeh Veselin, Mustafën, Xhavitin, Hoxhën, Blerandin, skena me inkuizitorët e mëdhenj të demarkacionit si Hashimi, ku problemi është zbërthyer në vend. Nuk është e mundur që të bashkohen tok etika idealit dhe etika e përgjegjësisë apo që të dekretohet nga ana etike se cili qëllim justifikon vdekjen me pavetëdije kombëtare, nëse në përgjithësi këtij principi të idealit i bëhet bishtë vështirësive nëpërmjet tezës së thjeshtë: nga e keqja mund të rrjedhin vetëm të këqija.

Sigurishtë te disa shqiptar jo vetëm që sundon rastësia mediokre, por ajo sundon në një shkallë jashtëzakonishtë të lartë të vdekjes së pavetëdijes kombëtare. Unë zor se njoh ndonjë popull mbi tokë, ku rasrësia të luaj një rol të till me moralet e tyre. Lejohem aq më tepër të them këtë gjë kur personalisht unë nuk ia di për nder disa rastësive absulute të politikanëve tanë, në të cilën në këtë kohë pa dyshim kishin realizuar e prodhua më shumë vdekje e pavetëdije sesa nacionalizëm.

Dhe në bazë të kësaj përvoje mua nuk më gënjen mendja dhe se kam një sy të mprehtë për fatin e pamerituar te shumë vetave me pavetëdije nga Broja, Prapashtica, Gjakova tek të cilët rastësia e vdekjes ka luajtur dhe luan akoma pikërishtë të kundërtën dhe të cilën megjithë “zotësinë” nuk arrijnë në pozicionin që do ta kishin hak brenda këtij populli seleksionues.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: