Ilir Muharremi: Aksidenti
| E Marte, 28.11.2017, 07:00 PM |

Aksidenti

Shkruan Ilir Muharremi

U zgjova në orën gjashtë të mëngjesit. Prisja rrezet e diellit të depërtonin në dritaren gjysmë të hapur. Por, nuk ndodhi. Retë e kishin gërvishtur qiellin dhe ishte një kohë pesimiste. Shkova në tualet. I hoqa brekët u ula për të dhjerë, e bëra, shurrova të njëjtën kohë derisa dilte muti nga anusi. U fshiva me letra tualeti. Pastaj, u  ngrita i pastrova duart, lava dhëmbët dhe shkova në kuzhinë për të ngrënë diçka. Përgatita një “tost” të nxehtë. Në telefon një ish femër e imja e cila qe fejuar para një jave më kishte shkruar: “A takohemi në orën dhjetë eja më merr tek pompa”. Përgjigja ime: “Në rregull”. U vesha, dola. Ndeza makinën Reanult Megane viti i prodhimit 2004. U futa në një kafe. Porosita ekspreso. Sapo qova një gllënjkë. Ra zilja e  telefonit. Numër i panjohur, nuk vonova dhe e hapa. Zëri dridhej, fjalët nuk kuptoheshin, të qarat nuk pushonin. “Kam bërë aksident dhjetë kilometra larg kufirit Shqiptar” më tha motra ime. ‘A ka të lënduar, a keni shpëtuar të gjithë” e pyeta. “Po por, Joni, ka lënduar buzën e poshtme”. J.... është nipi im i cili qe gëzuar për të ikur në mëngjes në deti. Pagova kafen, morra me vrap makinën dhe u nisa. Nuk lëshova muzikë, por i shkrova ish femrës se nuk mund të dal në takim sepse kanë pësuar aksident dy motrat dhe nipi. I tëri isha i përpirë nga dhimbja. Balli do më pëlciste. Ndjeja edhe qarkullimin e gjakut i cili vërshonte damarët e mi me shpejtësi të madhe. Makinën e ngitja 140 kmh. Pothuajse i tejkaloja të gjithë në autostradë.  Ra prapë zilja e telefonit. “Jemi në kufi mos u fut brenda por pritna në hyrje”. Përgjigja ime ishte vetëm në rregull. U afrova, askund nuk pashë makinën e aksidentuar. Parkova makinën, dola në këmbë. Pak metra mbi rimorkio ishte makina, por nuk munda ta shihja saktë dëmtimin. Sapo afrohej rimorkio ndjeja disi një tundim brenda. U afruan. I shikova. Vogëlushi kishte qepur buzën, i dilte pak gjak. Motra kishte lënduar dorën e djathtë dhe e kishte shtrënguar me një fashë të bardhë e cila ishte gjakosur paksa. Ndërsa, motra tjetër kishte vetëm lëndime të lehta në qafë afër gjoksit. Ishin ca të gërvishtura që nuk qonin shumë peshë. Vozitësi qe një djalosh dikund rreth tridhjetave. Flokë të zeza të kthyera në një anë, sy të mëdhenj, i gjatë 1,90, kishte veshur xhins blu dhe fanellë të kuqe me ca dekore ngjyrë gri të ndezur që nuk harmonizohej fare me të kuqen. Vozitësja e makinës së aksidentuar qante dhe përpiqej të thoshte: “O zottt, nuk e di si ndodhi, isha shumë e fortë në aksident, nuk e di”. Unë shikoja ftohtë, nuk e qortova, por as nuk e qetësova. “Mirë që kanë shpëtuar me kaq”. Tha djaloshi. Nuk dhashë ndonjë emocion për këtë fjali. Mbaja gjakftohtësinë. “Më ndiqni nga pas, duhet ta zbarkojmë makinën tek mjeshtri im”. “Në rregull” tha. Dy motrat dhe vogëlushi kaluan në makinën time. Gjatë rrugës prapë vazhdojë me ftohtësinë. “Zoti na ka shpëtuar duhet të besojmë në të” tha motra e cila kishte vozitur makinën. Duart i kishte vendosur sipër ulëses ku isha ulur unë. Gjatë rrugës nganjëherë më prekte qafën pa vetëdije. Nuk më pengonte. Tërë rruga kaloji me të qara, besim në zot, analizë e datës, përse mu në këtë datë, ndoshta qe shkruar dhe nuk mund të ndryshojmë asgjë. Vogëlushi nuk fliste, goja i kullonte gjak dhe pështyma i zgjatej, por nuk i binte në tokë. Mbante dhimbjen brenda, kërkonte gjakëftohëtësinë. Nganjëherë të gjithë flisnin përnjëherë, por unë mbaja mendjen të ish femra, përse nuk munda ta arrija sot takimin me to. Doja ta palloja, t’ja fus rrushin brenda në vagjinën e nxehtë së cilës i ri varur klitori ngjyrë trëndafili, këtë njëherë rastësisht ja kam parë, sepse sa herë pallohej e fshihte klitorin. Fjalët vazhdonin: zoti, feja, gabimi.... U afruam, zbarkuam makinën e aksidentuar u nisem për në shtëpi. Dolën nga makina. Menjëherë nxora telefonin. Filloja ta lexoja atë se çfarë ka shkruar ish femra ime: “a është lënduar joni, dhe gjithë po i ndërron fjalët”. Kjo e fundit me preku pak. “as në këtë moment nuk më kuptuake ti” ja shkrova. Tani filloj t’i zbuste fjalitë. Doja ta takoja, ta palloja, dhe më pëlqen gjatë pallimit sepse nxjerrë një zë të këndshëm. Sytë gjithmonë i mban mbyllur, këmbët i hap për mrekulli dhe lagët shpejt. Buzët e hollë pushojnë shpesh mbi buzët e mija me gjithë delikatesë. Sa herë më puth rrushi më ngrihet, pastaj cicat ngjeshën pas gjoksit tim. Kam dëshirë t’ja marr njërën në gojë dhe ndjejë thithkën e tendosur. Ajo tani lëngëzohet, shkumon, bërtet ende pa ja rrasur këtë mikun tim. Në makinë mu kishte bërë dru. Kisha tri ditë pa masturbuar. Doja ta ruaja spermën për t’ja mbush barkun, sepse e ka bezdi kur ka tejet spermë dhe kjo më pëlqen. Në njërën anë kujtimet seksuale më kënaqnin, derisa në anën tjetër aksidenti më mërziste.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: