Kalosh Çeliku: ABC-ja e Manastirit
| E Diel, 26.11.2017, 02:21 PM |

ABC -ja E MANASTIRIT ME SAÇ E SHPUZË

DHE PA BUKË MISËRI NË ÇEREP

(Shkrim lamtumirës për mikun tim Gaçi, në Luftën me penë dhe armë për shkronjat shqipe)…

NGA KALOSH ÇELIKU

Arsimi dhe Kultura shqiptare, moti kohë ka qenë e burgosur nga sistemi komunist, sot neokomunist. Rrufjanët, që asaj kohe ia kanë prerë mëngët me gërshërë Gunës zezë shqiptare, sot e kanë bërë struke për t’ua hedhur krahëve shqiptarëve. Edhe pse, ato struke dje komuniste, sot shqiptarët nuk i hedhin më krahëve maleve të Baba Tomorrit si kaçakë shqiptar. Përmëkeq, dudumët edhe sot  kësaj dite janë duke ia prerë teshat edhe me sëpatë, e kanë bërë jelek turku e jo xhamadanë me dymbëdhjetë gajtana. Edhe, e kanë lënë me pak shpirt nëpër podrume.

Përçudi, po të njëjtat metoda policore edhe sot e kësaj dite po i përsëriten  politikës shqiptare. I kemi  këmbekrye në “Lagjen e trimave” të Kumanovës. Veprime politike: të “trimave”, afër BDI -së., Lagjes  “trimave” të Kumanovës, kur i dalin shqiptarisë zot. E heqin veten si Ismail Qemali, At Gjergj Fishta e Parashqevi Qiriazi duke bërë selfie në Facebook dhe duke dalë në “syrret” para kamerave televizive. “Kuqezi” dalldisen në foltore dhe nuk ka Zot që i zbretë nga bina, rrëmbejë mikrofonin. Njëzeteshtatë vite nuk arritën t’i dalin zot Shtëpisë Alfabetit si pronë historike institucionale e shqiptarëve.  Gjuhën shqipe ta shpallin si gjuhë zyrtare në shtetin e “përbashkët”. Tekstet dhe lektyrat shkollore t’i kthejnë mbi banga të shkollave shqipe.

Partizanët e sotshëm të partive politike, jo si dje me gërshërë në dorë, por me çykë sëpate ende vazhdojnë t’i bien në kokë dhe ta sakatojnë pamëshirë arsimin dhe kulturën shqiptare. Partitë politike shqiptare i kanë me veti në “luftë” për “liri” e poste politike. Barazi të plotë kombëtare në shtetin e “përbashkët” neokomunist. Rrufjanë të arratisur “shqiptar” nën sjetullat e “vëllezërve” dhe të dalldisur pas posteve politike. “Dëshmorë” partiak, që përveç politikës “madhore” e kanë si “hobi” familjar brez pas brezi edhe arsimin dhe kulturën shqiptare. “Armët”, sa herë që i thërret Nëna Parti, i nxjerrin nga brezi: Tetovë, Gostivar e Kumanovë. E bëjnë “Shqipëri të Madhe”. Edhe atë, gjatë muajit të Nëntorit Madh (2017): me festivale të teatrit provizional në çdo katund e qytet, Banda muzikore “tallava” e Orë poetike. E nëpërkambin, përbaltin Nëntorin e Madh Historik të Isamil Qemelit e Isë Boletinit  dhe Rilindasëve Shqiptar. Gojën plot arsim, kulturë e art me vargje patetike pa gjak e shpirt artistik nëpë çajtore. Popull “patriot” shkrimtar e shkencëtarë?! Vetëmse, nuk guxojnë ta ngrisin zërin në Kuvend, atje ku edhe e  kanë spikerin shqiptar?! Vite më parë, ku Xhaxhi Kuqezi në foltore e shpalosi para deputetëve të popullit flamurin kombëtar kuqezi. Dhe, ditën e nesërme kanë hëngër dajak të paparë deri më sot nga “vëllezërit” e Njerkës si “patriotë” shqiptar.

Ecë sot, zbriti nga skena këto “patriotë” të dalldisur e arratisur shqiptarë, ua rrëmbe mikrofonin nga dora. Artistët e “mëdhenj” shqiptarë, që dalldisen me art, poezi dhe shkencë mu si dikur Mic Sokoli para topit të turkut duke menduar se, gryka e topit turkut është: qymkë koftorri. Në vend që turkut t’i fus një plumb kobureje në kokë, ai e rrok topin për fyti?! Përfundon si hero shqiptar në hapsirën qiellore. E harrojnë, ose nuk e dinë se, kjo kohë nuk është e Baba Dovletit (Turqisë), por e Shqipërisë Etnike.

Edhe, padashtas arrin kulminacioni artistik - historik i Reprizës të “vëllazërim-bashkimit”:  Organizatorit i dhurojnë duartrokitje frenetike si politikan, përurime, libra e përgëzime “artistike” politike. Organizatori si kundërshpërblim i këtij Nëntori të Madh Historik me flamurin kuqezi i stolis që të gjithë me nga një mirënjohje (një copë letre pa emër e mbiemër)?! Thyeni qafën “patriotë” në Histori!

Fatkeqësia: artistë “namëmadh” të Facebook -ut, që dalin në fotografi me selfie e çaj rusi përpara mbi tavolinë e pije me të gjitha ngjyrat e ylberit mes dy maleve shqiptare: BabaTomorrit dhe Sharrit Plak. Pije “haram” e “hallall”, për mua, pa asnjë pije “hallall” nëpër këto manifestime kulturore tradicionale ndërkombëtare, janë “haram”, pa Gjakun e pastër të Azreti Isait (Isu Krishtit) dhe lotët e Shën Mërisë Virgjër (Azreti Fatimes). Fundekye, e përsëris si autor i këtij shkrimi publicistik:  për Mua janë “haram”. Edhe, ua them në sy organizatorëve, mua më keni thirr në “Mevlud”, apo në Orë poetike?!

Artistë, që në këto festa të Nëntorit Madh të Ismail Qemalit dhe Isë Boletinit nga të katër anët na bombardojnë me “art, arsim e kulturë madhështore”. Manifestime politike njëpartiake të “vëllazërim-bashkimit” kulturor të Njerkës. Shfaqje teatrore me dy-tre e sa më pak aktorë dhe drama të autorëve botëror me e pa vlera artistike (pa honorare), veshur fundekrye me petka partiake politike neokomuniste. Burra, që nga Shtëpia e Alfabetit të Manastirit priten si poetë me një këmbë pule sakate e cila udhëton me anije me muaj nga Amerika dhe me nga një pije “haram” mbi tavolinë pa asnjë pije “hallall”.

“Artistë” të shekullit, që gjithë kohën me çaj rusi nëpër çajtoret e Shkupit, Tetovës e Gostivarit si “qendëra” kulturore shqiptare, propagandojnë me dajre e çifteli arsimin dhe kulturën shqiptare nëpër Bit-Pazar. Kokë më kokë bëjnë “politikë madhore” shqiptare. Edhe, kur vjen Nëntori i Madh Shqiptar, kopeisht dalin si minjtë e nënkryer nga birucat e tyre partiake në gojë të Maces. besnike Jo, të Gaçit Shqiptar, që prehet në paqe nën hije të ftonit në Kopështin përpara Shtëpisë.  Edhe, pse:  Gjatë gjithë vitit, muajit bekuar të “Ramazanit” nateditë kanë ndejtur zgjuar me komente e selfie në Facebook. Nuk e di si “muslimanë”, a kanë pasur kohë me gjithë këto aktivitete kultutore t’i falin të pesë “vaktet” në xhami. Obligimet fetare para këmbëve të Hoxhës Allahut t’i kryejnë ndaj Zotit?! Shtëpisë Zotit, që përshkak të mungesës së xhamive në Shkup, ende i falin në rrugë. Shteti i “përbashkët”, pritet edhe këtyre “besimtarëve” të Zotit t’ua ndërtojë nga një xhami me katër minare në mes të parkut, gjelbërimit Shkupit, përkarshi Skënderbeut.

Flamurin shqiptar kuqezi, sot ta nxjerrin nga brezi dhe xhepat e setres, valojnë në minaret e xhamive shqiptare të Shkupit. Publikisht, t’i përzënë hoxhallarët dhe artistët e rrejshëm nga mesi i tyre! Zot, t’i dalin Shkupit Historik Shqiptar!

Edhe, dalngadalë vijmë te organizatorët e këtyre manifestimeve propagandistike partiake kulturore “humanitare”. Amani, i kam vjellë të gjitha zorrët nga barku! Nuk kam më zorrë në bark për të vjell në Ditën e Sotshme Historike. Sot, e humba edhe Mikun tim të penës dhe Luftës: Gaçin e Madh Shqiptar.

Organizatorët e manifestimeve kulturore (partizanë partiak) duhet ta kenë parasysh një Porosi të Madhe të Rilindasëve Shqiptar: Historinë Shqiptare. Nuk mund t’i shtinë mu si dje edhe sot në një thes kanapi arnë përmbi arnë: Kunguj Stambolli, lakëra, banane, speca, kastraveca, domate e kompira (patate)!

Edhe, është koha t’i japin fund kësaj dukurie negative shqiptare! Populli shqiptar, nuk është fundekrye popull i arratisur politikan pa këmbë e kokë. Përmëkeq, edhe shkrimtar. Dorën në zemër: Populli Shqiptar është, edhe: bari i deleve, këpuctar, rrobaqepës, farkatar, bujk, berber, kopështar, farkatar etj.

Faqen e zezë këtij populli liridashës dhe paqësor, përpiqen t’ia mveshin armiqtë historik shekullor, që nuk  i rri përshtati këtij populli kjo ferexhe e zezë, dhe nuk i ka hije si shqiptarë. Porosia e Madhe e Rilindasëve, që shqiptarët duhet të kenë kujdes në paraqitjen e fytyrës tyre publike para syve të botës përparimtare, është ajo Porosia e Madhe e Vasë Pashë Shkodranit: Feja e Shqiptarit, është Shqiptaria.

Ndërkombëtarët, besoj se edhe i dinë Ngjarjet politike në shtetin e “përbashkët”: Çdo popull para dere e ka edhe bërllokun e vet historik te pragu i Shtëpisë. Problemi sotshëm është, se: Si të hiqet pa dhëmbje bërlloku shqiptar nga Pragu i derës, përpara Shtëpisë?!...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: