Reshat Nexhipi: Biseda ime me një anëtar të VMRO-së
| E Diel, 19.11.2017, 07:26 PM |

Biseda ime me një antar të VMRO-së, duke mashtruar se është  ithtar i LSDM-së

Këtë  e kuptova, kur, me qëllim të caktuar, i thashë që  kryeministrit aktual  i takon titulli ,,Nobelist,, ose ,,Nderi i Kombit,,

Nga Reshat Nexhipi

Por, të fillojmë me rradhë. Ishim duke udhëtuar me autobus, pa u njohur me njëri-tjetrin. U dëgjua zëri i radios dhe emri i kryeministrit. Bashkëu dhëtari, për të  zbuluar  mendimin im, filloi,siç thashë, të lavdërrojë saç nuk duhet kryeqeveritarin në fjalë, gjë që më bëri të dyshoj dhe, për ta zgjedhur dilemën, shtova: ,,Pa ,,bombat,, e tij, gjegjësisht pa përgjimet, lidhur me korupcionin, vjedhjet, krimet e papara, burgosjet me porosi etj., nga  Maqedonia, nuk do mbetej as nam as nishan, prandaj dhe  atij i takon të  shpallet për nobelist ose ,,Nderi i Kombit,,. Këto dy fjalë, e shqetsuan aqë tepër sa që harrovi se çtha më parë, duke e paraqitur tani Kryeministrin  zi e më zi. Veç tjerash, tha që ,,ky njeri, kërkon të na i ndrojë emrin e shtetit dhe të na zhdukë si komb,,.

,,Shëko, mos e merr aqë rrëmbyer, ndryshimi i emrit, s ka të bëjë me kombin, kemi qënë, jemi dhe do mbetemi ashtu siç jemi-Maqedonas, pa marrë parasysh se si do na quajnë,, i them unë dhe vazhdoj: Ja, p.sh. shqiptarët, më parë, ne i quanim shiptari, me një fjalë pra pezhorative për t i de nigruar, kurse ata mbureshin me atë fjalë sepse, siç thonë ata, ajo ka të bëjë me shqiponjën, që do të thotë se janë djem të saj, kurse Shqipëria vend i shqiponjave,, i sqarroj unë ati, i cili tundte kokën, me qëllim i cili kuptohet, por nuk ishte aqë i thellë që të zbulonte përkatësi në ime etnike. Më pas vazhdova: ,,Sa i takon ndryshimit të emrit të shtetit tonë, për këtë fajtorë jemi ne të Maqedonisë që u pajtuam të ven dosim në masë çështjen e emrit, edhepse kjo nuk ndodhi me asnjë republikë  tjetër në Ish Jugosllavi pas prishjes të saj, bile as me Kosovën dhe Vojvodinën të cilat mbajtën emrat që kishin, kurse ne, lojtëm  rolin e vajzës e cila  pajtohet me  djalin që    takohen dhe, nga ana tjetër, edhe pse 26 vite me rradhë, nuk ndërpreu  takimin, ajo nuk do të kurorë zohet me të.!.

Nuk më kuptoj dot se çdesha t i them, prandaj, anashkaloi këtë dhe bëri pyetjen: ,,A vallë shqiptarët do pajtohen  me  ndrimin e emrit Maqedo ni,,? ,,Jo, aspak, sepse, ky emër  atyre  u  pëlqen për shkak   se, siç thonë ata, ka të bëjë me fjalën shqipe  E Madhe, në kuptim vend i gjerë, por në mungesë të shkromjës Dh, në kartat e historisë dhe gjeografisë, ajo është zavendësuar me germën  T dhe del emri Ematia,, i them, duke e argumentuar këtë në  celular. E tundte kokën, habitej dhe nuk bënte zë, por zje nte nga inati, kur dëgjonte këto historira, që si kish dëgjuar kurë  gjer në atë moment.

Muhabeti sa vinte dhe shtohej. Deshte të dijë mendimin im lidhur me vendimin për prishjen e disa përmendoreve, siç janë Leka i Madh, Filipi i Dy të etj., duke e fajësuar për këtë Kryeministrin dhe Qeverinë e tij. Me qënëse këta të dy i paraqiti si të tyre, nuk hezitova t i them se ,,Unë jam kundër prishjeve, por sa kam dëgjuar, shumë vizitorë të huaj kur shikojnë këto përmendore në qendër të Shkupit, mendojnë se ndodhen në Tiranë, ose në Athinë, sepse shqiptarët thonë që Leka ka origjinë ilire, prandaj dhe paraja e Shqipërisë mban emrin e tij,  kurse grekët  kurrë nuk kanë reaguar, por, megjithatë e quajnë të tyre, sepse si i tillë deklarohej vetë ai, për t i përfituar grekët në luftë kundër persianëve,,. Bashkëudhëtari, vazhdimisht tundte kokën, skuqej në fëtyrë dhe zbënte zë, pa ia prerë fare mendja se me kë bisedon.

Lidhur me përmendoret, më bëri edhe një pyetje shumë të qëlluar:,, Pse grekët, në fokus kanë vetëm ndryshimin e emrit Maqedoni, kurse përmendorja e Filipit të Dytë në mes të Manastirit dhe  në qendër të Shkupit, këtu, bashkë me të babajt të tij,  pothuajse nuk u bën fare përshtypje,,? Më vuri në mendim, sepse, ashtu është.  E vrava pak mendjen dhe i dhashë këtë përgjigje, por sa kisha të drejtë, nuk e di: ,,Me siguri, në ndonjë moment të volitshëm për ta, grekët pra, të kenë ,,alibi,, për t i thënë botës se Manastiri dhe Shkupi janë qytete greke,, i përgjigjem pyetjes së tij, i cili nuk pati guxim as të  demantojë as të pohojë opinio nin  im. Nuk mbeta pa i thënë se kjo që sapo thashë vlen edhe për shqip tarët.

Kur përmenda shqiptarët, nxorri fare brinjët dhe tha:,, Halli i madh na ka zënë me këta njerës, duke u shërbyer me fjalën popullore lidhur me ple shtin: ,,Ta lësh të gjallë, të kafshon, ta vraç, mban herë të pa durueshme, prandaj dhe ne Maqedonët nuk dimë si të veprojmë me ta, sepse u bënë faktor i rëndësishëm në Maqedoni: prej tyre nvaret Qeveria, Parlamenti dhe ardhmëria e këtij shteti, kështu që, duam ose nuk duam, duhet të kemi marrëdhënie të mira me ta...,,më thotë bashkëudhëtari, duke zbri tur nga autobuzi. ,,Më vjen mirë kjo që deklarove në fund, sepse unë jam shqiptar,, i them, duke u përcjellë, kurse ai, i habitur, u largua duke tun dur kokën, në të cilën kushedi se çfarë i bluhej  për ne shqiptarët.

Shkrimin, po e përfundoj me një porosi, ose mesazh kombëtar  adresuar liderëve, ministrave dhe deputetëve tanë: Mos rini indiferent nda çësht jes së emrit të shtetit tonë të përbashkët,  por të kërkoni  që në të, nëse ndryshohet, të ketë edhe elemente shqiptare, gjë  të cilën disa herë e kam sugjeruar përmes shtypit, sepse, siç deklaroi edhe ish kryeministri Lubço Gjeorgjievski, në vitin 2020, pra pas tre vjet, ne shqiptarët në në Maqedoni bëhemi shumicë, por atëhere do jetë vonë të kërkojmë ndonjë ndry shim, sepse, të shprehem në gjuhlën e popullit ,,Emrat e shteteve, nuk janë brekë që të mundim t i ndrojmë kur të na kujtohet ne,,.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: