Demir Krasniqi: Po qanë plaku te banderri
| E Diel, 12.11.2017, 09:06 AM |

PO QANË PLAKU TE BANDERRI

 

-Parodi kushtuat fushatës zgjedhore kosovare -

 

Gjëmojnë fusha , gjëmojnë male –

Zo’, çka janë këto festivale ?!

Zo’, çka janë gjithë këto fushata –

Që s’ pushojnë dita , as nata ?!

 

Jo, nuk janë këto festivale –

Janë fushata elektorale !

Hiq pa gjumë po i çelë drita –

Duke  vrapua me zanë pozita !...

 

Për pozita me ikë prej pune –

Veç me u zgjedhë  Kryetar Komune !

Veç me u zgjedhë për deputet –

Për pozita e për pushtet !

 

Kryetar me u bë mbi shtet –

Me e pasë n’ dorë ndo ‘i  hyqymet ,

Me punua qysh t’ dojë vet ,

Me jetua  me shumë  lezet !

 

Mos me qitë baltë me mistri –

Me punua  në ministri !

Kryeministër , a  Kryetar –

Përmbi shtet me u bë  i parë !

 

Sheshe , rrugë , mure e bandera ,

Na janë mbushë plot me postera –

Burra , pleq e djem të ri ,

Nuse e çika për bukuri !...

 

Po qanë  plaku  te  banderi –

Po bërtet :”Mjeri unë, i mjeri !

Haj , medet , koka bë  beteri 

Qysh kanë  vdekur gjithë ky njeri ?!”

 

Ka nisë plaku , po  qanë me za :

“Gjithë këta njerëz , që  qenkan  vra !

Der këto foto , der ky shkrimi –

Nuk po shkruajnë kur është  varrimi ?!”

 

Një djalë i ri – plakut po i jep gajret :

“Mos u mërzit axhë , këta s’ kanë ndërrua jetë !

Por , po kërkojnë vota nga qytetarë e fshatarë –

Krejt nëpër komuna me u zgjedhë kryetarë !...

 

T’ gjithë i ka rrokë sëmundja , veç për karrierë –

Prandaj ditë e natë , këta po na bëjnë poterë !

Prej njerëzve të sëmurë që vuajnë nga karriera –

Po ngulfatën muret edhe shumë bandera !...

 

Edhe kësaj here , si gjithë  herëve tjera –

Anë e kënd qyteteve , po jehon potera !

Shumë vitrina , sheshe , rrugë  edhe  bandera –

Janë mbulua me foto edhe me  postera !...

 

Mbi drurë  e mbi shtylla , mbi mure e dritare –

Nuk kursejnë metoda , për fushatë elektorale !

Nuk kursejnë as mjete , për fushatë zgjedhore –

Për zgjedhje lokale dhe ato qendrore “!

 

Gjilan, më 28.10.2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: