Dedë Preqi: Të pendohemi pak
| E Diel, 03.12.2017, 10:00 AM |

TË PENDOHEMI PAK, APO TI KËRKOJMË VETËVETËS HAK !

Nga Dedë Preqi

Demokracia i ka këto rregulla, nëse zgjedhjet e rregullta nuk e përcaktojnë fituesin në ruandin e parë, mëtutje shkohet deri në balotazh me ruandin e dytë për të zgjedhë fituesin përfundimtar në komunat përkatëse të vendit. Një gjë e tillë ndodh edhe në disa komuna të Kosovës, në fund të nëntorit të këtij viti, por të kemi parasysh se edhe pse jemi ende në fazën e pjekurisë së kulturës politike dhe rregullave të saj, duhet të jemi më të vëmendshëm për të realizuar një qëllim të duhur.

Në zgjedhjet e lira demokratike, të drejtpërdrejta dhe të pa falsifikuara në një vend ,sikur edhe në rastin konkret në Kosovë, me siguri do të dështojë manipuluesi dhe falsifikatori i votave, nëse shprehët vullneti dhe vota e lirë  qytetare, ku do të fitojë më i miri dhe alternativa demokratike për të qeverisur më mirë me vendin, apo komunat, të cilat janë arterjet kryesore të qeverisjes së shtetit.

Duke pasë parasysh rregullat që përcakton demokracia, i bashkangjiten edhe elementet tjera, që krijojnë tërësinë e kulturës së një shoqërie demokratike.  Prandaj, edhe në Kosovë disa dukuri negative nuk duhet të përseritën, sidomos ato që na shkakëtojnë probleme akute, sikur që janë keqpërdorimet me listat e të vdekurve në vend votime, si edhe metodat tjera jashtëligjore dhe ndër të tjera e një rëndësie të veqantë, të kemi  mirëkuptim dhe raporte të mira ndaj njëri-tjetrit, jo vetëm në rastin e zgjedhjeve, por edhe për shumë çka në jetën e përditshme, poashtu edhe në jetën politike.

Përveq tjerash, shqiptarët si shumicë, duhet të respektojnë minoritetet dhe mos të bëhën dallime duke i dhënë rëndësi të veqantë vetëm njërës palë, sikur priveligjohet minoriteti serb në Kosovë, por më shumë duhet përkushtim ndaj atyre që janë në gjendje të dobët ekonomike, sikur që janë romët, ashkalitë dhe egjiptasit. Ta ruajmë njëri-tjetrin si bashkëkombas dhe ti kursejmë fyrjet, sharjet dhe sjelljet arrogande ndaj njëri-tjetrit, sidomos ato që i shohim në përditshmërinë politike.

Të mos bëhëmi bashkëpunëtorë të keqbërësve, që shërbimet e tyre përmes formave të ndryshme politike dhe shantazhëve kundër vendit, ua afrojnë të tjerëve jashtë kufirit të Kosovës, prej atyre që s’duan të dinë për rendin  dhe ligjin dhe as Kushtetutën e vendit.

Të mos bëhëmi përkrahës të atyre që krimin e organizuar dhe korrupsionin e kanë bukë të përditshme, ku ngecjet shoqërore ekonomike e politike të vendit tonë i mposhtin dhe arsytojnë me mashtrime, të atyre që nuk zbresin prej kolltuqëve pushtetare, prej atyre që japin vetëm fjalë e premtime, prej atyre që popullin e vet e duan duke bredhur rrugëve të botës.

Prandaj edhe këto zgjedhje lokale duhet ti quajmë demokratike edhe pse janë zhvilluar me disa pengesa e parregullsi, i kanë edhe këto reflektimet e veta pozitive, por analizat e hollësishme sjellin diçka tjetër, ku 10-të, komuna  të fituara nga Lista serbe,  buxhetin e marrin nga Kosova, ndërsa këshillat dhe derigjimet i marrin nga Vuçiqi e Beogradi.

Kuptohet se fituese e këtyre zgjedhjeve do të ishte Lista Serbe, me 10-të, komuna serbe, edhe pse përgjegjësinë e ka shumica, në këtë rast pakica serbe dominon me qeverisjen lokale të komunave, e cila me mekanizmat e saj politik dhe mbështetjen absulute të Beogradit, këto zgjedhje e dëshmojnë rrolin e Serbisë që e ka në Kosovë, që do të thotë se gradualisht në këtë mënyrë fillon Asosacioni i Komunave serbe në Kosovë.

Nëse i referohemi partive politike shqiptare në Kosovë, mund të thëmi lirisht se, nga do që të nisëmi dhe çka do që ka të bëjë me ekonominë dhe jetën e qytetarëve të vendit, në shumicën e programeve të këtyre partive politike, kemi më shumë teori e premtime të mëdha, se sa programe të artikulluara, të cilat nuk mund të bëhën të arritshme, sepse është e pamundur që në një periudhë katër vjeqare, të realizohen të gjitha ato premtime marramendëse, në krahasim me kapacitetet e buxhetëve komunale të vendit, që ndanë shteti i Kosovës.

Sëcili prej nesh i dinë fare mirë simptomet e virusëve që e kanë kapluar sot politikën kosovare në tërësi, duke e infektuar të ardhmën e gjeneratave të reja dhe të ardhmën e këtij vendi, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni, janë akoma sëmuandje të pashërueshme që sjellën vendin në një gjendje të tillë me ekonomi të dobët dhe varfëri të popullatës. Kemi mundur me qenë ndryshe dhe më mirë si Kosovë e pavarur, që nuk do të na kushtonte shumë kohë e përkushtim, por vetëm sinqeritet e korektësi politike në qeverisjen e vendit.

Sikur në zgjedhjet qendrore, poashtu edhe këto lokale, vërehet një garë e panatyrshme e partive politike shqiptare, në të cilat fare pak vërehet pikëqëndrimi i interesave qytetare, ku është e natyrshme të fitojë vullneti dhe vota e lirë e qytetarit dhe e subjektit politik që e meriton, por si në fillim të demokracisë kosovare dhe tani nga prevojat e deritanishme përsëritën të njëjtat modifikime mashtruese dhe manipulime, duke e blerë, apo dhunuar vullnetin e qytetarëve.

Dhe nga gjitha këto rrethana të pa lakmueshme, lind zhgënjimi i qytetarëve, krijohet neveria, humbja e besimit në Institucione, humbja e besimit te liderët politik dhe shfaqët mos vullneti i tyre për të hudhur votën fare për subjektin e vet politik, duke menduar se kjo është mënyra më e mirë e ndëshkimit të këtyre subjektëve shkatërruese të vendit.

Duhet të na turpëroj edhe sjellja e liderëve politik, veqanarisht në tubimet e tyre me përshtypje neveritëse, sikur duke mos pasë fare kulturë njerëzore e politike dhe fare konsideratë me njëri-tjetrin, jo vetëm si vendas e bashkëkombas, apo si një popull i një kombi e një gjaku.

Sjelljet e tyre janë aq primitive, sa që nuk kanë fare kod etik, apo dozë morale njerëzore, si në rrolin e Kuvendarit, kryeministrit, ministrit, apo deputetit të vendit, që do të thotë se, nga mosnjohja dhe respektimi ndaj njëri-tjetrit, nuk kemi se çka të presim, apo ti fajësojmë të tjerët.

Mos të mundohemi që t’ia marrim njëri-tjetrit kafshatën e gojës, kur atë po na e merr dhe kafshon dikush tjetër parasysh. Përpjekja për të zhvilluar gjërat në një dritë të përbashkët, që ta ndërtojmë Kosovën ashtu si duhet, do t’a  zotëroj dhe çmojë artin tonë politik dhe ekonomik me suksesin e të arriturave, si dhe të ardhmën e gjeneratave të reja, që në këto momente shumica e tyre bredhin rrugëve të pa punë dhe në mungesë të përspektivës e përgujdesjes institucionale të vendit nga qeverisjet e dobëta.

Të pendohemi pak, apo ti kërkojmë vetëvetës hak për shumë çka, sikur edhe në këtë rast të zgjedhjeve të fundit, ku politika e partive shqiptare si shumicë mendon se ka qenë e suksesëshme, duke u mburrur me fitorët e tyre, por në realitet, organizimet dhe politika e tyre nuk mund të sjellë efekte pozitive në këtë mënyrë, apo në krahasim me politikën e pakicës serbe në Kosovë, të cilën nuk duhet ta urrejmë, por duhet të pendohemi për faktin se si shumicë të kontribuooet më shumë dhe të gjejmë shkaqët e pengesave tona, të cilat japin me kuptue se, nuk duam, apo nuk dimë më mirë që t’i shfrytëzojmë kapacitetët tona të mundshme nga resurset e bollshme politike që ka shoqëria dhe rinija intelektuale kosovare, që si shumicë po e dëshmojmë të kundëtën, me nivelin e ulët të kapacitetit të elitës dhe politikës shqiptare në këtë hapësirë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: