Gëzim Llojdia: Historia qe na mungon
| E Diel, 03.12.2017, 10:08 AM |

Historia qe na mungon

Nga Gëzim Llojdia

Muzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori, as të arkivuar .Dhe sdo të mundte dot ta bënte edhe pse një njeri pasionant si  drejtori I.Dobi po bënë shumë më tepër nga cka fondet apo mundësit. As të digjitalizua sigurisht që nuk është. Është e shkruar në muzeun e Kavajës. Behët fjalë për dy ditë përpara se të  shpalosej flamuri kombëtar dhe të shpallej pavarësia. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten brenda një qyteti si është Vlora ,që realisht ka qenë kryeqendra e asaj dite të rëndësishme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangut. Një dokumentacion, që mbartet nëpër qytete të tjera të vendit duhet të jetë edhe në atë që ne e quajmë muze kombëtar. Është rrugëtimi i grupit, që shkonte në Vlorës .Firmëtari Hajredin bej Cakrani sjell dokumente, që mund të tronditin historinë, për  ngjarjet që janë fshehur ose që nuk njihen.

Vetëm 4 vjet më parë nxora nga një gazetë “Flamuri” ,quhej tre fotografi historike për këtë rrugë përshkim të grupit, që shkonte në Vlorë. Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kanë sjellur dokument historike e foto të ruajtur nga kjo  ngjarje historike, fotografi të cilat u marrën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan.

Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memuarë , arkiva të gjitha fotot apo dokumentet shqiptare, që kanë gjezdisur botën. Shqiptarët  e diasporës e shkruanin ndryshe historinë e kësaj dite pa retushe nëpër gazetat apo mediat që kishin ku hedhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjenden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë  e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon duke i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të paekspozuara . Shumë studiues dhe të tjerë të interesuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë materiale, që gjenden  nëpër arkiv të ndryshme personale .

Këto dokumente mund të thithen nga institucionet të cilat kanë këtë mision dhe për të cilin shteti ynë i paguan. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen dhe kurrë do të bëhen. Muzeu kombëtar i pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë por edhe ajo  e restauruar  nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentet që kanë arkivat e shqiptarëve nëpër botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike  dhe të mos i  lëmë të varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jonë prandaj  kërkohet, që ajo të vendin e saj. Vetëm F.SH  në Vlorë ka të trashëguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetëra hapësira boshe të këtij muzeu. Më e thjeshta këto dokumente të ruhen të fotokopjuara .

Krahas kësaj  këto dokumentet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit .Kush do ti sjell në media dhe si ,cili studiues apo punonjës shkencor  i institucionit e bënë këtë,  në ditët e sotme ?

Ndër rrugët më të thjeshta është heshtja .Ndër rrugët më të vështira është të bësh këtë punë si gjeologu kërkon diademin e skërkave. Ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët.

Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat ngase  ato ose i gjetëm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Nga të gjitha studimet flitet vetëm për ditën kryesore, pra 28 nëntorin. Kurse për ditët e mëvonshme ka fare pak dokumentacion. Kjo mund të jetë edhe për ditët e para 28 nëntorit. Kështu është rasti botimit të firmëtarërve të flamurit në Elbasanë.Apo si rasti i mposhtëm:Me 27 nëntor 1912, me porosi te Ismail Qemalit, atdhetaret Kavajas ngritën flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare në ndërtesën trekatëshe ku më vonë ish vendosur komanda e xhandarmerisë, qe është djegur nga rrufeja ne vitin 1936. Po kështu atdhetari Mustafa Cara ngriti flamurin kombëtar edhe në shtëpinë e vet. Atdhetaret kavajas shoqërojnë Ismail Qemalin per ngritjen e flamurit ne Vlore. Patrioti kavajas, Qazim Merhori vuri ne dispozicion të I.Qemalit dhe shoqëruesve të tij kuajt e vet dhe i përcolli deri në Vlorë. Ky patriot ka deklaruar: "Une e kam çue I. Qemalin atë mot qe u ba Shqipnia, me tre kuajt e mi. Na ka përcjellë Bajram Xhani. Kur mbrritem ne Vlore Ai (I.Qemali) na pat dhanë nga një lire turke para rruge. Unë nuk kam pranue"... (muzeu Kavaje.

Ky material  përbënë një fakt pak të dokumentuar. Por shpreh të dhëna të cilat duhet të përmblidhen në një vijë të në udhë përshkimin e grupit në krye I.Qemali drejt ditëve qytetit të tij të lindjes  në fund nëntorit, për misionin e madh të Pavarësisë. Ndërkaq, më ka bërë përshtypje  imtësia dhe faktet, që ka hedhur Fieri në ëeb e tij. Këto fakte dhe dokumente duhen shkruar në gjithë atë histori. Kjo histori e vogël e dokumentuar është  pjesë e asaj historie të madhe. Ky është një tregues, që duhet të kenë të gjithë vendet nga ku kaloi grupi i pavarësisë, drejt qytetit të Flamurit. Kështu mund të bëhej udhë përshkrimi  i  plakut të Vlorës me detaje drejt qytetit të Vlorës. Janë të rëndësishme të dhënat sepse sintetizojnë historinë, çdo detaj është një fakt, më tepër në këtë mision  të rëndësishëm të vendit tonë. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në Elbasan, Durrës dhe në qytete të tjera .

Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashkë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe , tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I.Qemalit. Pyetja, që shtreson gjithë këtë radhë  është : E vërteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë?

A, do të mund studiuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët ? Sepse ende mbetet dossier periodikësh  shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiografisë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: