Vahit Nasufi: Hajdar Spahiu - mjeshtër i telave
| E Shtune, 04.11.2017, 07:11 PM |

HAJDAR  SPAHIU,  MJESHTËR I TELAVE

1910 - 2008

Ekskluzive nga Vahit Nasufi

Shpeshherë bie fjala për njerzit që sot nuk janë në mesin tonë, por, që kanë qenë pak sa më të përmendur, apo më të dalluar, të cilët në mënyra të ndryshme, dikush më shumë e dikush më pak, kanë dhënë kontributin e tyre, qoftë me trimëri, art, sport, humanitet, artizanale etj. Në këtë rast, bëhet fjalë për veprimtarin e madh, Hajdar Spahiun - Xha Hajdarin. Pasi në Kërçovë dhe rrethinën e saj, shpeshherë edhe sot bëhet fjalë për këtë njeri të shquar dhe të ndershëm. Lindi në vitin 1910 -të, në fshatin Cërvicë të Kërçovës. Rrjedh nga një familje bujare dhe me vlera të mëdha kombëtare. Në gjuhën sërbo - kroate - sllovene, ka kryer ciklin e parë të arsimit fillorë. Ka qenë një njeri i urtë, human, dhe shumë besnik. Burrëria e tij, dhe veprat e mëdha kolosale, i kanë dhënë autoritet shumë të lartë,  dhe respekt të veçantë nga mbarë popull kërçovarë, por, jo vetëm.

Ky njeri shtatlartë dhe vigan, me vyrtyte shumë të larta, përveç se ka qenë një puntor i pa lodhshëm, ka qenë edhe sportist i suksesshëm, i cili si disciplinë të preferuar ka pasë ate të mundjes. Pa dyshim vlen të përmendet, se ka qenë edhe mjeshtër i madh i çiftelisë, i

cili edhe si bariton, ka qenë pjesë e pandashme e grupit të famshëm folklorik të fshatit Cërvicë, i cili përbëhej nga shahirat e mëdhenj: Hajdar Spahiu, Shehi Spahiu, Hatem Spahiu, Shefik Ballazhi, Sali Spahiu, Shehi Spahiu dhe Mefmet Spahiu, të cilët  rrjedhin

nga një familje e madhe artistësh, në mesin e së cilës ka pasë edhe shumë valltarë dhe humoristë të mrekullueshëm. Me këta artistë, por, jo vetëm, më së miri është identifikuar fshati Cërvicë, pasi që ky grup ka kënduar në shumë dasma në trevën kërçovare.

Këtë artikull, e kemi titulluar për Xha Hajdarin, si "MJESHTËR I TELAVE", pasi ai në kohën e Shqipërisë, siç quhej atëherë, ka qenë i punsuar si telefonist, në postën e Kërçovës,

drejtor i së cilës ka qenë Haki Efendiu nga Gjirokastra. Mirëpo një ditë papritmas nga

Tirana vjen një lajm, që të përjashtohen të gjithë puntorët nga posta që nuk e kanë kryer shkollën tetëvjeçare, gjë që në atë grup bënte pjesë edhe Xha Hajdari. Por, për fat të mirë, tregonte ai, drejtori i postës më premtoi mbështetjen e tij për të vazhduar punën, me që ai, punën time e vlerësonte shumë. Të nesërmen drejtor Hakiu, u nis në këmbë për në Tiranë. Pas dy javësh ai u këthye nga Tirana, dhe më solli lajmin e mirë, që unë të vazhdoj punën.

Te posta e Kërçovës, vazhdonte rrëfimin Xha Hajdari, si kryeshef ishte një gjerman, i cili ishte njeri shumë i drejtë. Sa herë që ne puntorët ngjiteshim në majë të shtyllave për të rregulluar defektet, apo për të vënë lidhje të reja telefonike, unë gjithmonë mbaroja punën

i pari, dhe kështu një ditë, pasi gjermani u transferua në një vend tjetër, drejtori i postës më dha postin si kryeshef. Në këtë post, punova një kohë shumë të gjatë, ku përveç Kërçovës, isha si përgjegjës edhe për Gostivarin, Dibrën, Strugën, Ohrin dhe Manastirin. Prej njërit vend te tjetri, kam udhëtuar më shumë në këmbë, shumë vështirë e kisha në stinën e dimrit kur binte shumë borë. Në këtë rast dua të falenderoj fshatarët e fshatit Zajaz, të cilët më kanë ndihmuar shumë. Secili prej tyre kur më takonte në rrugë, më ftonte për të ngrënë buk, dhe në shumicën e rasteve aty kam kaluar edhe shumë net të gjata dhe të ftohta, pasi më duhej të udhëtoja nga dy - tri ditë në këmbë! Ndërgjegja nuk më lejon të mos e falenderoj edhe Isa Kadriun nga fshati Garanë, i cili ishte i punsuar në sipërmarrjen transportuese, "ZHAS" të Kërçovës, si shofer i autobusit në linjën Kërçovë - Shkup dhe anasjelltas, dhe

sa herë që më takonte ai, kishte apo s`kishte vend të lirë, ai mua më ftonte që të hyp në autobus, dhe kështu, rrugën e gjatë ma shkurtonte shumë!

Nëse keni durim të më dëgjoni, do t`ua tregoj, kur forcat bullgare, sulmojnë fshatin Garanë. Ishte ditë e shtunë e vitit 1943, me që unë kisha lidhje të ngushtë me Mefailin e Madh, dhe me shtabin e ballistëve, jo si luftëtar, por, si urë lidhëse telefonike, isha duke ngrënë drekë, dhe nga dritarja pashë ca fshatarë nga Garana, që vijshin te unë, që të lajmëroj Mefailin për sulmin bullgar. Unë, kur i pashë të shqetësuar, e lash drekën, dhe menjëherë u dola para dhe i pyeta se ç`hall kishin? Pasi më trguan, unë i lajmërova bashkëfshatarët e mi, dhe menjëherë shkova te Gara, (ish stacioni hekurudhorë i trenit të vogël), e cila shtrihet në pjesën perendimore të fshatit Garanë, hypa në shtyllë dhe me telefon informova Mefailin, i cili pa humbur kohë në Garanë dërgoi Halim Mangupin me ca bashkëluftëtarë tjerë, kurse nga Cërvica me pushkë në dorë pashë duke vrapuar drejt Garanës, Nefruz Celikun, Halil Dervish Begun, Arif dhe Isa Spahiun dhe ca të tjerë. Pas pesë - gjashtë orësh morra lajmin e hidhur, se heroikisht ishte vrarë Nefruz Celiku.

Xha Hajdari, në vazhdim të rrëfimeve të tij shumë interesante, na tregoi, se si një mëngjesi duke shkuar në punë me biçikletë, te ura mbi lumin e Zajazit, në hyrje të Kërçovës para lagjes Pashinë, tha - takova Mefailin, icili kishte marrë peng 12 -të maqedonas, disa prej tyre më njihnin mua, dhe më lutën t`i them Mefailit, që t`i lëshojë. Unë sa i thash atij, që t`i lëshonte, ai më tha - u kry Hajdar, për hatrin tënd, do t`i lëshoj, dhe i lëshoi menjëherë, të cilët pastaj më falenderuan shumë.

Më në fund Xha Hajdari, na tha - kam për të treguar edhe shumë ndodhi të ngjajshme,

që në vete bartin një histori me plot vuajtje dhe sakrifica, të cilat me fakte ua kam treguar familjes sime, dhe të gjithë atyre që më kanë pyetur për intervista të ndryshme, kurse të vërtetën me fakte dhe me krenari, më së miri e dëshmonë populli kërçovarë, dhe të gjithë ata që kanë dëgjuar nga burime të sakta për këto ngjarje, përfundoi Xha Hajdari. Në moshë shumë të shtyer, në fshatin e tij të lindjes, në vitin 2008 -të, ndërronë jetë, për të mos vdekur kurrë, duke lënë pas, një familje të shëndoshë me shumë trashigimtarë, dhe një thesarë me këngë, dhe shumë vepra tjera të çmueshme.


Kërçovë, nëntor 2017

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: