Afrim Caka: Arratisja nga trojet tona
| E Shtune, 25.11.2017, 08:53 PM |

ARRATISJA NGA TROJET TONA..?

Nga Afrim Caka

Kur shtëpia digjet, harrohet aty deri edhe populli. Po por pastaj shkon atje për ta nxjerrë nga hiri.

Është vështirë të mësosh çfarë është një “president filozof” sepse nuk mund të mësohemi: duhet ta dish nga përvoja e qeverisjes së tij, ose duhet të kesh krenarinë të mos dish se cili është Hashim Broja dhe “PRONTO”. Por që në ditët e sotme të gjithë flasin për gjëra për të cilat i kanë parë, kjo është e vërtetë mbi të gjitha dhe kjo për fat të keq për filozofin dhe rrethanat filozofike të tij, është jo pakica që e njeh dhe që e kanë mundur ta njohin, dhe të gjitha mendimet e popullore për të dhe për partinë e tij nuk janë të gabuara.

Pa humbur kohë ta themi edhe njëherë atë që kemi thënë njëqind herë, meqenëse veshët nuk janë dashamirës ndaj të vërtetave të tilla, ndaj të vërtetave të partisë tij. E dimë me kohë aq sa duhet se sa fyese tingëllon ta përfshijmë qenien njerëzore të prontos, pa deformime dhe jashtë metaforës, tek PDK,ja. Paralizë e vullnetit: në çdo cepë të Dardanisë gjendet e ulur sot ky gjymtim? Por kjo sëmundje është shndërruar në paralizë e vullnetit: po, a kemi ndër mend t’i bëjmë ballë kësaj diagnoze të sëmundjes midis shqiptarwve. Në Dardani sëmundja e vullnetit është e shpërndarë në mënyrë atje ku kultura e korrupsionit dhe tradhtia ka hedhur rrënjë prej shumë kohësh.

Thashë me vete, Hashimi kishte arritur ta vërbonte një popull të tërë, më në fund më kërcënues. E kishte ndjellë me zgjedhjen fatale: Një qëndrim i tillë rrezikon të shkatërrojë vetë rrënjët, nga të cilat është ngritur gjuha, historia, kultura e jonë.

Sapo i afrohemi humnerës së të vërtetës, gjithçka prej ngjarjes nis e shmjegullohet: rishfaqet një krim i veçantë, njëjtë si në tragjeditë klasike të Shekspirit, por, ndërsa në njërën prej tragjedive të tij, mbreti Hashim ftohet për darkë nga Cërnagori i Malit të Zi dhe “vriten” prej këtij të fundit, në tragjedinë e majës së Çakorrit, rishfaqet kufiri i ri Hashimjan, Komandanti i “UÇK,së”, ish kryeministri Hashim Thaçi, i cili, bashkë me ndihmësit e vet, pasi kalon ditën në Bruksel dhe, fton banorët e katundit të Debëlldes e të Rugovës për mbledhje në odatë e tij dhe aty, ndërpret mizorisht jetën kufijve të Dardanisë. Pas kësaj, Hashimi do të rrënonte historinë tonë, për ta zëvendësonte historinë me një tjetër histori, gjersa, ashtu si djalli, t’ia këkrkonte haptazi shpirtin shqiptarit.

Në shumë drejtime është vazhdimi i (firmosjeve për coptimin e territoreve). Në kreun e shtetit Natyra dhe karakteri i presidentit ku jam përpjekur të analizoj arratisjen e presidentit nga vetvetja dhe nga territoret e Dardanisë; tani po shkruaj problemin e etikës, të normave dhe vlerave që i japin presidentit mundësi të realizojë Unin, egon dhe prapaskenat e veta nga firmosja tinzare për demarkacionin me Malin e Zi dhe me Maqedoninë që janë në kundërshtim me interest e popullit. Disa ide të shprehura në arratisjen nga liria, në mënyrë të pashmangëshme përseritën në këtë shkrim.

Natyra e arratisjes dhe karakteri i Hashimit unë e trajtoj si çështje e karakterologjisë që nuk janë prekur nga shumë shkrues paraardhës në (facebook), dhe unë vetëm shkurtimisht kam prekur problemin tanimë për islamin politikë dhe për arratisjen. Dyshimi në rritje lidhur me arsyen njerëzore e ka lidhur turbullirën morale të tij, kështu që shqiptari ka mbetur pa udhëheqjen dhe të zbulesës, edhe të arsyes shqiptare. Sidomos, teoria e shtetit kombëtar në përgjithësi ka marrë si të mirëqenë trajtën e shkëputjes copa të mëdha territoresh. Idealin e sovranitetit të popullit presidenti gjithmonë ka marrë si të “mirëqenë” një vision jo të qartë mbi natyrën dhe kufijtë e shtetit.

Arratisja nga ajo detyrë që ta shtroi historia, që ta shtroi dialektika - kam frikë të të mos lëndoj, por nga ajo detyrë dezertove. Fjalë e rëndë është kjo, o presidenti i Dardanisë së dashur, mirpo unë nuk di si ta quaj ndryshe këtë punë... Fjalën e vërtetë, pra, që nuk e bën flirt me pushtetin, por, atë që ëshët dhe që vihet në shërbim të interest kombëtar, shoqëror dhe shtetëror. Natyrisht, në gjithë këtë tronditje shqiptare veproi aleanca e vjete e prontos për ta dobësuar sa ma shumë faktorin shqiptar. Arratisja e presidentit dobësoi vetvetiu edhe çështjen shqiptare.

Kush do të duhej, sipas mendimit tënd, kush do të duhej të ishte i pari përveç teje në këtë betej shumë të rëndësishme, në këtë betej dramatike për çështjen ekufijve tanë, që po zhvillohet dhe që duhet të shkoj përpara në Tokën Shqiptare? Kush do të duhej ta mbronte atdheun tonë dhe që të jetë vend i sigurtë. Unë mendoj se këtë punë do të duhej ta bëje Ti si president. I pari. Dhe jo të ndodhte kjo që ndodhi. Me fjalë të tjera. Ti president do të duhej të ishe në krye të këtij pazari të turpshëm, në krye të kësaj lufte të pistë. O president i Dardanisë, ti me arratisjen tënde e le krahthatë! E le krahthatë në kohën kur më së shumti duhej që ta mbroje vijen kufitare, që ti të mos e firmosëshe aktin e turpit. Bëre kulltuqe, villa, bëre poste dhe e harrove popullin! Sot ishte koha, sot është koha që t’u tregosh të gjithëve se nuk u shit Hashim Thaçi? Kjo do të ishte politikë e vërtetë.

Kështu që politika e arratisjes për mua është orvajtje për të përvetësuar epërsinë ndaj shtetit. Po përse? Sepse thellë brenda përbrenda presidenti e ndien veten inferior ndaj popullit. Mirpo presidenti i instinktit është i destinuar të ndjej veten inferior. Kjo do të thotë se një relativizëm i till, i maskuar me terma psikologjik, filozofike, jo etike dhe politike, nuk është atdhetarizëm, por reaksin antikombëtar. Disfata e recionalizimit të njëzetëvjeçarit i cili është kushtëzuar jo nga besimi ndaj atdheut, por nga ngushtësia e nocionit të tij. Gabimet e racionalizmit të njëanshëm partiak nuk mund t’i ndreqë dobësimi i moralit, por forcimi i arsyes dhe kërkimi i pandalshëm i të vërtetës për historinë, gjuhën, kulturën, por jo obskurantizmi pseudopartiak i PDK,së.

Dallimi është tepër i trashë, por është po ai dallim që ka presidenti midis jomendjes dhe zemres, midis logjikës dhe të bërit politikë, ose, që është edhe më e afërt, midis fortunës dhe tradhtisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: