Luan Dibrani: Pse detyrohemi të flasim sot si katolik, mysliman apo ortodoks?
| E Marte, 07.11.2017, 08:22 PM |

Pse detyrohemi të flasim sot si katolik, mysliman apo ortodoks?

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Në Atdheun  tim "fërkem" turku, as sllavi e romaku mos u ktheftë kurrë!

 Në fakt Turqia në embrion provojë të shkatërrojë (gjenetiken) shqiptare. Më shumë se perandorit dhe sundimtaret tjerë në luftëra dhe periudhat historike të ndryshme.

Imagjinoni konvertimin, i cili është “Nyja e së Keqes”, sepse mu në baza të atij konvertimi ne, po detyrohemi të flasim sot si katolik ,mysliman apo ortodoks.

Pastaj shkuarjet e detyrueshme në luftëra të huaja (imagjinoni një natë burri ka ndjetë me nusen e ma kurrë), ose pas 7 vjete!!!  Mendone se si e ka shkatërruar turku atë që ne e quajmë të shenjtë: “familjen”.

Dhunën fizike( nga Shkupi derë në Merdar nëpër hunj avlije-gardhi kanë qen fëmijë dhe nëna shqiptare(edhe shtatzëna).

Dhuna seksuale, binduni se mblidhte vashat më të bukura nëpër trojet shqiptare dhe iu dërgonte ushtarëve te të gjitha ngjyrave e fe-ve nëpër luftëra. Kurrë ma nuk u kthyen. Keni këngën e Sh.Fejzës "Treqind vashat e Gostivarit..."!!! Po në shtëpitë tona, kur donte turku hynte dhe duhej bërë darkë bile, e në fund ata shkonin në dhomat e gjumit të shkretëve shqiptarëve, derisa ata i ruanin vet në oborr.

 Po gjithë tatimet dhe puna fizike e nahijeve të fshatarëve të mbledhura për bejlerët dhe agallarët pro turq.

Shikone skemën e bashkëbiseduesit DARDANIA-ANTIKE hapjen dhe mësim në gjuhën shqipe. Në raport me tjerë, për mbi 500 vjet robëri, kishim vetëm një shkollë, edhe atë vetëm 3-4 vite.

Imagjinoni njohjen e një autonomie Serbisë(1878) nga P.Turke, e neve...???

 Kuptone se shpërnguljet e 1956(jo e largët për historinë) ende e ruan të Gjallë Marrëveshjen me Serbin, alias ish- Jugosllavinë, po nga  kjo Turqi.

 Të gjithë refugjatët drejtë Turqisë u vendosen në shkretëtira anadollake ku shumë vdiqën nuk pickimi i mushkonjave vetëm e vetëm me i popullzuar ato shkretina.  As sot e asaj dite nuk  kanë shkolla shqipe dhe iu janë konvertuar edhe emrat në  turq, lëre më tjetër.

 Turqia ishte me skenar të njëjta të shfarosjes së trungut shqiptaro sikur  edhe Serbia qe beri dhe pretendoj të na zhduk nga faqja  e dheut. Kësaj po i paraprijnë edhe sot e kësaj dite  shërbëtoret dhe argatët aktual nga  forcat politike  i kanë përqendruar drejt  ish pushtuesve , kur në krye  te miqësisë historike kemi miqtë amerikan!

Lum ai që e kupton sa ma herët se humbjet historike do të janë më të vogla po qe i kthemi vetvetes sonë ne organizimin dhe bashkëpunimin  në kornizat kombëtare për një  komb gjuhë dhe gjak..

Politika aktuale venë situatën  dramatike  në teren  me një politikë të shfrenuar antikombëtare servile dhe  te paguar nga armiqtë e përbetuar sllavo-turko-grek.

Gjendja  del  me rezultate të pa  shpresë dhe nëse e njohim dhe pranojmë vrasjen historike që na e bëri Anadolli në emrin e shpëtimit kombëtar siç shprehen  disa koka të mykura .Kjo po zihet edhe në kazanët e kuzhinave të  shqiptarëve të Kosovës qe nuk i kërkojnë llogari as Serbisë  për gjenocidin që  zhvilloj ndaj Kosovës! Shqiptarët  e Kosovës po e bartin në supet e veta  atë politikë të dobët qe bëjnë liderët  e saj madje keto dite duke lejuar edjehe gjykata speciale kundër vetvetes për lutën e drejtë qe kishim karshi Serbisë që ushtroj gjenocid në Kosovë. Kjo po ndiqet edhe tek politika shqiptare në  Maqedoni qe këto ditë një grup u  dënuan nga  gjykata  maqedonase me mbi 7 shekuj !!!

Shqiptarë  shërbeni atdheut  dhe bashkohuni    Kurrë "fërkem" turku, aq sa edhe sllavi e romaku mos u ktheftë në Atdheun tonë. Zoti i bekoftë shqiptarët ku do që janë me popullin mik amerikan dhe me aleatet  e vet.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: