Hadri: Virgjëria në kokën e meshkujve fundamentalistë
| E Marte, 21.11.2017, 09:17 PM |

VIRGJËRIA ËSHTË NË KOKËN DHE NË SHPIRTIN E MESHKUJVE FUNDAMENTALIST, PRIMITIV, KONSERVATORË E TRADICIONAL!

Nga Alida Hadri

Tashmë ka ardhur koha të marr kahjen e duhur të  jetës në duart e mia, për ti  lënë  pas koncepcionet e ndryshkura bashkë me mentalitetin e poshtër social, i cili i trajton femrat si qenie të pamjaftueshme seksuale. Eshte ky momenti i fundit, kur gjenerata e re,ku bëj pjesë dhe unë  duhet të marrim timonin e anijës ne duart e tona për ti dhënë jetës sonë drejtimin e duhur, atë në të cilin besojmë ne dhe jo të tjerët! Botëkuptimet provinciale i ndalojnë e i bëjne të ndihen të turpëruara femrat për eksplorimin e vet seksual, nderkaq meshkujt i shtyn të  bëjnë sa më shumë eksperienca!

Përse ndodh kjo?!

Gjithmonë  duan të na mbajnë në një kuti të vogël rozë e cila me kalimin e kohës nga rutina që i ngjason shumë vdekjes së mërzisë,merr pamjën e ngjyrës së zezë!

Kjo gjeneratë është duke mbështetur idetë e prapambetura të  gjyshërve e stërgjyshërve tonë por edhe të  prindërve tanë që nuk mbetën pas, duke na inkurajuar  të mos rritemi asnjëherë...!

Personalisht  ndjehem e dërrmuar nga ky rol i viktimës që nuk më përket, nuk më shkon me fytyrë,me stil e aq më pak me ideologji!

Sipas disave,femra duhet të përdoret vetëm për kënaqesi dhe ngritje të egos mashkullore duke harruar vetën dhe nevojat që ajo i ka!...

Pra, është kulmi i çmendurisë - që një femër banore e planetit Tokë në vitin 2017 të shek. 21 të jetë e virgjër -  për çka dhe për kë?!.

Zoti i ka krijuar njerëzit së bashku me të gjitha organet vitale dhe aksesorët fizikë që kushtimisht mund të i posedojnë, ndaj i bie qe Zoti ta ketë krijuar edhe atë "pëlhurë të dreqit" që do të preferoja kurrë të mos ekzistonte - kështu shoqerisë do t`i evitoheshin shumë telashe si dhe femrat nuk do ta kishin nevojën të kalojnë nëpër ankthin dhe dhimbjën që e përjetojnë "herën e parë" që nuk do të duhej të ishte asgjë më shumë se eksplorim,kuptim i botës përmes përspektivës seksuale.

Bravo! -  e kuptova më në fund pas gjithë këtyre viteve, Zoti i krijoi engjëjt,njerëzit,dreqin dhe së bashku me të edhe "cipën djallëzore" që njerëzit i vunë emrin:"virgjëri" për ta bastarduar edhe më shumë duke e relacionizuar me një gjë të “mirë”. Pastaj nga kjo rrjedh dhe "ideja e çmendur për t’u bërë murgeshë"!

Sa më shumë kohë që kalon aq më vështirë është të jesh protagoniste e një marrëdhënie të parë seksuale, është një sërë elementësh psiqike që ndikojnë në parandalimin e një hapi të tillë dhe, nëse veç vendos,  është vështirë të mbash këtë vendim gjatë atij procesi të "zhvirgjërimit" që edhe në imagjinatë  të duket sikur s’mbaron kurrë!

Nga ky ankth i panevojshëm, gjenerata e re ka marrë trauma dhe janë shndërruar  në frikacakë të vetvetes: kësaj gëndje  të pakuptimtë i paralizohem, mpihem e terrorizohem se brenda rrethit të frikës së pashmangshme,bëj pjesë edhe unë. Kjo do te thotë se pragu im i tolerancës ndaj dhimbjës është shumë më i ulët sesa i miliona femrave tjera rreth botës që e bëjnë këtë akt çdo ditë,për herën e parë..!

Nga kjo gjendje të themi traumatike, sikur i bie të jam më e veçantë, apo më e vonshme nga naiviteti i tepërt i cili më ka bërë të dobët emocionalisht!

Ne vitin e fundit te universitetit dhe ende "sipas rrethit" duhet të fle në orën 6 të mbrëmjes,të pi një gotë qumësht dhe të dëgjoi çfarë kopallash thotë lagjia, komshiu apo një banor tjetër më i largët, që me sa duket po dëshiron  të martohet me një femër virgjine - thua se mua më intereson apo më shqetëson kjo,kur një njeri i tillë as që më duhet, sepse i frikësohem mentalitetit të tij!

E di se çfarë -  sado e pabesueshme që mund të tingëllojë, ka ekzistuar një kohë kur edhe unë kam besuar në gjepurat religjioze e të qenurit e virgjër deri në martesë,të dorëzohem në fustan të bardhë!?

Sa qesharake kjo, kur në radhë të parë nuk e kam menduar  asnjëherë se a dua realisht të martohem, (Pse?)-fundi i fundit mos e kam me patjetër martesën, me këdo qoftë, veç për plotësimin e ekspektativave  sociale që janë të ngopura deri në krye me hipokrizi?!

Po u dashka të dorëzohemi në fustan të bardhë. hëmm,të dorezohemi për çfarë? - se mos po shkojmë të vdesim në atë dhomë,të i lëmë të gjitha armët tona të përtokura, për të dhënë një njeriu "forcën e Zotit" dhe për të thënë: bëj me mua çfarë nuk ka bërë askush,se ti e meriton,se ti je alfa mashkull dhe arsyeja e krijimit tim je ti! Kjo është vërtetë patetike! Gjëja më e shëmtuar që kam dëgjuar ndonjëherë se femrës i hapin gropën dhe e varrosin të gjallë, ndërkaq  mashkullit i japin vendin e Perëndisë, duke e ngritur aty ku çdo Perëndi e ka vendin,në qiell!

Supozohet se duhet të ju dorëzohesh ndjenjave dhe jo fustanit ,e as burrit qe nuk e di se cili do të jetë dhe sa të meriton?!. Mund te del se të meriton shumë më pak se një i panjohur?!

Në një kohë kam besuar që femra  s'duhet të lejoj ta njoh askush intimisht,të prek aq thellë trupin e  saj,  se kam menduar që gjatë rrugës, t`ia prek edhe shpirtin por jo,tash e di se kjo është  e vërtetë vetëm nëse e lejon veten të jesh aq e dobët saqë seksi të kontrolloj trurin dhe shpirtin,ta anuloj ndërgjegjen dhe arsyen e kjo ndodh vetëm nëse qendron e virgjër deri në pafundësi!

Pastaj, pos kësaj, s'eshtë e mundur, nëse ai vazhdimisht  bën sjellje idiote, ta duash dhe të qëndrosh me të vetëm për faktin se paske bërë seks por, nëse e ndjen se duhesh, jam e sigurt që s'është për vetën por për t'ua bërë qefin të tjerëve!

Edhe nëse krijojmë familje me dikë, s`duhet të qëndrojmë me të nëse nuk deshirojmë, aq më pak për faktin se ke pasur seks me të për herë të parë! Të bërit seks dhe dashuri janë dy gjëra të ndryshme. Seksi është çështje momenti, kurse dashuria është krejt diçka tjetër sepse lind nga brendia e njeriut dhe është një prej zërave më të bukur hyjnor...!

Të bësh dashuri i bie të kesh intimitet me dikë në të cilin je dashuruar, ndërkaq  të humbësh virgjërinë dhe të bësh seks nuk i bie asgjë, pos  eksperiencave në të cilat të gjitha qeniet njerëzore duhet të kalojnë,për të gjetur dashurinë sepse dashuria nuk gjendet veç në shikim!

Shumicës së djemve as nuk i’u kujtohet hera e tyre e parë, nderkaq  femrave i’u  kujtohet vetëm shkaku i dhimbjes,besoj përpos nëse paraprakisht ka pasur një lidhje të  krijuar me një person me të cilin është bërë ai akt... ,e ajo është çështje tjetër dhe pikërisht për atë arsye nuk e dua eksperiencën e parë me dikë që mund të ndodh, se e kam edhe më të voglën ndjenjë për të. Aq më pak që më intereson, aq më mirë! Më lehtë harrohet!

Shfaqja(Jeta) duhet te vazhdoj...!

Shumica e të rejave thellë në vete,nëse nuk mendojnë njejtë ndjehen ngjajshëm,besoj se do të donin eksperiencat e para,për të cilat thuhet se ka vështirësi fizike,të I kalonin me djem që I tërheqin fizikisht por absolutisht nuk ndjejnë asgjë tjetër për ta dhe pas atyre skenave dramatike,s’do të donin të I shihnin më kurrë…!

Çdo femer,pas herës se parë,para se të vendos të jetë me dikë tjetër në çfarëdo aspekti,duhet  të lë të kaloj një kohë për të organizuar idetë e veta,por kësaj here e lirë nga paragjykimet që nuk janë asgje tjetër,pos barrë për vetën dhe shoqërinë.

Ne fakt, mendoj se duhet të gjitha vajzat në moshën 17-18 vjeçare të kalojnë nëpër atë eksperiencën e pashmangshme– njejtë sikurse vajzat në të gjithë botën, natyrisht duke i përdorur të gjitha masat mbrojtëse, të nevojshme, duke e kuptuar përgjëgjsinë e të qenurit të rritura!

Ne,edhe në këte aspekt duhet t`i lëmë pas botëkuptimet e  prapambetura, dhe theksueshëm te cekëta!

I urrej thellësisht,sidomos njerëzit që i kanë 30-40 vjet e janë shtrirë mbi mijëra femra dhe pastaj shprehin vullnetin për të përfunduar me një vajzë 17-18 vjeqare - të virgjër. Sikur këta të fundit të ishin moralistët më të "mëdhenjë  në botë",shenjëtorë kur në fakt,me sjelljet e tyre të pështira janë më të degjeneruarit, sepse në vend që  të preferonin të ishin me femra me  plotë kuptimin e fjalës, gra që janë në nivelin e tyre, ata e shikojnë dikë,me nivel shumë më të  ulët intelektual për ta manipuluar  dhe me eksperiencën seksuale të një femije 13 vjeçar, që supozohet se kështu do të ishte e duhura.

Kjo me se shumti lidhet me vetëbesimin e ulët tek meshkujt,  që frikësohen se, femra që ka pasur partner seksual para tij, do ta krahasojë tërë kohën me të . Ndaj,ata duke mos qenë te denje per t’u krahasuar  me askë,për shkak të paaftësive të tyre që t`i plotesojnë  kerkesat erotike të femrave , tërhiqen, sepse nëse do të kishin vetbesim të lartë,do te ishin në gjendje të i dëshmojnë atyre por edhe vetës,se askush nuk mundet të bëj asgjë më mirë se ata!

E urrej virgjërinë  dhe te qenurit e virgjër. I urrej këto "koncepte idioteske" qe gjeneratave të sotme u’a fusin ne kokë për t`i mbrojtur gjoja prej "vrazhdësisë së botës" . E tash. kur të kalojnë nëpër këtë eksperiencë  do t`i  shkulin flokët,të qajnë,të bërtasin e të sillen sikur te ishin të përdhunuara  për tri arsye: e para, shkaku i dhimbjes fizike që janë paralajmruar prej adoleshencës qe do ta kenë si dënim veç  për faktin se janë femra. E dyta, për shkak të dhimbjës psiqike të influencuar nga lufta e brendshme me konceptet primitive dhe atë çfarë tash realisht besojnë. Me këtë të fundit e di se kokat do t’iu eksplodojnë dhe së treti, shkaku i faktit që pritet nga shoqëria të sillen ashtu!

Ështe koha,në fakt veq ka kaluar!

Moshataret e mia dhe ndoshta edhe vajzat pak më të reja,duan të dinë gjithçka - sesi funksionon, jo t`i injorojnë plotësisht disa aspekte të  jetës!...

Edhe kjo gjeneratë ashtu si të mëparshmet, herën e parë tenton ta relacionoj me shenjëzim ,që do të duhej të dëshmojë dashurinë, që dikush e ndjen për dikë,kur sipas studimeve shkencore te shumë femra mund të mos ketë asnjë shenjë  gjaku por, edhe nëse ka  nuk lidhet në asnjë mënyrë me dashurinë që një person mund të ndjej!

Dikush që ka bërë  intimitet  për  herë të parë me një mashkull , mund te mos i interesoj fare për  çështjen në fjalë, perderisa dikush tjetër, që mund të ketë pas një numër të caktuar partnerësh, dikë që e njeh më vonë mund të jetë Bota për të!

Prandaj,të gjithë ata budallenj që kanë mentalitet të tillë, e meritojnë trendin e "qepjës" së organit nga femrat, por sikur të isha si ato, as privilegjin e mashtrimit e as të ndërhyrjes kirurgjikale s'do t'ua jepja – përkundrazi, do t`i shikoja të gjithë në sy, një nga një, duke ju përseritur që nuk vlejnë  gjë!...

Do të doja ti thoja gjithsecilit se kam vendosur pas tërë kësaj kohe, për atë, gjoja privilegj,të  asaj   forme të tillë, të i  jap dikujt që nuk i intereson kjo çështje fare por, as mua të mos më interesoj ai si person...vetëm per faktin se kjo s'vlen asgjë, sepse virgjëria gjendet në kokën dhe shpirtin e meshkujve tradicional dhe s’ka të bëjë  me botën moderne,me civilizimin,në të cilën jetojmë sot...!

Atij,që do të vendos ta dua, do t`i jap shumë më shumë... zemrën, ëndërrat, shpirtin dhe gjithçka që kam, sepse dua të bindem që ai s'është injorant sikurse disa të tjerë. Dua të jetë ai që s'më do për virgjerinë famëkeqe por, më do mua dhe brendësinë  time, për atë se çfarë qenie njerëzore e mrekullueshme jam dhe ai këtë mund ta sheh..!

Krejt në fund, ju uroj fat të gjithë primitivëve që krijojnë rregullat jologjike e të pabaza  dhe  gjithë injorantëve të  ndjejnë  turp për pjesmarrjen  e tyre  në listën  e  zezë, të shohim edhe sa do të ju zgjatin reliktet e mbetura në shoqerinë moderne!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: