Muharrem Kurti: Udhëtim i krijuesit Tahir Bezhani
| E Premte, 03.11.2017, 06:35 PM |

UDHËTIM LETRAR I KRIJUESIT TAHIR BEZHANI

NGA MUHARREM KURTI, KRIJUES

Për krijuesin , përveçse ditëlindjës së jetës , udhëtimin e tij  nëpër dite muaj dhe vite, ka rëndësi përcaktuese edhe  udhëtimi letrar i tij. Dhe sot krijuesi Tahir Bezhani , feston dy ditëlindje , ditën e lindjes si njeri , si individ , si etnitet, si biografi jetësore,  shtatëdhjetë vjetorinë  e ardhjes në jetë dhe pesëdhjetë vjetorin e krijimtarisë letrare,  duke na dhuruar tetëmbëdhjetë vepra të shkruara deri me sot , por që pritet sërish shtimi i këtij numri dyshifror, sepse Tahiri është mjaft produktiv dhe i frymëzuar, po ashtu mjaft aktiv dhe i motivuar.

Pra, deri më tani, Tahir Bezhani, ka botuar pesë monografi të veçanta dhe domethënëse;”Koha lind vigaj” 2001, Rapsodët e Rekës së Keqe” 2005, “Shkollat shqipe në Rekë të Keqe” 2006, “Smolica bastion i lirisë” 2007, “Mësuesi historik i Smolicës” 2017 ; shtatë përmbledhje me poezi të suksesshme njerën pas tjetrës: “Përplasje kohe” 2001, Pëlcitje e vonuar” 2004, Frymëzim në errësir” 2008,”Piskamë e heshtur” 2010, “Leximi i shkrumbit”2012, Lojë hijesh” 2014, dhe Monologu i Ashtit” 2015  një libër me publicistikë interesante,interpretim i veprave të lexuara ,”Vrapim pas së bukurës” 2015,  një me tregime të tematikës aktuale,”Vitet tronditese” 2011, një me kujtime për profesionin e vet , “Jetë në Furtunë” 2009;

ndërsa një libër me poezi me titutll “Dëshira të çmendura”, i është përkthyer në greqisht nga përkthyesi i mirënjohur Iliaz Bobaj, kurse një tjetër, me poezi,përzgjedhje,

” Mureve të heshtjës” i është botuar në SHBA nga shtëpia botuese “Lulu”, 2011.

Pra, kemi një biografi letrare të begatë , ku dominon  poezia si krijimtari, që pasohet nga monografia si zhanër, ndërkohë që impresioni i librit të lexuar nga Tahiri ka vendin e vet të merituar në biografin e tij , me interpretimet e veta për autor të shumtë , moshash të ndryshme, që nga ma i riu deri të ma i madhi, që nga fillestari deri të më i pervojshmi   dhe më  i suksesshmi.

Përveçse krijimtarisë letrare , Tahir Bezhani shquhet edhe si një bashkëpuntor apo si kordinator shembullor në vuarjen e lidhjeve ndërmjet klubeve letrare , atij të Gjakovës , Klubit letrar “Gjon Nikollë  Kazazi” dhe atij të Tropojës , Klubit të “Shkrimtarëve dhe Artistave Tropojë “  nga i cili bashkëpunim kemi organizimin e Mitingut të përbashkët , botimin e antologjisë së përbashkët e poeteve të  Gjakovës më Malësi   dhe nxjerrjen e revistës “Urat”. Të gjitha këto në një kohë ëndërr, por sot të bëra realitet.

Megjithatë arsyeja pse jemi mbledhur sot ketu është krijmtaria letrare e tij , sidomos poezia e Tahirit, e cila, shikuar në tërësi , që nga poezia e tij e parë e deri më sot,nxjerr në pah, se krijuesi Tahir Bezhani, ka ditur të pijë në gurren e poezisë më të mirë  të shkruar në Kosovë , gjatë pjesës së dytë  të shekullit njëzetë, si metodë , si poetikë, duke shijuar vlerat më të mira të poezisë bashkëkohore shqipe , sidomos në Kosovë ,duke përvetësuar figuracionin e saj poetike më të mirë, mesazhin dhe imazhin e saj, deri diku metriken e  saj, tamatikën e saj, siç janë dhimbja apo jeta nën robëri, qëndresa heroike  shekullore e të parëve, malli   për vendlindjen apo edhe për gurin e saj, që përbejnë strumbullarin kryesor rreth së cilës , nis, lind, rritet  vargu , figura; metafora, krahasimi, epiteti dhe mesazhi e imazhi poetike i krjimtarisë së Tahir Bezhanit si poet.

Poeti i madh, Din Mehmeti, thoshte , Tahir Bezhani po din , për mrekulli ,që të përgjithshmen e fatit tonë historik  , qëndresën heroike të djeshme dhe të sotme, humbjen dhe fitorën tonë,  ta shëndrroj në një përjetim përsonal, thënë më poetikisht, individualen, shumë e rëndesishme kjo për poezinë bashkëkohore, jo vetëm tek ne. Përmbledhja me poezi “Frymëzim në errësir” e Tahirit , cilësuar si një ndër përmbledhjet  më të  mirat poetika të tij dhe jo vëtem, e dëshmon këtë , së bashku më të gjitha përmbledhjet tjetra, para dhe pas saj.

Sepse  poeti Tahir Bezhani, di t’i ik daklaratës në poezi dhe trasparencës . Poezia e tij përjetohet ngrohtësisht dhe më një ëmbëlsi joshëse

Ajo shquhet për metafora të bukura dhe goditese,p.sh.ja disa nga to; “ ajri i helmuar, këngë e zjarrtë, kaltërsi mallëngjyese, retë e llastuara , yjet rrapëllojnë , hëna hap e mbyll sytë , shpirti lodron fushave , yjet heqin valle, dielli lëpinë plagët, bukuri e zezë, heshtja është zjarr, stuhia përkund shpirtin , sytë e tu det i pafund , heshtja tërbohet”, e shumë e shumë metafora tjera brilante gjenë në poezinë e Tahirit. Poezisë së Tahirit nuk i mungon   edhe krahasimi dhe epiteti, ato  marrin pjesë në poezinë e tij, atherë kur duhet, me maturi dhe me vend, sado që dominon metafora, mbretresha e figurës letrare. Pra, kemi të bejmë më një poezi të formuar në një traditë të madhe( pjesën e dytë të shekullit njëzetë) dhe që prezenton pjekurin poetike më të realizuar të saj.

Për poezinë e Tahir Bezhanit  kanë  dhënë mendimin e vet si kritikë, me vlerësime të rëndësishme ; Din Mehmeti, Ali Podrimja, Agim Gjakova, Halil Haxhosaj, Ali Jasiqi,Sejdi Berisha, Shpendi Topalli, Hamit Alija,Fatmir Tereziu, Skëndër Buçpapaj, Qazim Shehu, Lulzim Logu, Gjon Neçaj,Hasan Selimi,   e shumë të tjerë. Bazuar në vlerat e krijmtarisë letrare të Tahir Bezhanit dhe në kontributin e tij përcaktues për vënjen e bashkëpunimeve ndërmjet klubeve letrare të Kosovës dhe Shqipërisë , Tahiri është shpallur “Qytetar nderi i Bajram Currit” , titull i lartë ,ndërsa  vitin e kaluar ka fituar çmimin e parë në Lezhë  dhe shumë mirënjohje dhe shpërblime të tjera në shumë vite dhe takime letrare tonat.

Tahirit,  bashkëvendasit tim, i uroj shëndet në radhë të parë, krijmtari të begatë , pleqëri të mbarë  dhe suksese të metejme letrare dhe njerëzore.  


Gjakovë, 17. Maj. 2017

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: