Nikë Gashaj: Ligji për simbolet kombëtare në Mal të Zi
| E Merkure, 22.11.2017, 07:54 PM |

LIGJI PËR SIMBOLE KOMBËTARE NË MAL TË ZI

Nga Nikë Gashaj

Në periudha të ndryshme historike flamuri shqiptar ka qenë i ndaluar në Mal të Zi, si për shembull pas demostratave të studentëve në Kosovë me 1981. Si problem është paraqitur përdorimi identik i flamurit shqiptar në Mal të Zi me flamurin e shtetit shqiptar. Mirëpo, jam i mëndimit se qendrimet të tilla janë të pa baza, sepse flamuri shqiptar ka cilësi të dyfishtë: është jo vetëm simbol shtetëror, por dhe simbol kombëtar, prandaj dhe të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në kohën e pluralizmit politik, që nga viti 1990, përsëri është lëjuar përdorimi i flamurit shqiptar në Mal të Zi, por ka pas raste të intervenimit të policisë dhe të ndalimit të përdorimit publik të flamurit shqiptar duke e konsideruar atë si flamur të shtetit të huaj.

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave ka qenë e angazhuar për hartimin e projekt ligjit të ri për zgjedhjen dhe përdorimin e simboleve kombëtare të pakicave. Si antar i Grupit punues për hartimin e ligjit në fjalë, që në fillim të punës ua kam ndarë  antarëve të Grupit me shkrim propozimet e mia në lidhje me ligjin. Ndër të tjerat u kam shkrua: “Popujtë pakicë dhe bashkësitë tjera nacionale dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë të përdorimit dhe qitjes së simboleve tradicionale kombëtare.

Simbolet nacionale të pjesëtarëve të popujëve pakicë ose të bashkësive të tjera  kombëtare pakicë të cilat mund të përdoren individualisht apo në bashkësi me të tjerët janë simbolet tradicionale  kombëtare të cilat janë përdorë deri me tani.

Simbolet e popujëve pakicë ose të bashkësive tjera nacionale pakicë nuk guxohen dhuntisht me i ndërrua, me ia imponua popullit pakicë  ose bashkësive nacionale pakicë dhe pjesëtarëve të tyre, as që guxohet që simbolet kombëtare të përdhosen.

Në njësin e vetëqeverisjes lokale në strukturën e popullatës së saj populli pakicë ose bashkësia nacionale pakicë të cilat bëjnë pjesë me më se 5%, simbolet e tyre kombëtare janë në përdorim publik.

Simbolet kombëtare të popullit pakicë ose të bashkësisë nacionale pakicë të cilët në nivelin e komunës nuk e arrrijnë 5% në strukturën e popullësisë mund të jenë në përdorim publik në vendbanime ose në Bashkësi lokale në territorin e saj nëqoftë se në ato hapësira e arrijnë 15 përqindje të popullësisë”.

Kjo ka qenë me rëndësi, përarsye se   5%  ua mundëson shqiptarëve përdorimin e flamurit kombëtar  në komuna: Ulqin, Tivar, Tuz, Plavë , Rozhajë dhe Guci. Propozimi i tillë është pranua nga Grupi punuas, nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, respektivisht nga Qeveria e Malit të Zi.

Më tutje kam shtua: Simbolet kombëtare në përdorim publik mund të qiten në ndërtesat dhe hapësirat e vetëqeverijses lokale, të ndërmarrjeve dhe të institucioneve publike, gjatë festave shtetërore dhe të festave të pakicës kombëtare ose të bashkësisë tjetër nacionale kombëtare.

Përdorimi privat i simboleve kombëtare  të popullit pakicë ose të bashkësisë nacionale pakicë dhe të pjesëtarëve të tyre në njësitë e vetëqeverisjeve lokale është i lirë. Prandaj dhe të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në përdorimin privat, simbolet e popullit pakicë ose të bashkësisë tjetër nacionale pakicë mund të përdoren e të qiten dhe pa flamur shtetëror.

Njësitë e bashkësive lokale në të cilat jetojnë popujtë pakicë ose bashkësitë tjera nacionale pakicë janë të detyruara që me statatutet e veta  më detajisht ta rregullojnë çështjen e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare, në pajtim me ligjin”.

Puna e Grupit punues në hartimin e ligjit për simbole kombëtare nuk ka qenë e lehtë. Natyrisht, se ka pasë dhe qendrime të ndryshme dhe polemika. Por më në fund Grupi punues me shumicë është dakordua dhe ka arrijtur rezultate pozitive në hartimin e projekt-ligjit.

Qeveria e Malit të Zi e ka  përcaktua propozimin e ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe të qitjes publike të simboleve kombëtare. Përcaktimi i propozimit të ligjit  nga Qeveria e Mali të Zi, në esencë i përmbanë elementet pozitive të hartuara nga Grupi punues, sikurse janë: simbolet kombëtare konsiderohen ato simbole të cilat pjesëtarët e popujëve pakicë dhe të bashkësive tjera nacionale pakicë i përdorin për prezentimin dhe shprehjen e identitetit kombëtar (neni 2); simbolet kombëtare janë stema, flamuri dhe himni(neni 4); në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjestarët e popullit pakicë ose të bashkësisë tjetër nacionale pakicë e bëjnë shumicën e popullësisë, sipas rezultateve të fundit të regjistrimit të popullësisë, në ndërtesat të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve publike themeluesi i të cilave është komuna, respektivisht shteti, vazhdimisht valvitet flamuri  i atij populli pakicë ose  të bashkësisë tjetër nacionale pakicë(neni 11); në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjestarët e popullit pakicë ose të bashkësisë tjetër nacionale pakicë  e bëjnë më shumë se 5% të popullësisë, sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, në ditën e Festës të atij populli pakicë ose të bashkësisë tjetër nacionale pakicë, në ndërtesat e organeve të vetëqeverisjes lokale, qitet dhe flamuri i atij populli pakicë ose të të bashkësisë tjetër nacionale pakicë(neni 12); flamuri kombëtar i popujvë pakicë qitet dhe në hapësirat e klulbëve të deputetëve etj.

Etalonin e stemës  dhe të flamurit, si dhe shënimin për nota të himnit do ta përcaktoj me marrjen e vendimit Këshilli i popullit pakicë ose të bashkësisë nacionale pakicë..

Pajtueshmërin për vendimin e Këshillit kombëtar e jep Qeveria e Malit të Zi.

Prandaj, për marrjen e vendimit të lartëpermendur ekziston përgjegjësia e Këshillit Kombëtar  të shqiptarëve në Mal të Zi në atë aspekt që Flamuri kombëtar të mos  pësoj ndryshime, por të përcaktohen për flamurin tradicional kombëtar shqiptar. Këshilli Kombëtar shqiptar, parasëgjithash duhet ta ketë parasysh Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79, ku thuhet: pjesëtarëve të popujëve pakicë dhe të bashkësive tjera nacionale pakicë u garantohen të drejtat dhe liritë të cilat mund t’i shfrytëzojnë individualisht dhe në bashkësi me të tjerët: në zgjedhjen, përdorimin dhe qitjen publike të simboleve dhe në kremtimin e festave kombëtare (pika 2). Andaj, sipas kësaj dispozitë kushtetuese vetëm pakicat, prandaj dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë të drejtë me i përcaktua simbolet e veta kombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: