Avdyli: E përgjithmja simbolike dhe burgu simbolik
| E Marte, 28.11.2017, 01:00 PM |

E PËRGJITHMJA SIMBOLIKE DHE BURGU SIMBLOK

Nga Brahim AVDYLI

Përse e vazhdova kësisoji me këtë temë të veçantë? Po, e fillova, sepse ashtu më dukej tërësisht. Simbolikja dhe burgu simbolik janë një çështje e përgjithshme.

Sa janë të futur mbrenda mureve të këtushme e i kanë të njëjtat gjëra për çdo ditë, të përjetuara me vuajte të mëdha, me rrahje për jetë a vdekje, me gjak deri sa të del shpirti, nga trupi i shkallmuar dhe i vdekur, është më se e quditshme!

Por, le të hidhet trupi në det, shpirti shkon përtej nesh, lart, në qiell. Po e them se shkon në qiell, sepse nëpër vdekje mundohemi me shpirt në fyt, e nuk e dime se ku shkon apo dëshiron të shkojë, pra te Zoti i Madh apo në sirtar të shpirtërave...

Ne, që nuk e kemi bërë “gabimin e parë” jemi të gjithë të dënuar simbolikisht. Nuk kemi bërë asgjë të keqe, që prej fëmijërisë; nuk i kemi bërë të shtat mëkatet e para dhe as që kemi pasur mundësi të gënjejmë; të bëjmë politikë.

Poli dhe atika, e përbëjnë politikën. Poli do të thotë shumë; atika është insekt shumë helmues. Ata që e bëjnë politikën, kanë mësuar të gënjejnë. Ne nuk gënjejmë, sepse i kemi të prera gënjeshtrat, me betim, që prej fëmijërisë...

Derisa na akuzojnë, nuk e dimë çka kemi bërë. Në fund, këtë akuzë, ndoshta do të na e thotë ndonjëri. Por vuajtja jonë vie vazhdimisht dhembje pas dhembjes. Merremi me kombin; nuk e thotë këtë gjë as frengjishtja me “nacionin”. Për t`a ditur kush jemi, merremi me etninë. E flasim të njëjtën gjuhë; nuk e shofim kurrë njëri tjetrin; vetëm nëse e shohim për grilla të burgut, poshtë të vdekur, të hedhur në det. Kur na flasin këndej e andej, këtyre ngrehinave që quhet “burg”, na akuzojnë në emër të kombit. Edhe mua më flasin në emër të kombit dhe nuk flitet vetëm për një “të dënuar”. Unë, nisem prej vetvetes por faji është një faj i përgjithshëm. Pra, e përgjithshmja nuk është individuale, as kur flas në veten e parë. Kolektivja duket individuale kur flitet, por u takon të gjithëve. Na zvogëlojnë e zvogëlojnë derisa nuk mirret vesh se kush jemi e cilët kemi mbetur...

Me sa e di unë, asnjë faj nuk paskam bërë, vetëm se paskemi lindur të këtillë, prandaj duhet të vuajmë A ka rëndësi se prej cilës galaktikë si shpirt jam i dërguar në këtë jetë, nuk e di; nuk mund ta them; edhe mund t`a kem harruar, sepse kam lindur përmes dhembjes prej nënës sime dhe babait, të cilët, nuk i kam njohur më parë. Babai e ka sekretin. Këtë sekret ia ka dhënë nënës, në gjendje të pasaçme. Ajo, është bërë bashkë më lëngun e jetës. Është i vetmi gëzim e fat, në këtë jetë, për pak minuta. Pastaj, vazhdon jeta, me vuajtjet e saj. Natyrisht, edhe unë i kam vuajtjet e mia prej kohës së lindjes; prej prerjes së kërthizës e deri në vdekje...

Nuk po e them më tepër me këtë rast. Kuptohet me kaq. Sa vuajtje kemi deri sa të martohemi dhe sa vuajtje kemi me familjen e kombin, deri në vdekje. Jemi edhe ashtu “të dënuar”, sepse po vuajmë. Një vuajtje është vetë jeta, rrëpirave e shpateve, nëpër shkëmbij, kodra apo nëpër fushë, sido kudo me punë, deri sa t`a lëshosh frymën e fundit e të kalojsh në jetën e amshueshme.

E thashë më parë se jemi simbolikisht të dënuar dhe simbolikja e shpjegon edhe përpjekjen tonë pasi që t`a gjëjmë. Në fund të fundit, ajo që i themi “simbolike” nuk është simbolike. Mund të jetë edhe “e fshehur” apo e thënë alegorikisht, por simboliken e kanë krijuar “të tjerët”, që përpara, që kur është krijuar njeriu me dije, sepse kjo nuk kuptohet apo kuptohet me vështirësi. A kemi qenë ne?! Nuk e them...

Ajo që ka rëndësi, është fakti se po vuajmë me trup e me shpirt, në këtë jetë, simbolikisht, e kjo nuk është krejtësisht simbolike.

Në një farë forme, ka ardhur ferri në tokë. Çfarë të flasim në tokë, duket sikur është gabim. Të bësh shtat gabimet e jetës, është rëndë ky fakt, sepse të merr djalli. Dënohesh me ferr përgjithmonë! E nëse nuk i fillon këto gabimet e para, që i kanë pastaj gabimet e tjera, varg e vi, ti je në purgator: pastrohet shpirti dhe shkon pastaj në parajsë. Është jeta e përjetshme, në atë botë, në qiell të shëndritshëm.

Duhet të durosh edhe kur të thonë se ke bërë gabim. Mosdurimi i ngarkon edhe prindërit tuaj, përpos vetes. Durimi e plas dhembjen; shkaktarët e dhembjes suaj. Ai ka si rezultat fitoren. Çdo herë që përplasin diçka, me durim e hjedhë prej fytyrës, se nuk ke bërë aspak faj. Do të përpiqen që të shtyjnë të bësh gabime. Vetëm shikimi i yt me sy të përgjakur dikah tjetër, është përherë gabim pa shkak. Prap është gabim.

Po shikove poshtë, nuk është aq gabim i rëndë, ndonëse të thonë “pse nuk na shikove neve”; por vetë shikove poshtë, ndoshta me qeshje, atëherë është gabim edhe kjo pse ke mundur “të qeshësh”, edhe nëse je i pa fjalë, pa lëvizje, pra është qëndrim kokëfortë. Edhe kështu je me faj.

Faji, fati dhe fatkeqësia janë binjakë. Nuk mund t`i ndash prej fatkeqësisë, të fatit të zi, në ferr, në skëterrë!...

I mendova të gjitha burgjet më të rënda në botë dhe e quajta Alkatraz, në vend të Pelikanit, sepse është më i rrebti. Këtu është alkatrazi i ëndërrave të mia...

Nuk e di a jam i alivanosur; jam në gjumë transit drejt vdekjes apo në gjumë i lodhur; dhe nuk e di as nëse jam i zgjuar tërësisht. Por, një gjë dihet: nuk i ngjanë kjo gjë alkatrazit të vërtetë, sepse atje janë vetëm të dënuarit kriminellë e ordinerë të të tërë botës, e në alkatrazin tim janë të dënuarit shqiptarë e të mirëfilltë.

Pse janë të dënuarit kryesisht “shqiptarë”, kjo gjë dihet. I kemi për rreth nesh armiqtë më të përbetuar! Çka presim ne prej tyre në tokën tonë?! Ku të shkojmë prej tokës sonë?! A ka këtu pikëpyetje?! Jo. Kur them “shqiptarë”, nuk e kam pse ata janë të parët në botë, por e them se nuk kanë tokë për t`u dhënë atyre. Dikund, në Berat, u mblodhën në shekullin XY e thanë “SKIPATAR”, që të mos e kuptonin ata të cilët nuk ishin ARB, pra S`ARB, pra serbë. Nuk kemi tokë për t`ua dhënë armiqve tanë, të cilët nuk janë arbër. Na e la baba një pjesë toke, për t`ua lënë ne bijve, si trashëgim, për të punuar, për mbjellur bukë, për familje e fëmijë...

Nuk jemi aspak me dhunën e gënjeshtrat; me luftën e përfitimin; me pronën e vjedhur e të plaçiktur në kohë paqe; me gjithëçka që mund të quhet krim. Jemi stoik e të durueshëm deri në fund, në tokën tonë, të lënë gjysh pas gjyshi...

E mendova kështu e thjeshtë. Fati nuk është fat i praruar, por fat i rëndë; është katastrofa vetë, tragjedia. Fjala tragjedi është fjalë shqipe. E ka shpjeguar Fan Silian Noli këtë çështje. Ky rit i flijimit të cjapit gjysëm hyjni në altar, për nder të Zotrave, ka lindur 2417 vite më parë. Ai është flijim i egër i cjapit gjysmëhyjnor totem, për nder të Zotave. Do të thotë: TE T`RA GJAKU, pra TRAGJAK, që është TRAGJEDI. Jeta është vetë, në njëfarë forme, tragjedi. A është kështu, apo jo?!...

E lidha me alkatrazin e dhembjeve të mia, pas çdo keqtrajtimi të rrahjeve për vdekje, sepse të hedhin të alivanosur në një skutë të qullur në baltë, dikund, në një kthinë të nëndheshme. E, nëse nuk “zgjohesh” përjetë, të hedhin në det. Ashtu. Po e quaj kthinë këtë skutë ku më kanë hedhur, dhe nuk ka aspak dritë, por e ndëgjon me vesh, si rraplimë, e mbyllet dera, si të qe prej hekuri a betoni, mjaft rëndë: rrak-rraaak! Kur e merr veten, sa të ngritesh nga balta e qulltë e podrumit, sepse, t`a zë frymën e mështetesh përpjetë, po e them “për muri”, e ky farë “muri” paska gurë të mëdhenj e të prehtë, sikur të mbështetesh për gurë të pagdhendur, në një kthinë tunelli të errët. Por, papriturazi e kam lëshuar këmbën time në qullin e trashtë të tunellit, duke u mbështeur për gurë të mëdhenj, dhe e kuptova se është diçka të veçantë e të rastësishme. E kuptova se ishte diçka si e letrës, në formë të fletores, të lidhur së bashku e mjaftë të trashë. Prandaj, menjëherë e lëshova dorën e me dhembjet e mia e kapa, pa u lagur shumë, që ta di aty se çka ishte mbështjellur.

Në atë gjendje nuk e kishin lënë pa qenë një çështje shumë e rëndësishme. E fërgova me dorën time për gji, ku nuk ishte lagur me gjak, me baltë apo me djersë. E lëmoja pak, sikur lëmoja vetë dhembjet e mija, me ndjenjë qetësimi e dhembje të madhe shpirtërore. Fletorja ishte lënë nga një njeri që kishte vdekur aty, si amanet, që duhet të shpihet në vend. Ishte përshkrim i veçantë dhe e kishte vlerën e vet.

Aty, nuk kishte aspak dritë për ta lexuar. Por, gjeturia e një sendi të shkruar të një miku, që ndoshta ishte njeri i imi, gjithsesi një prej tanëve, një burrë i burrave, që ma kishte lënë këtë porosi, për ta dërguar ndokud; apo për t`a shpier në vend; ose për të mos e lënë të bie në baltë, nëpër ato skllupa ku kishte rënë përgjithmonë. Sa dhembje ishte kjo! Pra, kishte vdekur, por e kishte lënë shpirtin e tij me shkrim...

A ia dinë rëndësinë shkrimit, shqiptarët? Kohë të gjatë e patëm humbur. Tani, po qante shpirti, e nuk qanin edhe sytë. Qante zemra, nuk e nxjerrte dot përjashtë. E shtërngova pranë vetes, plot dhembje. Gradualisht e qetësova veten. Kur ta sjellë fati e të jem në burg pak më lartë, ku ka pak dritë sa për të lexuar; në qoftë se mi lënë dy çaste të lira, ani pse dhembjet më shqetësojnë, sepse e di si do t`i mundi; do ta lexoj patjetër këtë fletore. Do ti marrë pak nga pak të gjitha detajet.

Dhashtë fati që të jem gjallë e t`a lexoj!...

Dhashtë fati që të kalojë kjo kohë, sa me shpejtë që të jetë e mundur!...

Nuk e di sa ditë do të më lënë këtu!...

I pastë letësuar dhembjet e jetës Zoti i Madh këtij fatlumturi!...

Nëse ka pasë mundësi që të shkruaj, përkundër dhembjeve, të derdhë shpirtin e tij nëpër rrjeshta, tani do t`a marrin vesh edhe të tjerët, pas meje. Po betohem se do ta nxjerrë në dritë! Dritë po e quaj atë dritë të paktë që e shohin sytë, sepse drita e vërtetë është e Diellit, e Yllit të Galaktikës sonë. Ku është Dielli, i cili është Ylli më vogël e në qendër të planeteve, ka dritë; ka ëngjuj; ka liri; ka jetë. Po e shpjegoj pak: Ylli i jonë, më afër tokës, jemi ne, bijtë e Yllit, Yllirianët, ilirët, që shumë veta nuk e dinë lashtësinë e tyre, as gjuhën që kanë folur-SHQIPEN, e disa i quajnë Pellazg.

Në të kundërtën, ku nuk është Dielli, ylli më afër tokës, që konsiderohet Zoti i ynë, pra sa zgjatë dita, është Nata; terr shumë sa asgjë nuk duket; është Djalli e Demonët, pra ata që i dërgon Kryedemoni i lidhur në fund të ferrit, që quhet Iblisi. Ai është kundërshtar i Zotit të Madh; ka dashur të zhbëjë jetën!

Pak lidhet me mitologjinë. Atëherë fillojnë rrëfimet e para të njërëzimit...

Mija vite është përpjekur, LANET PASTË, LANET!...

Mos ia dhashtë Zoti i Madh këtë mundësi!!...

Jo, do t`ia marrë përgjithmonë këtë mundësi!...

Kësaj radhe do të jetë rifillimi...



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: