Cikaqi: Promovimi i krijimtarisë së Bari Dervishllarit
| E Diel, 12.11.2017, 11:05 AM |

PROMOVIM I KRIJIMTARISË SË POETIT DHE FABULISTIT BARI DERVISHLLARI

Nga Beqir Cikaqi

Ditë më parë(29/11/2017), në San Zenone degli Ezzelini të provincës së Trevisos, në organizim të Shoqatës Kulturore “Lidhja e Prizrenit”,  mbështetur edhe nga komuna u organizua krijimtaria e poetit dhe fabulistit, z. Bari Dervishllari, me origjin nga Dushari i Korçës, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Rosa të Bassano del Grappa(VI).

Këtë veprimtari e hapi kryetarja e shoqatës “Lidhja e Prizrenit”  profesoresha Hedie Xhyheri, në praninë e aktivistëve të migracionit shqiptar, dashamir të fjalës së shkruar, koleg, miq dhe familjar të autorit, e të tjerë. Mandej, një biografi jetësore dhe krijuese para të pranishmëve, paraqit prof. Beqir Cikaqi, i cili është edhe vet krijues, ku ndër të tjera u shpreh:

“ Poetin Bari Dervishllari e nnjoh prej vitesh, me të cilin jemi edhe miq, dhe fabulat e tijë të publikuara më relaksojn aq shumë sa kam bërë shprehi ti lexojë regullisht dhe janë leximi i fundit i ditës para se të shtrihem për gjum. Bariu, është një poet i cili në krijimtarn e vet, ku përveq poezisë me rret edhe me gjinin e fabulës. Fabulat e tijë kan një stil tepër të veqant duke e kombinuar  traditen me modernen, kështu ve në spikam veqorit e dobësive shoqërore e politike të kohës duke i thumbuar në mënyr karakteristike përmes fabulave... Edhe pse jeton në migracion , ka një dashuri të veqant për vendlindjen e atdheun. Përveq poezisë dhe fabulës z. Bari Dervishllari  është edhe autor i teksteve  të këngëve, kënduar nga këngëtar të mirënjohur shqiptar... “.

Deri më tani ka botuar: MOZAIK NGA DUSHARI – poezi; MË LERË TË FLEJË NË ËNDRRAT TUA – poezi; FYTYRA DHE PASQYRA – poezi dhe fabula; OPERACIONI PLASTIK – fabula; dhe së fundit  MARATONA NË PYLL – fabula.

Para të pranishmëve u paraqit edhe vet autori i cili zhvilloi edhe një bashkëbisedim rreth jetës së tijë, sakrivicave jetësore  të kaluar, krijimtarin e deritashme dhe objektivat për të ardhmen. Vet autori u shpreh për fabulen: “... e dua ta kem si bletën, që me mjaltë kënaq shumicën, por ka edhe ndonjë thumb që duhet për ti kritikuar veset e këqija që ndodhen midis nesh”. Jeta sipas autori është si shkallë, ku na pëlqen të ngjitemi e të kapemi lartës të reja. Poezia sipas autorit është si: “pena e ka majën e hollë dhe futet në qelizat e jetës...”. Përjetim emocional i dukurive të relitetit ku jetojë, me inspiron të krijojë menjëherë diçka të veçantë dhe artistike. Kështu çdo ngacmim më shtyn të ulem para kompjuterit të shkruaj dhe të përcjellë mesazhet dhe kritikat e mija në mediet elektronike, për çka e falenderojë familjen në përgjithësi e bashkëshorten në veçanti, u shpreh ndër të tjera autori, i cili ka në plan të botojë edhe në italisht në të ardhmen.

Në bashkëbisedim me autorin u kyqen: Pëllumb Xhyheri, Bajram Desku,Begator Ismaili, Rozalina Dervishllari, madje edhe voglushja simpatike e pranishme Ana Balla, etj. Kështu, duke i uruar inspirime të reja, shëndet e punë të pa lodhur u mbyllë ky aktivitet.

Në fund  këtijë promovimi, nga familjarët e autori ishte organizuar një koktej rasti, ku në një formë u “promovua” rakija e shpijes dhe ëmbëlsirat e të tjera të prodhuar nga familjarët e autorit.

San Zenone degli Ezzelini - Treviso.Itali



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: