Afrim Caka: Rrota e historisë dardane
| E Hene, 04.12.2017, 06:06 PM |

ҪFARË POLITIKANI DUHET TË JETË AI PATJETËR, QË TË LEJOHET TË VËRË DORËN E TIJ NË TELAT E RROTËS SË HISTORISË DARDANE?

Nga Afrim Caka

Origjina e mësimit tim është fare e thjeshtë, ka qenë gjithnjë aty. Është e vërtetë: Ne e duam jetën, por sepse jemi mësuar me dashurinë ndaj atdheut. Mësimi i është, në fakt, thjeshtë gjuha e pendës gjakovare dhe absulutisht asgjë tjetër.

• • • •

Kështu është gjendja në Dardani. Por sistemi i Dardanisë është vetëm formë e karakterit të dobësuar, krahasuar me organizmat e shteteve përreth.

Çfarë kuptojmë me politikë? Koncepti është jashtëzakonisht i gjërë dhe përfshin çdo lloj të veprimtarisë së pavarur drejtuese nga shpura e tyre politike jo korruptive. Sot me politikë dëshirojmë të kuptojmë vetëm: drejtimin ose ndikimin në drejtimin e formacionit politik, pra, sot - të një shteti modernë. Fatkeqësishtë, sot – vetëm lufëra për qëllime objektive, por para së gjithash edhe për akraballëqe, shokë, miqë në shpërndrjen e posteve. Ç’pamje kishin në të gjitha këto raste korruptive politikanët me politikën si profesion kryesor? Megjithatë, kjo është kështu siç thash, dhe për ketë keni për tu bindur shpejt..!

Politika e pafrytshme dhe e pafytyrë nuk është i vetmi funksion i karakterit shqiptar - t’i jepte politikanit shqiptar mundësi të veprojë në menyrë konsekuente dhe “arsyeshëm”; karakteri i tij jep gjithashtu jo bazën me popullin, mbi të cilën politikani nuk i përshtatet shoqërisë shqiptare. Karakteri i një politikani, ministri, deputeti është kopje e karakterit të shpurës së tij politike.

Por nga karakteri social e moral ne duhet të dallojmë karakterin individual të çdo politikani. Por nga karakteri moral ne duhet të dallojmë sjelljet e tij individuale, falë të cilit brenda të njejtës kulturë një politikan dallohet nga një tjetër. Vetëm shprehit e veprimit dhe të menduarit, që janë zhvilluar si rezulltat i përshtatjes së politikanit ndaj modeleve korruptive e kriminale, dhe që janë rrënjosur thellë në karakterin e atij politikani, ndryshojnë pa vishtërsi nën ndikimin e modeleve të krimit të ri politik korruptiv. Kjo makineri ka nevojë për një parat të konsiderueshëm shqiptarësh analfabetësh, injorantësh të shitur e të shitblerë.

Ky receptivitet jo i vështirë për t’u dalluar, por mjaft i përhapur merr forma disi groteske në “foklorin politik” bashkëkohor, që po zhvillohet me ndihmen aktive të reklamave (tenderave) korruptive. Megjithëse çdo politikan e di që në realitet skemat e “pasurimit të shpejtë” punojnë shumë mirë, jana të shumtë politikanët që rrojnë me ëndrrat e jetës së lehtë.

Karakteri shfrytëzues me devizën e tij: “Politikani merr atë që më shumë i duhet lek, kulltuqe, pallate e makina luksoze”, na bën të sjellim ndërmend të parët, piratët dhe feudalët, pastaj manjatët, grabitqarët e këtij fundshekulli, që shfrytëzojnë burimet popullit e të shtetit të Dardanisë. Paritë e partive politike dhe avanturierët, sipas terminologjisë së “i pasur ose i vdekur”, hajdutë që sillen rreth Dardanisë në kërkim të pasurisë e të presë, janë njerëz të një brumi, qëllimi i të cilëve është të blinin sa më lirë dhe të firmosin për t’i shitur sa më shtrenjtë, shqiptar që u errëshin sytë në kërkim të pushtetit e të pasurisë. Kështu që politika për mua është orvajtje për të vërtetuar epërsinë ndaj popullit.

Orjentimi zhvatës ka ndodhur krah për krah me ata shfrutëzues në këtë shtetë. Realitetin e shohin në sipërfaqen e gjërave, ata shohin vetëm botën e shfaqur si donë vetë, ata mund ta riprodhojnë atë në mëndjen e tyre, ata mund të veprojnë me anë të manipulimit të gjëndjes dhe të shoqërisë shqiptare ashtu, siç janë paraqitur në këtë shtetë me dekada të tëra. Politikani i marrë s’është në gjendje ta shohë realitetin ashtu siç është, ai percepton realitetin vetëm si simbol dhe si pasqyrim të botës së tij të brendëshme. Që të gjithë janë të sëmurë. Sëmundja e psikotikëve që e kanë humbur kontaktin me realitetin në Dardani

Megjithë që të sëmurët korruptiv e kanë humbur aftësin për veprim funksional të demokracisë sociale e kulturore, pikëpamja e tyre lidhur me realitetin është i shtrembëruar aq keq për shkak të mungesës së thellësisë e të përspektivës, saqë e humben fare moralin dhe karakterin e tyre kombëtar. Realizimi i tyre duket si e kundër e plotë e marrisë, e megjithatë ata janë plotësim i kësaj marrie.

Çfarë kënaqësish ndiejnë politikanët e zhytur në llumin e korrupsionit mund të afrojë kjo karrier e fëlliqur politike dhe cilat parakushte personale presupozon ajo tek politikani, që i kushtohet korrupsionit apo intrigave dhe shantazheve politike. Ajo të jepë së pari: ndjenjën e pushtetit dhe luksit të shfrenuar, PDK e LDK nuk kishin burrni, intrigat thurreshin nëpër kafene e oda dhe brenda partive të tyre. Por këta janë antishqiptarë dhe shqiptar – servilë, sepse vetëm kështu një komb normal nuk mund të jetë. Objektivat politike të brendshme e të jashtme që janë ndjekur dhe që po ndiqen nga kjo pari tërësisht absurde. Këto objektiva janë të formuluar qëllimisht në menyrë që të kultivohet oligarkia e parisë dhe sistemet e ndërtuara prej këtyre dy partive.

Mund të thuhet se tre cilësi janë sidomos vendimtare për politikanin e patriot: pasioni, ndjenja e përgjegjësisë, maturia, guximi. Pasioni në sensin e objektivitetit, përkushtim pasionant ndaj një kauze, kombit, ndaj atdheut ose karnevaleve korruptive, të cilin e zbukurojnë me emrin krenari revulucionare korruptive dhe asnjë ndjenjë përgjegjësie objektive. Prandaj politikani duhet të mposhtë përditë dhe orë për orë në veten e vet një armik krejtësisht të flliqur e tepër njerëzore: sqimën tërësisht të ulët korruptive, armiken për vdekje të çdo përkushtimi objektiv dhe të çdo interesi personal; në këtë rast të korrupsionit ndaj vevetes dhe moralit të tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: