Vahit Nasufi: Manifestimi i katërt i SHH Shitova
| E Diel, 03.12.2017, 10:21 AM |

MANIFESTIMI I KATËRT I SHH SHITOVA

- Me rastin e festave kombëtare të nëntorit -

Ekskluzive nga Vahit Nasufi

Siç dihet se muaji nëntor, për shqiptarët është muaji i festave kombëtare. Brënda këti muaji, gërshetohet e kaluara e lëvdishme e këthesave të mëdha. Disa nga datat në të cilat janë shënuar ngjarje të ndryshme historike, që tashmë janë skalitur nën kujtesën e shqiptarëve janë: 28 nëntor 1443, kur kryeheroi kombëtarë Gjerj Kastrioti - Skënderbeu, pas rikthimit të tij në Atdhe, për herë të parë në Krujë, ngriti flamurin kombëtarë. Prej 14 - 22 nëntor 1908, u mbajtë Kongresi i Manastirit, për alfabetin e

gjuhës shqipe. Më 28 nëntor 1912, Në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur dhe sovran. Prej 20 - 25 nëntor 1972, në Tiranë u mbajtë Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe etj. Këto festa, çdo nëntor kremtohen

kudo në trevat shqiptare. Për t`i kujtuar dhe festuar, por, edhe për t`ua mësuar fëmijëve

tanë, që lindin dhe rriten në mërgim, ato data historike, si në mbarë diasporën shqiptare, ashtu edhe këtu në shtetin Helvetik, organizohen shumë manifestime kulturo - artistike.

Si shumë Shoqata kërçovare, por, jo vetëm, ashtu edhe SHH "SHITOVA", më 19 nëntor

2017, në Bazel, mbajti manifestimin e saj të katërt me radhë, për të cilin ishin të ftuar

shumë këngëtarë të njohur të estradës shqiptare si, Llokman Kurtishi, me djemt e tij Zenullain dhe Arbenin, Blerim Lutfiu, Argëton dhe Uran Dervishi, Naser Ballazhi, Arjana Sadiku dhe Leonora Rugova. Për të madhëruar dhe për ta bërë të pa harrueshëm këtë eveniment, Shoqata jonë ftoi edhe regjisorin, recituesin, moderatorin e shumë festivaleve mbarëkombëtarë, mbi të gjitha aktorin e madh Llesh Nikollën nga Shqipëria. Vlen të ceket se ky kolos i filmit shqiptarë, i takon plejadës së artë artistike, i cili ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur si; Kadri Roshi, Sandër Prosi, Ndrek Luca, Reshat Arbana, Robert Ndrenika dhe shumë të tjerë. Llesh Nikolla, kryesisht ka luajtur në rolet kryesore në shumë filma shqiptarë, si; "GURI I BESËS", "BESA E KUQE", "FUNDI I NJË HAKMARRJEjE" etj.

Moderatore të këtij manifestimi madhështorë, i cili filloi më 13. 30 h, ishin vajzat shumë simpatike, Afërdita Asani dhe Adelina Sadiku. Në fillim të programit, u këndua Himni ynë

kombëtarë, dhe pastaj në skenë doli artisti në cilsinë e recituesit Llesh Nikolla, i cili recitoi një poezi kushtuar Kosovës, për të cilën u duartrokit fuqishëm nga të pranishmit, pasi te

ata krijoi emocione të pa përshkrueshme. Për të informuar bashkëfshatarët, të cilët janë edhe shtyllat mbështetëse të Shoqatës, për aktivitetet e saj, foli kryetari z. Gëzim Sula, për t`ia lënë radhën Afërdita Asanit, e cila për shitovarët e rinj, por jo vetëm, lexoi një fragment biografik rreth fshatit Shitovë.

Programi kulturo - artistik

Programin kulturo - artistik e filloi grupi i valltarëve nga kuadri i SHK "KËRCOVA", i cili u

prezentua me ca valle. Pas këtyre valleve shumë të bukura, në skenë doli rapsodi i madh popullor nga Shitova, Llokman Kurtishi, i cili me një zë baritoni, i shoqëruar nga djemt e tij Zejnullain dhe Arbenin, kënduan dy këngë folklorike, dhe me kërkesën e bashkëfshatarve të tyre ata kënduan edhe këngë polifonike kërçovare, që mërgimtarët shitovarë i dhanë

një duartrokitje frenetike. Me që dëshirat muzikore janë të zhanreve të ndryshëm, në këtë eveniment nuk munguan as këngët zbavitëse, ku me dy pika muzikore, të shoqëruara nga kitarja e tiji, për mrekulli i interpretoi Naser Ballazhi. Edhe këngëtarja e re, por, shumë e talentuar Arjana Sadiku, me një këngë të bukur kushtuar komandantit legjendar Adem Jasharit, ditëlindja e të cilit është gjithashtu në nëntor të vitit 1955, edhe një herë dëshmoi se është në fillim të karrierës së saj muzikore.

Për të vazhduar programin, të bashkuar në skenë dolën yjet kërçovarë; Blerim Lutfiu,

Argëton dhe Uran Dervishi, të cilët me këngët e tyre të bukura, ngritën të gjithë të rinjt

dhe të rejat, por, jo vetëm, për të luajtur valle, të cilat silleshin rreth e rrotull sallës. Në

një atmosferë impozante, para të pranishmive që kishin stërmbush sallën e stolisur me simbole kombëtare, mikrofonin e mori këngëtarja e mirënjohur Leonora Rugova, e cila vazhdoi me të njejtin ritëm. Kështu të gëzuar, duke kënduar dhe vallëzuar, manifestimi i hareshëm, vajti deri në orët e mbrëmjes.

Edhe pse fundin e këtij evenimenti askush nuk e deshti, por, ai erdhi shumë shpejt. Nga

ky eveniment, ashtu si edhe nga të tjerit, u nxorën shumë gjëra  pozitive. Në fytyrat e mërgimtarëve të Shitovës, lexohej qartë disponimi dhe kënaqësia, duke i premtuar njëri - tjetrit takime edhe më të shpeshta, pasi këto të manifestimeve vijnë një herë në vjet. Dhe

kështu në mënyrë dinjitoze, kurbetçarët e Shitovës, festuan festat e nëntorit.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: