Ilmi Veliu: Rexhep Shipkovica dhe Nashyt Zajazi
| E Diel, 03.12.2017, 10:48 AM |

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU,  historian dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës - Kërçovë

Konferencë shkencore me rastin e 100 vjetorit të ndërrimit jetë të dietarit Rexhep Voka,  mbajtur në Universitetin ,,EJL,,Tetovë

TEMA E KUMTESES;

REXHEP SHIPKOVICA DHE  NASHYT ZAJAZI

Përshëndetje për të githë ju po edhe për ata që e organizuan këtë tubim. Eshtë kjo një ngjarje me vlera të mëdha të trashigimisë tonë kulturore. Kumtesën e kam emruar me titullin ,,Dy rilindasit e Iliridës,, ku bëj fjalë për dietarin e famshëm, Rexhep Vokë Shipkovica, për të cilin ne sot jemi tubuar, po edhe për një shok e koleg të tij, nga Kërçova, me emrin Nashyt Zajazi. Eshtë pra ky 100 vjetori i ndërrimit jetë të dy rilindasëve nga teritori shqiptarë  që në të kaluarën quhej edhe Ilirida.

Rexhep Voka u lind më 1847 dhe 1 vit pas lindjes së tij, më 1848, në Zajaz të Kërçovës u lind dietari tjetër poashtu shumë i famshëm i kësajë ane, Nashyt  Liman Hoxha i Zajazit.

Për jetën, veprën dhe patriotizmin e Rexhep Shipkovicës kanë shkruar nje varg autorësh shqiptarë, ndër të cilët edhe shkencëtari i famshëm, Akademik Hasan Kaleshi, kurse Mulla Nashyt Zajazit, ka qenë i harruar, edhepse ai para 100 vjetësh, për shkak të sjelljes së abetareve shqipe  nga Bukureshti në Kërçovë, u dënua me vdekje nga gjygji sllavo-bullgar në Manastir dhe u vua në  litarë te Ura e Gurit në Shkup.

Rexhep Voka i Shipkovicës, kreu studimet ne fakultetin ,,Fatih,, në Stamboll, ku pasi  diplomon, angazhohet si mësimëdhënës po në këtë fakultet. Po në këtë institucion  arsimorë, një vit më vonë,  ishte regjistruar dhe i kishte kryer studimet edhe Nashyt Liman Hoxha nga Zajazi i Kërçovës.Dy studentët, këtu njohtohen, bëhen shokë të pa ndashëm dhe i japin besën njëri tjetrit se të gjithë jetën dhe shëndetin do ta hargjonin për ,,Ilm-Din e Vatan,, Shkollë-fe e Mëmëdhe.

Këtë lloj informate, që ka të bejë me shoqërimin dhe bashkëpunimin e dy dietarëve patriotë, e kam të shënuar nga një dietar tjetër kërçovarë me emrin Mulla Hazem Dalipi,nga Tuhini i Kërçovës, që poashtu kishte qenë  moshatar dhe shok studimesh i Mulla Nashyt Zajazit e Rexhep Shipkovicës.

Eshtë fjala pra, për teologun, patriotin dhe dietarin e madh, i quajtur Mulla Nashyt Zajazi, i fisit Limanhoxha, prej të cilit fis kan dalur edhe shumë teologë  tjerë. Mësimet e para i ka marrë te mektebi i Zajazit, medresen në Manastirë dhe studimet e larta në Stamboll bashkë me Rexhep Shipkovicën.

Në Stamboll, në rrethet intelektuale shqiptare që frekuentonin këta dy atdhetarë, gjithëmonë flitej për aktivitete e organizime të shumta patriotike, e që ishin në dobi të kombit, gjuhës dhe alfabetit shqip,  me te cilin alfabet do të shkruheshin tekstet e librat shqipe.  Ndaj  edhe këta dy patriotë shqiptarë vendosin të bëhen anëtarë të shoqatës ,,Komiteti i Stambollit,, ku benin pjesë një numër i madh intelektualësh-shqiptarë, si Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Abdyl frashëri, Zija Prishtina,e shumë të tjerë.             .          .                                                                                                                             mesin e kësajë plejade të shkëlqyer patriotësh  e bënë vendin e vet të merituar dhe të veçantë edhe këta dy shkollarë të mëdhenjë të këtyre anëve, të cilët predikonin dhe kërkonin me këmbëngulje nga teologët në vendëlindje, që fëmijëve shqiptarë nëpër mektebe, bashkë me shkronjat arabe tu  mësoheshin  eedhe  shkronjat shqipe.                       .                                                                Ata të dyt po edhe intelektualët  që i rrethonin ne Stamboll,niseshin me tezën se armiqtë tonë shekullorë, Dushani, Osmani, serbi, bullgari, greku e malazezi, thonin  Nashyt Zajazi e Rexhep Shipkovica, e kan pasur të kjartë dhe e kan  ditur se po tu mundësohej shqiptarëve përdorimi i gjuhës dhe alfabetit të tyre në shkolla,  do tu rritej  vetëdia kombëtare dhe do të nisnin të kërkonin autonomi e pavarësi.                               .                                                                                      Gjatë vitit 1880 Porta e Lartë u ra në gjurmë këtyre aktiviteteve patriotike dhe me forcë ndaloi punën e tyre. Ndjekjeve dhe burgosjeve të pushtetit osman u shpëtoi vetëm dega  në Bukuresht, e cila  mbëlodhi të gjithë intelektualët shqiptarë që ikën nga Stambolli. Ky ishte edhe shkaku që më 27 dhjetor 1884, në Bukuresht u mblodhën mbi treqind shqiptarë, ku mori pjesë  edhe Mulla Nashyt  Zajazi, dhe formuan shoqërinë e shkronjave shqipe me emrin “Drita”, e që u bë vatër për botim të gazetave, teksteve dhe librave të para shqipe. Të gjitha këta aktivitete të shumta, ngjallën edhe iniciativën për hapjen e shkollës së pare normale shqipe në Bukuresht, ku do të mësonin shqiptarët, e që kjo ndodhi më 10 maj 1892.                   .                  .Bukureshti pra, mori rolin e qendrës më të madhe ku shqiptarët lirshëm tuboheshin dhe mbanin takime e tubime. Po në Bukuresht, në hotelin Continental, më 5 Nëntor 1912, e pritën dhe e nderuan Ismail Qemalin, ku i bënë edhe planet se si duhej ngritur flamuri dhe si duhej shpallur pavarësia e Shqipërisë.                                                                            .                          Që punët të shkonin  edhe më mirë, u organizua blerja e një shtypshkronje, ku me shkronjat shqipe të projektuara nga Sami Frashëri filloi botimi  i abetares së parë po edhe të librave shqipe, e që në Histori njihet si  Shtypshkronja e Bukureshtit.                                 .                                                       .       Në vitin 1895 Mulla Rexhep Voka  vendos që nga Stambolli të këthehet në vendëlindje edhe i përkushtohet çështjes kombëtare shqiptare.Nashyt Zajazi, nga Bukureshti poashtu vjen në Zajaz, ku u takua me ish mësuesin e tij të parë Mulla Qerim Tahmunin, që vazhdonte të shërbente si teolog  në Zajaz po edhe  të jepte mësim në shkollën fillore-mektebin e fshatit. I dorzoi atijë po edhe teologëve tjerë të Kërçovës numër të madh abetaresh dhe kërkoi nga ata që në shkollat fillore (Mektepet) përveç alfabetit elif-be me të cilin shkruhej  osmanishtja, tu mësonin fëmive shqiptarë edhe abecenë shqipe. Pikërishtë nga këta abetare të Bukureshtit kishte sjellur në Korçë edhe  drejtori i pare i shkollës së pare shqipe, Pandeli Sotiri.                                   .             Edhe pse në vitin 1903 Rexhep Shipkovica emërohet myfti i vilajetit te Manastirit, ai nuk e ndal aktivitetin politiko-kombëtarë, por shfrytzon pozitën e tij si myfti po edhe terrenin e mentalitetin e popullatës që e njihte mirë, e që të vazhdoi edhe më shumë të njohtohet e lidhet me patriotët vëndas të cilët ishin të kyqur në  lëvizjen kulturore e politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kontriboi dhe ndihmoi shumë edhe në organizimin dhe mbajtjen e Kongresit të Alfabetit në Manastirë në vitin 1908 ku edhe ai prezentoi kumtesën rreth nevojës së unnjisimit të alfabetit shqip dhe bashkimit kombëtarë.                                                          .          Por ai duke qenë shumë i ndikuar, influencuar dhe i gënjyer nga premtimet  e ,,turqëve të rinjë, në lidhje me lejimin dhe hapjen e shkollave shqipe, ishte i mendimit dhe këmëngulte që gjuha shqipe të shkruhej me shkronjat arabe. Hasan Kaleshi shkruan se në muajin mars të vitit 1910, tetovari Rexhep Xhudi, i biri i Nuredin Vokës, i paraqiti parisë së Janinës një trajtesë, ku rekomandonte alfabetin arab për shkrimin e shqipes. Mirëpo, më vonë, vetë Rexhep Shipkovica, në një artikull të shkruar në “Shqyponja e Shqyperisë” e vitit 1910 pendohet dhe e  pranon gabimin që kishte ngulur këmbë në propozimin që shqipja të shkruhej me germa arabe.

 Konsullit austrak- Halla, na informon se gjatë gjithë muajit maj 1912, gjendja në kazanë e Kërçovës ishte acaruar shumë dhe kishte arritur kulmin. Mulla Nashyt Zajazi fillon të ndiqet e kërkohet nga pushteti osman. Që ti shpëtonte burgosjes, ai menjëherë këthehet në Bukuresht, ku iu bashkohet kërçovarëve të tjerë, si Emin Zajazi, Sefedin Kërçova, Rexhep Novosella,etj                                                                ..                                                                                                                                                                                  Në vitin 1913, kur Serbia kishte pushtuar trojet shqiptare,dhe bënte masakra të papara mbi shqiptarët, Mulla Rexhep Voka,poashtu iku  në Bukuresht, ku takoi shumë shipkovicas po edhe Nashyt Zajazin me shokët tjerë kërçovarë. Edhepse bashkëvendasit e lutën që të vazhdonte të qëndronte në Bukuresht, ai shkon në Stamboll, ku ndërron  jetë në vitin 1917 në moshën 70 vjeçare, duke mbetur i pa harruar për patriotizmin e tij dhe punën e madhe për çështjet fetaro-kombëtare në tokat shqiptare.                        .                                                                 .                       Në fund vendosëm të analizojmë edhe një artikullgazetës “Java” e botuar në Tiranë, më 20 tetor 1937, nga autori Sefedin Kërçova, e që ka të bejë me Mulla Nashyt Zajazin.Nga të dhënat që na jep Sefedin Kërçova në artikullin e tij e që eshtë burim me vlerë shumë të madhe rreth aktivitetit të Mulla Nashyt Zajazit me kërçovarët tjerë, njohtohemi se Nashyt Zajazi pasi këthehet nga Kërçova, i bashkohet shoqërisë ,,Kolonia Kërçovare,, që ka qenë e themeluar para vitit 1900, e që ka vepruar si degë e shoqatës ,,Drita,, të Bukureshtit dhe ka bashkëpunuar me të gjithë klubet dhe shoqatat shqiptare që kanë vepruar në atë kohë në Bukluresht po edhe vende tjera. Sefedin Kërçova në artikullin e tij poashtu na njohton se Mulla Nashyt Zajazi, në vitin 1917 vendos të vinte nga Bukureshti në Kërçovë që të shihte dhe njohtohej se si ishte situata e shqiptarëve pas ikjes së pushtetit Osman dhe hyrjes  nën një sundimtar të rinjë që në popullat quhet dhe është i njohur si ,,Bullgari i Parë,,               .                                 Duke mos e ditur situatën në vend  dhe duke menduar se abetaret që i kishte sjellur nga Bukureshti vite më parë janë grisur e zhdukur, vendos që përsëri të sillte një numër tjetër të konsiderushëm abetaresh, të cilat ua shpërndau teologëve nëpër xhamia dhe kërkoi të njejtën gjë, që fëmive shqiptarë në mektebe tu mësohej edhe alfabeti shqip                    .                                             .      Në vendëlindje situata kishte qenë tejet e acaruar. Lufta e Parë Botërore vazhdonte dhe vazhdonin  krimet e vrasjet ndaj shqiptarëve. Mijëra kosovarë, të sjellur me dhunë nga bullgarët, për ta ndërtuar hekurudhën e parë Gostivar-Kërçovë, i kishte parë duke vdekur nga etja, uria e sëmundja e tifos. Kishte parë se bullgarët i kishin kallur e djegur trupat e njerëzve të sëmurë ende duke qenë të gjallë. Ky  tregohet shumë i suksesëshëm në organizimin e popullatës vëndase, që ti varrosnin kufomat e kosovarëve dhe të mos digjeshin në turra drushë, të cilat varre i kimi lokalizuar dhe ruhen edhe sot, si kujtim për këtë ngjarje të hidhur                          .       Tregimin e gazetës Java,vite më parë na e vërtetoi edhe plaku 100 vjeçqrë i Zajazit, Xheza i Dautit Lilës, duke thënë se Sigurimi sekret bullgarë informohet nga një spiun sllav vëndas, nga fshati Milincë afër Zajazit, për abetaret shqipe të Bukureshtit, të sjellura nga Mulla Nashyt Zajazi, po edhe për aktivitetet tjera që bënte ai në fshatin e tij. Pasi burgoset nga xhandarmeria bullgare, dërgohet në Manastir, nxirret para gjygjit dhe dënohet me vdekje. Që ky rast të përhapte frikën e tmerrin në mesin e shqiptarëve, Nashyt Zajazin, nga Manastiri  e dërgojnë  në Shkup dhe e vejnë në litar te Ura e Gurit.           Sefedin Kërçova në artikullin që përmendëm potencon se Mulla Nashyt Zajazi, në Bukuresht ka poseduar pasuri shumë të madhe, hotel e restorant të vetin, ku shqiptarët kan ngrënë e pirë falas dhe nuk ka pasur nëvojë që të vinte këtu dhe të rrezikonte jetën e tij. Por patriotizmi i tij dhe dashuria për fe e atëdhe  kan qenë shumë më të mëdha se sa pasuri e tij.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: