Kadri Tarelli: Ora e vëllait
| E Diel, 05.11.2017, 11:09 AM |

Hytbi Tarelli me kostum kombëtar

Kadri Tarelli shkruan:

Poezi kushtuar vëllait Hytbi Tarelli, piktor e skulptor, i cili sot mbush një vit që s’është mes nesh.

 

Ora e vëllait

 

Një orë xhepi, më pruri vëllai, dhuratë,

Nga Kanadaja, ngjyer në bojë florori.

Mbi të, treni i prerive, nis udhën e gjatë.

Kujtim nga vendi i largët, ma dërgonte i biri.

 

Mërgoi vëllai, familjarisht, si mijëra të tjerë,

Në udhët e botës, me plot shpresëhumbur.

Pragu s’i mbajti dot, i flaku, i nxorri në erë,

po shpirti mëmëdhetar, mbeti i pa tundur.

 

Artist ishte, me penel e daltë në dorë,

Pikturoi natyrën, gdhendi heronj e mendimtarë

Adem Jasharin në Kosovë, flamurin në Vlorë,

Skënderbeun, Ismailin, Boletinin me luftëtarë.

 

Nënë Terezën tonë, shenjtore si perëndi,

e adhuronte, i falej e mbushej frymëzim.

Shpirti i tij në parajsë, sot lutet në çdo shtëpi,

Se veprat flasin e bërtasin, për komb e bashkim.

 

Në xhep të jelekut, orën mbaj përherë.

vakt pa vakt e hap, kohën me të mat.

Kjo dhuratë e vogël, paska shumë vlerë,

Vëllai me vepra, i gjallë, mbetet prap!

 

Durrës më datë: 04, të vjeshtës së tretë, 2017

Hytbi Tarelli në studio



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: