Azgan Haklaj: Edi Rama thërret gjeneralët e diktaturës
| E Hene, 06.11.2017, 07:20 PM |

Edi Rama thërret nën armë kolonelët dhe gjeneralët e diktaturës, për të mbrojtur narkoshtetin

Junta ushtarake nuk e shpëton dot Titanikun e Rilindjes nga fundosja

Nga Azgan Haklaj

Edi Rama është kryqëzuar nga opinioni i brendshëm, nga shtypi, partnerët ndërkombetar dhe agjensitë e tyre të zbulimit e luftës ndaj trafiqeve e korrupsionit, si personi përgjegjës për shnderrimin e Shqipërisë në Kolumbi të Evropës, në një oaz të krimit të organizuar, ku ligjin e bëjnë të fortët e baronët e lidhur me pushtetin.

Kryeministri ndërmori ditët e fundit një akt të dëshpëruar e të paprecedent.

Me firmën e tij dhe vulën e ustallarëve, të cilët e kanë kapur peng e vënë me shpatulla pas murit, Kryeministri i Republikës Parlamentare të Shqipërisë emroi si të plotëfuqishëm të ligjit 12 ish ushtarakë.

Këta prefektë dronë të Ramës, përfaqësues të zellshëm e të bindur tē krahut të armatosur të Rilindjes, janë barthama e farkut të ardhshëm, plani i kahershëm i Ramës për të importuar modelin kolumbian të kësaj organizate të majtë, kriminale e famëkeqe, e cila në kater dekada ka shkaktuar mijra viktima në vendin e saj.

Prefektët ushtarakë e guvernatorë të ketij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit tē Frankos, Pinoçetit, Metaksait dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Ramës i plasi në dorë bomba Tahiri dhe megaskandalet e Kodhelit, Beqjes, Nikollës Ahmetajt.

I rezultoi se Tahiri eshtë truri e tutori i bandes Habilaj.

E mori vesh se drejtuesit e policisë së shtetit janë filmuar nga zbulimet partnere, duke ngarkuar thasët e drogës në skafet e trafikantëve.

U bind se i është çjerrë maska e logos së fushatës "Ne bëjmë shtet".

Rama tani ka vendodur tē zhveshë kostumet firmato Armani, Versace, e Piere Carde dhe të qeverisë në ditët e tij të fundit me uniformē ushtarake si timonier i madh si Mao, Fidel Kastro, apo kolonel Gedafi.

Edi Rama u detyrua, e madje u urdherua të mos ia dorëzojë drejtësisë ish ministrin e brendshëm Tahiri, peshkaqenin e madh të narkoshtetit e arkitektin e krimit elektoral të blerjes sē votave dhe tjetërsimit të vullnetit politik të shqipetarëve.

Në vend te tij Rama bëri kurban zingjirin komandues tē policisë së shtetit dhe drejtuesit e burgjeve.

Filloi përndjekjen ndaj administratës qendrore e asaj vendore me të njējtën egërsi si dikur në Spanjēn mesjetare Ferdinandi dhe Izabela ndaj arabëve e çifutëve.

Por nëse çifuti në Spanjën mbretërore, mesjetare që nuk pranonte të konvertohej , të pagëzohej ekzekutohej dhe u mbytën ne det rreth një milion të pabindur në atë kohë, Edi Rama nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillē.

Studime dhe anketime të organizatave prestigjoze të huaja kanë nxjerrë në pah të vertetën tronditëse të Rilindjes e të Qeverisë Rama;

57 për qind e nënshtetasve të Republikës ku ai sundon e nuk qeveris, jo vetēm nuk duan të ja shohin fytyrēn, por janë të gatshēm të largohen përtej detit, e madje përtej diellit, për faktin e tmerrshēm se Republika jonë nuk është më shteti i qytetarëve tē saj.

Narkoshteti i Ramës ështē kthyer në një oktapod gjigand i cili gëlltit gjithçka me oreksin e tij të paprecedent;

Malet, fushat, bregdetin, minierat hidrocentralet , kalatë e teatrot antike, zonat turistike dhe lumenjtë e kristaltë të alpeve.

Modeli i Ramës e Rilindjes nuk është shteti i të drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare.

Ai ka venë nē krye tē parlamentit ish ministrin e brendshëm të diktaturës komuniste, në emër të etërve të tij shpirtërorë Hoxha-Alia, Gramoz Ruçin.

Mendia diabolike e tij krijoi gardën ushtarake të prefektēve.

Krahasoni Shqipërinë dhe Spanjën, Edi Padronin e klaneve kriminale dhe Kryeministrin Mariano Rajoy të Spanjës demokratike.

Lideri i Spanjës përkundër rebelimit e seperatizmit Katalanas nuk iu drejtua ushtrisë por futi në veprim gardën civile.

Rama nuk pranoi të ia dorëzojë drejtësisë kumbarën e banditëve Tahirin e skandaleve të njëpasnjëshme dhe thërret ushtarakët për të bërë ligjin.

Para një dekade disidenti i shquar antikomunist At Zef Pëllumbi pati profetizuar se Edi Rama do tē shkaterrojë Partinë Sicialiste.

Kjo ndodhi vertet.

Ai e zëvendësoi PS-në, një aset të rendësishëm kombetar me Rilindjen, përtej fasadës së të cilës fshihet pushteti i baronëve të drogēs dhe trafiqeve.

Për këtë krim politik Rama ëdhtē përgjegjës para qindra -mijra shqipetarëve të cilët e kanë votuar PS-në dhe kanë besuar sinqerisht tek alternativa e saj.

Por ai ka 5 vjet që e ka kaluar vizën e kuqe dhe tashmë nuk është rrezik vetēm për tē majtēn e vertet

Jo.

Ai tashmë është rreziku nr një i demokracisë, sigurisë kombetare, i fjalës së lirē, opozitës, shoqërisē civile dhe i integrimit tē Shqiperisē në Bashkimin Evropian.

Nëse Serbia e Millosheviçit, e Mlladiçit e Sheshelit, makina ushtarake e të cilëve përgjaku Ballkanin dhe shkaktoi dhjetramijra viktima është sot para Shqiperisē në proçeset integruese evropiane.

Kjo ndodh për një fakt të qartë e kokë fortë;

Rama dhe Qeveria e tij i kanë bllokuar për tre vjet negociatat për antarësimin e Shqipërisë në BE, kanë përzanë investitorët e huaj prej 2 vitesh sepse nuk e shohin më Evropën si njē alternativë e qellim të strategjisë së tyre politike.

Paratë e qarkulluara nga droga ne vitin 2015-2016 e kanë tejkaluar në menyrë të frikshme buxhetin e Qeverisë Rama.

Dyert e BE dhe investimet e huaja janë të mbyllura për Shqiperinë për sa kohë që të qendrojë në këmbë pushteti dhe Republika e Kanabisit.

Prandaj duhet me urgjencë një qeveri e re antimafia me konsensus të gjerë politik për të çuar perpara proçeset integruese të Shqipërisë.

Por Rama po ban të kundërten e konsensusit.

I ngazëllyer nga fitorja ndaj Xoxes sē tij Kokēdhimës ,triumfi ndaj Blushit e zërave refraktarë në PS e ka trimeruar Narcistin dhe ka shpallur si platëformë të tij politike luftën ndaj opozitës, mediave Akademisë së Shkencave, prokurorisë, pushtetit gjygjsorē dhe të gjithë segmenteve të shtetit të cilat po perpiqen të ruajnë pavarësinë e tyre kushtetuese.

I tmerruar nga fakti se opozita ështē bashkuar dhe denoncimet e saj për përfshirjen nē aferat e krimit tē qeveritarëve të lartë po vertetohen dita ditës,

po kerkon me ngut aleatë për tē shpetuar lekurën.

Po ku ti gjejē Rama aleatët?

Perendimi e ka bojkotuar dhe etiketuar si kryeministrin e vendit më problematik të Evropës.

Tutorët e tij në lindjen e afërt dhe të largët i kanë terhequr veshin se me papergjegjshmërinë e tij e ka dekonspiruar skenarin e tyre dhe po vë nē rrezik interesat e strategjinë e tyre per dominimin ideologjik, ekonomik e kulturorë të Ballkanit.

Armët e timonierit Rama janë patentat e Sajmir Tahirit dhe dhuna e kartonave në parlament.

Kjo strategji mund të funksionojē për pak kohē sa të hapet Kutia e Pandorës.

Dosja Çez, dosja Kodheli, Beqja,Nikolla, Ahmetaj janē bomba që ai nuk ështē në gjendje t'i çaktivizojë.

Shpërthimi i tyre do ta shembë Raishtagun Ramist dhe do ta permbytē Titanikun e Rilindjes.

Patentat detare të Tahirit nuk e shpetojnë dot.

Opozita është e vendosur ti shkojē deri në fund betejës për të çmontuar shtetin e shnderruar në Keops të mafies dhe krimit.

Përtej numrit tē mandateve opozita ka një as nē dorë;

Kauzën e saj tē drejtë tē mbështetur nga qindramijra shqipetarë.

Edi Rama timonieri i Republikës së drogës e të krimit, kumbara dhe avokati i politikanëve e qeveritarëve të etiketuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të Habilajve e sivëllezërve të tyre ka shpallur me pompozitet vitin e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut)

Kot nuk thonë se patriotizmi është streha e fundit e horrave dhe banditëve.

Po çfarë e lidhë këtë Don Kishot të pushtetit me emrin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti.

Para qindra vitesh në vitet 1460 -1461 Gjergj Kastrioti mori pjesë në luftrat civile në mbështetje të Ferdinandit të Napolit.

Sëbashku me venedikasit luftoi deri sa vdiq në vitin 1468 në luftën Osmano-Venedikase 1463-1479.

Nëse Kryetrimi Shqipetar zbarkoi triumfalisht në Barleta ne vitin 1465 me kalorsi e topa dhe vendoste fatin e Vatikanit dhe të Mbretërisë sē Aragonës, e të mbretit Alfons sot zbarkojnë në Bari, Brindezi e Ankona jeniçerët e Ramës e të Tahirit me tonelata drogë.

Ky është Gjergji i Ri i Rilindjes, rusofil e greqishtfolës që kërkon ta nderoi Moisiun tonë, Gjergjin e Madh.

E ndersa prijësi i Rilindjes e shpalli vëlla Erdoganin e mik Vuçiçin, Gjergj Kastrioti u ndali turrin Sulltan Muratit e Sulltan Mehmetit tē Turqisë, Brankoviçit të Serbisë dhe e mbolli tokën e Arbërit me kufomat e barbarëve.

Sot pas 5 shekujsh miku i serbëve e turqëve, timonieri i maxhorancës e ka mbjellë me hashash dhe ua dergon si trofe dhe emblemë të Republikës së tij Evropës në vitin 2018, në vitin e Skenderbeut.

Viti 2018 është viti i Gjergj Kastriotit por kurrësesi viti i Ramës dhe bandës së tij në pushtet.

Sa herë që shqiptarët janë ndodhur në udhëkryqet e historisë dhe kanē luftuar për lirinē e tyre i janē drejtuar Ikonēs së tyre Gjergj Kastriotit.

Shenjtori i lirisë nuk i ka braktisur kurrë, e në këtē vit të 550 vjetorit të tij nderimi me i madh që do t’i bëjnë bashkēkombasit është si kurban peshqesh rrezimin e Ramës e tē Qeverisē së tij.

Porosia e fundit e Heroit Kombetar ishte:

Qendroni të bashkuar, mbrojeni lirinē tuaj.

Amanetin nuk e tret as dheu.

Ansambli opozitar sot ka per detyrē njē mision të madh, përmbysjen e narkoshtetit dhe kthimin e shtetit të së drejtës.

Rrezimin e maxhorancës me vota të blera dhe kthimin e institucioni të votës së lirë.

Kthimin e pushtetit në sherbim tē qytetarit e jo të mafies.

Këtë mund ta bejë një qeveri konsensuale antimafia.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: