Bejtush Isufi: Requiem i kohërave metalike
| E Diel, 03.12.2017, 08:02 AM |

Requiem i kohërave metalike

Nga Bejtush Isufi

A ecim ne kohëve apo kohët ecin mbi ne ?

E kisha dëgjuar për herë të parë në bankat e shkollës kur flitej për kohën gurit, kohën e hekurit, dhe kohën e bronzit dhe atë botë më kishin habitur këto emërtime..dhe kisha vazhduar të ngjitem e zbres pllajave të vendlindjes.

Një ditë duke ecur një shtegu me borë e qershi kisha harruar kohët e metalta dhe mësimet nga historia. Ecja këtij shtegu të blert kur më rrëmbeu një fluturë dhe me fali pak qiell të kaltër alpesh që të shuaj etjen e shekujve të ngrirë akullnajave...

...Dhe ende pa u shkrirë bora e qershorit nga rrezet e diellit, veriu ishte sulur kreshtave dhe lugjeve të atdheut. Ujqit dhe barinjtë vraponin pas   fatit të tyre, e veriu ngrinte çdo pëllëmbë toke, ndërsa fqinjët tanë poetë mprehnin me thika penat e tyre të përgjakshme…

Që nga kjo ditë kishim shkelur në kohën e thikave dhe secila natë ishte natë e Bartolomeut…

Të gjallët u dërgonin të vdekurve të gjitha lajmet dhe u përbetoheshin në jetët e tyre se do të vdisnin edhe njëqind herë të tjera dhe do të verbonin bebëzat e tyre te syrit për një rreze drite…

Secili agim i zbardhur ishte ngrysur e secila verë ishte vyshkur duke pritur rrezet e para të diellit…

Duke pritur pranverat e vonuara për afër njëqind vjet, një tjetër kohë e keqe i zuri vendin të parës, koha e lakmisë, pangopsisë…

Këtu prej malit të shenjët vështroj bjeshkët dhe detin dhe u lutem atyre të ma thonë se ku janë ato yje që nuk flenë e na mbrojnë nga mallkimet e vjetra...

…A do të mbyllen një ditë të gjitha plagët, e ne pastaj ti raujmë vrragët e tyre si një trofe lufte…



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: