Luan Kalana: Ditëlindja e Shqiperisë
| E Hene, 04.12.2017, 04:57 PM |

Cikël poetik nga Luan Kalana

 

Ditëlindja e Shqiperisë

 

Luftëra shekullore ,gjithnjë  fitimtare,

për paqe e liri  kombi është rinuar,

botën  në shekuj,me bijtë ka ndriçuar,

për vete trup e gjymtyrë i sakatuar.

 

S'ka në botë komb kaq të copëtuar,

kur jemi një gjak,një gjuhë flasim,

feja e shqiptarit është shqiptaria,

historia na zgjon,atdheu do bashkim.

 

Kombi  gjallesë që s'vdes ka jetë,

në trojet ku ka lind ,ai do të ecë,

kombi njeh vetëm ringjallje pa kufi,

Sa jeta e tokës,aq është mosha Shqipëri..

 

Erdhi dita e mirëpritur dasëm ka çdo shtëpi,

për vello si nuse vallzojnë flamujt kuq e zi,

krushqit  dasmorë nxitojnë të mbrijnë në Vlorë,

një shekull pritëm për këtë dasëm ,për këtë Liri...

 

Në 28 Nëntorët Shqipëria bën histori,

të huajt na koritën,atdheu pret bekimin,

ditëlindjen festojmë,me këngë himn,

Liri-Bashkimin,Gezuar përjet Shqipëri !

 

ALBANI

 

ALBANI !

28 NENTOR -vetëm Ditëlindje ke Ti !

-Fjala Atdheu,-,buron nga zemra,

qënie e shenjtë si shpirti,

himn-ninullë e këndon Nëna,...

me vjetër se ç'është Hëna,

yll në tokë shndrit si ari,

bota e thërrasin Albani.

 

Albani je emëri ynë,

pagëzuar ne Histori,

gjyshërit tënd qenë Ilirë,

njerëzit e parë të planetit,

kur nuk kishte Euorpë,

mbushet dheun PELLAZGI.

 

Jemi vëllezër të një peme,

me rrënje degë te lashta,

nga një Nënë e nga një Babë,

fise me gjak shqiptari,

Kosove e Arbëri,

Camëri dhe Mali i Zi,

nga Tivari në Manastir,

një gjuhë ,një komb,

një flamur me shqiponjë,

je një,e përjetshme,

e pavdekshmja Albani.

 

Sa të "mëdhenj"e paqesorë

janë shqiptarët, pyesni ?!

"kur njoha shenjtoren "Teresa",

e dua më shume,Shqiprinë",

ka pohuar Bill Klintoni !"

Jemi zogjt e Shipes,

kudo kemi ngritur foletë,

në qiell e në tokë.

Ne Itali e Greqi,Europe,

ne Amerike e ne Australi,

në të gjithë kontinentet,

gjen gjurmë shqiptari,

flasim shqipen denbabaden,

mbesat,nipërit mburen me ty,

flamuri kuq e zi,Shqiperi,

mos vdeksh kurrë,perejetë,

e madherishmja Albani.

 

ÇLIRIMI I SHQIPERISE…

 

-Liri e shkruar me gjak,

dëshmorët prehen në altar,

nënat shami zeza vajtojnë mbi var,

atdheu rënkon nga plagët,...

dëshmi e gjallë partizanët,

krenar ndihen veteranët ,

shqiptarët nderojnë të rënët,

bota dënon pushtuesit, barbarët.

 

-Ç’janë këta ogurzinj,sharlatanë,

që hedhin baltë mbi histori,

që mohojnë gjakun e lirisë,

epopenë e lavdishme heroike,

të Luftës Atifshiste Çlirimtare,

ngrihen si kofini pas të vjelave,

fshihen pas “partive”,na dalin fitimtarë?!

 

-Po historianët “modernë” ku janë,

apo lozin “ku-ka fshehti”me datën,

ca me 28-ten ,ca me 29-tën,si kalamajtë,

nuk fshihet hosteni në thes o miopë,

a bëhet hasha babai,mitralerin partizan,

nuk mashtrohet brezi i ri me pallavra,

nuk gënjehet populi nga ju “pelivanë” !?.

 

Le të festojmë Çlirimin të gjithë bashkë,

të kujtojmë me respekt luftetarët e lirisë

të nderojmë dëshmoret e atdheut të lashtë,

nuk bëhet gjaku ujë,se s’doni 29-tën,

Dita e Çlirimit ,duam s’duam ne,

mbetet në histori,shenjtëri e artë !!!!!

 

Luan Kalana

28-29 Nentor-Florida SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: