Dedë Preqi: Ç'vlerësimi i lirisë
| E Marte, 07.11.2017, 08:11 PM |

Ç’VLERËSIMI I LIRISË DHE PAVARËSISË ME DEKORATA TË THATA

Nga Dedë Preqi

Pavarësia e Kosovës, një nga më madhështoret e popullit kosovar, që pas pavarësisë së Shqipërisë, do të quhej kryevepra e dytë e popullit shqiptarë dhe historia e këtij populli nuk do përfundonte deri këtu, por që nga luftat e Gjergj Kstriotit-Skënderbe dhe deri te ajo e Adem Jasharit, kanë qenë lufta kundër pushtuesve dhe lufta për liri dhe pavavarësinë e një populli të nëpërkëmbur, shekuj me radhë.

Ndaj të gjitha këtyre luftrave dhe pas tyre me trofetë e fituara, por me troje të copëzuara, si në Shqipëri edhe në Kosovë, përsëri shqiptarët janë etiketuar nga armiqtë e tyre me « kundërrevulucionar », me « terroristë », me « seperatist », dhe me gjitha epitetët tjera antinjerëzore, që nuk e kanë merituar, edhe pse gjithmonë qëllimi i tyre ishte, me kërkesat e tyre për të realizuar aspiratat e veta kundër robërisë dhe poezitën e tyre të barabartë me popujt tjerë të botës së lirë dhe të qytetëruar.

Kur i kundërvihemi këtij interpretimi kundër shqiptarëve, duhet kuptuar dhe pranuar edhe rrëfimin tjetër të dhimbshëm dhe të pa harruar, që vetë shqiptarët e sjellën kundër vetëvetës, me diktaturën që e zbatoj E.Hoxha, kundër popullit të vet, i cili nuk e harron dhe i ruan gjurmat e atij ç’njerëzimi, që zgjon akoma urrejtjen dhe revoltën e brendshme shpirtërore e fizike, që ia shkakëtoj ky përbindësh këtij populli.

Që të « dëshmohen » mbeturinat e kësaj historie të dhimbshme, që fyen dhe rëndon shqiptarët dhe tërë historinë e tyre deri në zenit, akoma ekzistojnë të tillë që i shërbejnë kësaj politike, dhe dallon shteti shqiptar, i cili i pa fuqishëm edhe sot nuk mund ti arsytojë të gjitha ato pësime dhe vuajtje të popullit të vet, për ta krijuar ligjin e veqantë të ilustracionit, që e dënon sitemin e diktaturës dhe vetë diktatorin e saj E.Hoxha me bashkëpunëtorët e tij, sikur që i kanë dënuar edhe vendet tjera të rajonit dhe botës sistemet e tilla.

Për fat të keq, ky qëndrim nuk mirret seriozisht akoma dhe me interesat shqiptare, apo interesat e vetë shtetit shqiptarë, dhe mos dënimi i kësaj periudhe të kobshme i kësaj tragjedie shqiptare, e shton ngarkesën dhe përkeqëson të ardhmën e këtij populli, kur pjella e kësaj hipokrizie me rrolin e vet të denacionalizmit e zgjon « lugatin » nga gjumi…

Shqipëria dhe Kosova, e kanë një rrëfim të përbashkët të historisë dhe jetës së tyre, duke mos harruar faktet tragjike dhe historike të këtij populli, që na lidhin deri në fund, por duhet të lirohemi nga hipotekat e imponuara, sidomos nga ato, të cilat e rënduan dhe shkatërruan qenjën tonë kombëtare dhe fatin e këtij populli. Prandaj, nuk mund ti shërbejmë me zemër dhe dinjitetshëm këtij populli dhe vendi, nëse nuk jemi në gjendje ta donojmë ndëshkuesin, përkundrazi nuk duhet që t’a  shpërblejmë të kaluarën e dhimbshme dhe tragjikën e saj, duke i dhënë edhe një çmim të lartë dhe të pa merituar…

E gjithë ky rrëfim lidhët me dorën e shlirë të kryetarit Hashim Thaçi, i cili jep çmime të Lirisë, edhe atyre që nuk e meritojnë, apo atyre të cilët nuk i kanë kontribue, ndoshta fare lirisë së këtij vendi. Dora e shlirë e kryetarit të vendit dhe çmimet në emër të lirisë së këtij populli, nuk do i kontribuojnë marrëdhënieve ndërvëllezërore dhe as fqinjësore, nëse nuk llogaritët dhe çmohet denjësisht pika e gjakut e gjithë atyre, që na mundësuan ta çlirojmë zemren dhe dorën në këtë mënyrë…



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: