Fazli Maloku: Paradoks i Llojit të Vet!
| E Marte, 21.11.2017, 08:10 PM |

Paradoks i Llojit të Vet!!

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim tepër apsurd, për t'ua njohur pensionin në vlerë prej 230 euro për femra të dhunuara nga serbi gjatë luftës, kurse pensioni i një veterani është vetëm 170 euro!! Çdo njeri normal, sigurisht që është për një kompenzim matrial, për këto fatzeza, të cilat përjetuan dhunë seksuale nga serbi. Por, shtrohet pyetja: Sa ishte kontributi i tyre për çlirimin e Kosovës karrshi një luftëtari të Lirisë?! Edhe po të dhunoheshin të gjitha femrat e Kosovës nga serbi, Kosova nuk do t'a fitonte lirinë. Numri i të dhunuarave sillet deri të 20.ooo ( njëzetmijë)?! Edhe ky, një numër totalisht apsurd!

Deri sot, nuk u dha ndonj shifër, sa femra shqiptare sakrifikuan jetën e tyre, duke e mbrojtur nderin  e tyre, nderin e familjarëve të tyre, por, edhe nderin kombëtar?! Nga historia mësojmë se në të kaluarën shumë femra shqiptare, pranuan vdekjen, por jo edhe ç'nderimin e tyre nga pjesëtarë të forcave pushtuese, të pushtuesve të ndryshëm që patëm në historinë tonë kombëtare. Bile, me këto akte heroike të këtyre vashave që dhanë jetën duke e mbrojtur nderin, jo vetëm që mburreshim, por, rapsodët iu kënduan këngë , me të cilat mbetën të pavdekshme deri në ditët tona. Ku na mbeti lavdia?!

Çka tu themi fëmijve tanë dhe brezave që do të vijnë?! Deri kur qeveritë tona do të marrin vendime jo vetëm qoroditëse, por, do të thoja edhe krejtësisht të palogjikshme?! Por, tani veq u mësuam me vendime të turpshme të këtyre qeverive dhe ky është vetëm edhe një turp në vargun e turpeve.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: