Xhuli Spahiu: Menyra e te menduarit permes ndjenjave
| E Shtune, 25.11.2017, 07:37 PM |

Menyra e te menduarit permes ndjenjave tona

Nga Xhuli Spahiu

Cdo gje qe na ndodhe gjate jetes, eshte terhequr nga menyra e te menduarit tone. Duam apo nuk duam t´a pranojme kete, ky eshte nje realitet i cili nuk mund te jete ndryshe. Sa me pare qe bindemi dhe besojm tek vetja e tek mendja jone dhe e pranojme kete konstatim, aq me pare jeta jone do te transformohet, drejte pozitivitetit e te mirave qe na sjellin lumturine.

Ne definitivisht i kemi mundesite te zgjedhim menyren e te menduarit e cila do te behet nje realitet i mire apo jo i mire ne pervojen tone. Qe ta zgjedhim menyren pozitive e te kendshme te mendimeve tona, me pare duhet kontrolluar permbajtjen, vleren dhe rendesine e tyre. Shpesh here mendojm ne gjerat negative dhe bindemi qe eshte e pamundur te bejme kontrollin dhe vleresimin e asaj sasie te madhe mendimesh, qe prodhohen brenda nje dite nga kokat tona edhe pse ndjenjat reagojne pozitivisht e ne menyre te drejt e me optimimizem sipas permbajtjes, rendesise dhe vleres qe kane ato,dhe ateher i dim vleren se me ane te pozitivitetit ne mendjen tone arrijm ate qe edhe e deshirojm.

Shpeshehere ndodh qe mos ta vleresojme anene pozitive aq sa duhet, rendesine qe kane ndjenjat tona ne krijimin e nje jete sa me komode e sa me te lumtur, permes kontrollimit te menyres se te menduarit tone.

Sipas menyres se te menduarit,qofte pozitive apo negative ai mendim, shfaqet edhe ne menyrat e transformimit te menduarit e ndjenjave tona, qe na bejne te ndjehemi her mire e her keq,her te gezuar e her te pikelluar a,shtu sipas permbajtjes qe kane mendime tonat.

E pamundshme eshte te ndjehemi mire e te lumtur, kur ne te njejten kohe, prodhojme mendime negative, dhe e njejta gje na ndodh edhe kur te ndjehemi te pikelluar e ne ato qaste prodhojme mendime pozitive.

Nese qendrojme ne frekuencen e mendimeve negative, do te perballemi me perjetimin e ndjenjave te pakendshme, te cilat na bejne jeten teresishte te pakendshme,te veshtir dhe te pikelluar e duke na shkaterruar edhe shendetin tone fizik dhe ate psiko-social, permes ballafaqimit me merzine, friken, zemerimin,hidherimin,pikellimin, urrejtjen dhe xhelozine si produkte te mendimeve negative.

Se ne cilen frekuence te mendimeve gjendemi, ndjenjat jane ato te cilat na lajmrojne permes ndjeshmerise se tyre, te kendshme apo te

pakendshme, pozitive apo negative te cilat varen teresishte nga permbajtja dhe vlera e mendimeve tona.

Po deshem te perballemi me perjetimin e ndjenjave te kendshme, duhet t´a nderrojme frekuencen e mendimeve negative ne at pozitive, qe t´a bejme jeten tone me te kendshme e me te lumtur dhe shendetin fizik e psiko-social me te forte, permes ballafaqimit me entuziazmin, gezimin, mirenjohjen, krenarine, optimizmin, vullnetin, ngazellimin dhe dashurine ndaj punes, mesimit, dijes, njerezve, familjes, vetes dhe jetes.

Nese respketi dhe dashuria jane emocionet me te bukura e me te vlefshme, do te ishte e ndershme dhe e vlefshme per ne, qe mendimet tona te mbushen sa me shume me respekt e dashuri ndaj njerezve, gjerave, punes, dijes, drejtesise, moralit, beses dhe atedhe-dashurise. Forca e mendimeve tona te mbushura me respekt e dashuri, do te na beje me te forte, me te lumtur, me te shendetshem dhe me krenare gjate gjithe jetes.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: