Halil Gashi: A po kercënohet skena politike Kosovare
| E Diel, 03.12.2017, 08:44 AM |

A  po kercënohet skena politike Kosovare nga një rremujë  e rëndë në ditët në vijim

Rrëmuja që mund të ndodhë në ditët në vijim  në skenen politike Kosovare , mund të këtë pasoja të rënda për popullin e Kosovës  dhe fajtor e vetme do te jetë kjo kastë politike e cila nuk lufton për intersa të Kosovës , por për pushtet dhe interesa partiake e  klanore  të cilat mund të marrin karakter edhe mafioz.Për fat të keq hilet  janë serish në skenë dhe ato gjithom sjellin rrëmujë …

Shkruan Halil Gashi

Zgjedhjet nacionale të Qërshorit të ketij  viti në Kosovë errdhen si shkak I hilës  se PDK-së  si partnere e koalicionit më LDK, kur Kadri Veselit I hyri vehtja në qejf se ndoshta mund të bëhët kryeministër I Kosovës . Ai , nga dita në ditë nuk mund të shifte Isa Mustafën përpara tijë dhe vëndosi që të mbeshtes ata të cilët për dy vite rresht hodhën gurë, Molotov , gas lotësjellës  në objektin e Kuvëndit të Kosovës dhe sallën e Parlamentit të  të cilën  e menaxhonte kryeparlamentari Veseli.Për ta heq Isa Mustafën qafe , Veseli bëri koalicion  edhe më ata të cilët e quanin edhe kriminel  vetëm për ti hap dyert  vehtës për të hyrë në garë për postin e Kryeministrit, për  çfarë u mashtrua keq. Është një fjalë e urtë popullore e cila thotë   “ se çdo kush bie në kurrthë me këmbë , kurse vetëm djalli bie në kurrthë më shpindë” . Kështu ,I ndodhi Kadriut në zgjedhjet nacionale , për të mos kaluar më mirë as në zgjedhjet e tashme lokale .

Procesi zgjedhor për zgjedhjet locale u vlersua si më I mii deri tani , por rezulatet e ngushta në balotazh në disa komuna  si në Prishtinë, Prizren e Istog  , madje përmbysja e rezulatatit në Istog në favor të AAK-së nxori djallin nga shishja  dhe  pikrisht kjo mund të shkatoi një rrëmujë  në skenën poltike Kosovare  kudo të kontestohën edhe rezultatet  e ketyre zgjedhjeve në disa komuna  gjë që edhe u paralajmrua që nga dita e parë  e vendimeve që mori KQZ për rinumrim votash  por edhe përmbysja e rezultatit në Istog në favor të kandidatit të AAK-së   nuk mund të kaloi pa pasoja  që mund të marrin edhe përmasa  të rrezikshme duke quar në acarim të skajshëm të përkrahësve në të dy taborët.

Reagimet e PDK_së  dhe aleatve të sajë në Parlamentin e Kosovës  për akuzat e kryetarit të Gjykatësve të Eulex –it  Mailkom Simons  ndaj keqpërdorimeve të gjyqtarve të këtij misioni si dhe fyerjet që ju bëheshin pjestarve të UÇK-së ne disa procese gjyqsor , nxorën nga salla e Parlamentit pozitën  dukë protestuar në kte mënyrë  ndaj ketij misioni dhe ketyre keqperdorimeve duke kerkuar pergjigje dhe sqarime nga ky mission  për keto veprime fyese të disa  gjyqtarve të EULEX-it.

Edhe arrestimi I deputetve të Vetëvendosjës sipas një urrdher arresti të Gjykatës në Prishtinë  nxori edhe një herë jasht sallë Dpeutetet e  Parlamentit të Kosovës  duke mos mbajtë kështu seancën e ftuar për të dytën herë.Terheqja zvarrë e deputetve nga policia të cilet kryenin vetëm detyrën e tyre I jep një shije të hidhur  lirisë se Kosovës. Për mua fajtpor janë deputetet e Vetëvendosjes të cilet marrin rrogë nga Shteti I Kosovës e  në anën tjetër nuk njohin institucionet e drejtësisë të këttij shteti dhe  krijojnë skena që askush nuk I deshiron.Askujt nuk I pelqen të shofi Deputetet e shtetit të vetë të zgjedhur nga vota e qytetarit duke u terhequr zvarrë nga policia por në kte rast ajo nuk është fajtore se vetem po e kryen punën e sajë .

A thua janë keto vetëm shkendijat e para të cilat paralajmërojnë një rrëmujë të pa parë deri më tani në skenen politike Kosovare të cilat shperthyen pikrisht në ditën kur  Kryetaja e Dhomave të specializuara të gjykatës se Hagës  znj. Ekaterina Trandafilova ishte në vizitë në Kosovë për të sqaruar punën e kësaj Gjykate  e cila nuk takoi as një lIder Kosovar.  Kur kësaj ia shtojmë edhe faktin se çeshtja e Demarkacionit të kufirit  si kusht për Liberalizimin e vizave  nuk po shifet se ka ndonjë zgjidhje , pastaj  paniku që ka filluar të vrehet  në prag të ngritjës se akuzave nga  Gykata e Hagës , por edhe një koalicioni brisht I cili ka vetëm 61 vota, e në anën tjetër më shumë ka zëvëndës ministra   deri tani 64 se sa që ka vota në Parlament  si dhe 22 apo 23 ministri e bejnë ketë mazhorancë  të ngathtë , jo efikase  më shumë intersa brënda sajë  ku ngerthehen interest e 22 subjektve politike që e përbejnë ketë koalicion . E gjitha kjo të benë të mos besosh  në ditë të mira për Kosovën .

Andaj, është shumë shqetsuese për Kosvën dhe popullin e sajë kjo gjëndje aktuale , ku pikrisht shkendijat e para kanë shperrthye e ku  si pretekst do të mirrën paknaqësitë  për manipulime  në keto zgjedhje locale , posaqerisht këto në Balotazhin për kryetar komunash  qe mund të sherbejnë si pretekst për rritjën e paknaqësisë të akumulauar në keto 3-4 vitët e fundit  e që do të prodhoi një rrëmujë  në skenen poltike, ku zjarrit do ti fryejn edha ata që frigohën nga Gjykata e Hagës, duke shpresuar se pikrisht kjo rrmujë mund të ua shtyjë  ngritjën e akuzave duke u bazuar në atë thenjën  “ Sa ma keq qe do te jetë skena poltike  në Kosvë ,aq më mirë do të jetë për ta”.

Opozita është e interesuar që ta rrëzoi ketë Qeveri dhe ta qoi vëndin në zgjedhje të reja dhe varësisht nga rezultati të përballemi më bllokada të reja e kalkulime e numra  për të marrë pushtetin.  E gjitha kjo mund të na qoi  në një rremujë të re në skenen tonë politike e cila do ta demton  rëndë Kosovën dhe qytetarëte sajë, durimi I të cilve është nga fundi dhe kercnon më nje shperthhim  të një egzodi të pa ndalshëm, ngase ketij populli  kjo kastë politke ja ka shternguar aq fortë lakun në qafë për intersa të veta për pushtet  dhe zhvatje të pasurisë se Kosovës, sa që ky popull nuk do ta duroi gjatë.

Rrëmuja që mund të ndodhë në ditët në vijim  në skenen politike Kosovare   nga shkendijat që tani më  vetëm sa  kanë shperthye , mund të këtë pasoja të rënda për popullin e Kosovës  dhe fajtor të vetëm do te jetë kjo kastë politike e cila nuk lufton për intersa të Kosovës , por për pushtet dhe interesa partiake e  klanore  të cilat mund të marrin karakter edhe mafioz.Për fat të keq hilet  janë serish në skenë dhe ato gjithom sjellin rrëmujë …….

Ketij zjarri do ti fryej edhe  Serbia e cila është shumë e interesuar se bashku më Rusinë që Kosova të destabilizohët.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: