Vjollca Pasku: Mathauzeni i varfërisë
| E Hene, 13.11.2017, 06:24 PM |

Vjollca Tiku Pasku

 

MATHAUZENI I VARFËRISË

 

Sot natën kam fjetur me vdekjen dhe u zgjova me retë,

teksa pashë njerëz që vuanin urie me zorrë të ngjitura,

kokë, qafë, flokë të rënë, varur si në ditët e fundit në jetë, ...

sy të nxirë, të ngjyer nga skëterrat mbi tokë të ngritura.

 

Kur yjet u shuan dhe toka u njom nga bryma e ftohtë,

dikush shpirtin bëri kurban të hakmerrej ndaj varfërisë,

në një pemë u var pesha e një jete, në lakun e fortë,

ku mbylli ditët brenda rrethit vicioz të botës së mizorisë.

 

Tremben se ç’mund të ndodhë pas diellit të mekur

me pesë lastarët e njomë që lëshoi rrënja jote, ku i le,

zëri yt endet në karaharorët e tyre, ku rrëshqasin lotët e thekur,

“Rrituni zogjt e mi, mua mos më zgjoni dua sa më gjatë të fle!”.

 

Dua të hyj në tokën e verbër pa rrugë mes të vdekurve,

në rrjedhat e nxehta të fjalëve të pathëna në këtë botë,

është e padrejtë errësira mbushur me shpirtrat e të vobektëve,

që urinë e vulosën me heshtje, dhe skamjen me lotë...

 

Bota e poshtme më tërhoqi me zërin në veshin e heshtjes,

më tregoi pemët që vajtonin gjelbërimin e braktisur,

shpirtra ku në gjuhët e tyre rritej një rrufe mallkimi,

ku bëheshin flutura zjarri në tokën e çarë e të dirsur.

 

Jo, nuk dua të dëgjoj, të shoh trupa që dridhen pa jetë,

mbarimi i kohës së Mathauzenit është një gënjeshtër,

se Mathauzeni i varfërisë është ngritur në këtë vend,

ku fuqia e madhe e fjalës së bashkuar ka vdekur e heshtur.

 

Dua të dëgjoj muzikën e paqes shpirtërore të mrekullisë,

era të lëshoj flladin e buzëqeshjeve të sinqerta njerëzore,

engjëjt të lëshojnë anembanë në tokë farën e begatisë,

jeta në tokë të ketë kuptim, për çdo qenie tokësore...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: