Orhan Rexhepi: A do të ndodhë rikolonizimi i Preshevës
| E Premte, 03.11.2017, 06:56 PM |

Si pasojë e situatës më të re politike në Komunën e Preshevës,

A DO TË NDODHË RIKOLONIZIMI I PRESHEVËS

DHE NDARJA E SAJ EVENTUALE NË DY PJESË

Nga Orhan Rexhepi - Ish-nënkryetar i Komunës dhe Kuvendit komunal të Preshevës

Është për të thënë se njeriu i duron vuajtjet ngase edhe është krijuar me tipare mbrojtëse në përballimin e ekzaminencave më ekstreme që mund ti sjellë ndonjë tutorizëm, e që interpelativiteti frustrativ i nxjerr në ballë të institucioneve të sotit, deri edhe në ato shtetërore cilatdo qofshin ato, dhe e tëra kjo nuk po e gjenë mundësinë t’i shmanget kontinuitetit të saj.

Nga ana tjetër, derisa po na prinë ky fat i keq, lere që nuk po tentojmë, por me gjasë as edhe nuk po duam ti shmangemi dot këtij kontinuiteti të mjerë. Të tjerët (kuptojeni, SERBIA) po luajnë me ne sa herë po duan (fjala është këtu edhe për dy Qeveritë SHQIPTARE), sigurisht duke i mbrojtur interesat e tyre deri në fund, në qindpërqint të rasteve. Prandaj edhe duhet të pyetemi, pse ka e nuk guxon të ketë paranteza egocentrike në gjëndjen aktuale të nimfomanisë politike në truallin tonë që aktualisht ndodhet në Serbinë jugore të cilin ne së bashku me të tjerët po e quajmë LUGINA e PRESHEVËS, por në këtë rast jashtë çdo paranteze.

Viti 2017, e ndonjë ditë para nisjes së tij, ka filluar rëndë së pari për Preshevën, me mundësinë eventuale për t’u rrumbullaksuar mbi tërë Luginën. SKENARISTËT SERBË SKENARËT E TYRE ANTI-SHQIPTARË I KANË TË PËRGATITUR QËMOTI, pa e lënë të thuhet se rrugën Aleksandar Vuçiqit edhe më tepër ia ka hapur Ragmi Mustafa me atë mirënjohje që ia dha derisa ishte në pushtet, gjë që në këtë drejtim nuk ka mbetur mbrapa as deputeti Fatmir Hasani kur pa as edhe një kusht të vetëm e  votoi Programin e Qeverisë Serbe, pra për Shqiptarët e sidomos rreth çështjes së tyre nuk u duhet edhe aq shumë mundi, sepse asnjëherë nuk i ka munguar e si po shihet qartë as edhe kësaj here nuk do t’i mungojë ndihma e vetë “shqiptarëve”.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që pushtetet lokale të Preshevës të ndërrohen si në këto dy vitet e fundit. Na doli në skenë një subjekt i ri politik i cili do të quhet Alternativa për Ndryshim, për kryetar të së cilës u zgjodh-vetëzgjodh një Shqiprim Arifi të cilin përpos fshatit të tij nuk e njihte askush, ai ishte rritur dhe “shkolluar” në Gjermani. Ky subjekt i ri e nisi fushatën qysh herët me premtime të kamufluara por tejet joshëse, dhe në fund rezultati i zgjedhjeve të 24 Prillit 2016 i doli shumë më i favorshëm se sa që e kishin pritur, ata dolën të dytët me 11 vende nga 38 sa i ka Parlamenti i Preshevës, duke u radhitur pas PDSH-së e cila i kishte fituar 14 të tilla, derisa e treta doli PVD me 10 vende, dhe si pasojë e konfliktit të gjithëhershëm mes PDSH-së dhe PVD-së, kjo e dyta nxitoi për inatë të së parës të krijojë koalicionin qeverisës me Alternativën për Ndryshim qysh në ditën e parë të pas-zgjedhjeve, pa u hamendur fare se përkundër përvojës 26 vjeçare do të futej në një grackë të madhe, ky pushtet u përmbys jo më largë se pas 9,5 muajësh, tani PVD nxitoi sërish të bëjë koalicionin tjetër qeverisës me pjesën e ndarë nga PDSH-ja, ndarje kjo që ndërkohë kishte ndodhur, por qeverisja e këtij pushtet-koalicioni ishte edhe më e shkurtër (rreth gjashtë muaj), në të parën qeverisje kryetar i komunës ishte Shqiprim Arifi derisa në të dytën Ardita Sinani. Në të dyja rastet e prishjes së koalicioneve qeverisëse (në rastin e dytë ndodhi edhe shpartallimi ligjor i Kuvendit Komunal) fajtore e qëllimshme ishte Alternativa për Ndryshim, në fund fare doli qëllimi flagrant i tyre se kjo lojë nuk ishte vetëm punë pushteti lokal, por një LOJË e MADHE e QEVERISË së BEOGRADIT, një lojë që nëse rezultati i saj do të finalizohet, do të jet katastrofal për historinë e Preshevës, përkatësisht për historinë e mbarë Luginës së Preshevës.

Pasojat e mundshme të kësaj loje na detyrojnë të kthehemi prapa në histori. Kolonizimi i parë i Preshevës me pjestarë të komunitetit Serbo-Malalzez ka ndodhur në vitet 1918-1919, këta pjestarë të këtij komuniteti ishin të sjellur nga rrethinat e PÇINJËS, VRANJËS dhe LESKOVCIT, me qëllimin e qartë që të ndërrohej struktura etnografike e Preshevës, e cila deri në ato momente ishte gati QINTËPËRQINT SHQIPTARE, me një përqindje fare të papërfillshme vetëm të Romëve dhe gjysmë-Romëve, pra PRESHEVA KURRË NË HISTRORINË SAJ 1200 e më shumë vjeçare NUK KISHTE PASUR ASNJË PJESTAR TË KOMUNITETEVE SLLAVE PARA VITIT 1918, prandaj Serbisë në atë kohë i duhej ky kolonizim për qëllimet e saja që sigurisht dihen. Tani 100 vjet më vonë është tendenca që kjo histori të pësëritet edhe njëherë, sepse tani numri i përgjithshëm i Serbëve dhe Romëve në Komunën e Preshevës përsëri nuk e kalon 1, 5 përqintëshin, prandaj edhe pikërisht ky SHQIPRIM ARIFI duke qenë Kryetar i komunës së Preshevës, në datën 30. 12. 2016,  e nënshkroi një dokument (kuptojeni, Projekt), i cili është jo më pak se NJË PROGRAM I MADH për RIKOLONIZIMIN e PRESHEVËS me Serbë të ikur nga Kroacia, Bosna dhe Kosova. Tashmë është fare e qartë pa asnjë dilemë se Shqiprim Arifi vetëm e nënshkoi këtë dokument SEPSE TEKSTIN KUPTOHET QË E KA SHKRUAR VETË BEOGRADI, në këtë rast drastikisht u thye Ligji duke u anashkaluar Kuvendi Komunal i Preshevës, prandaj edhe duhej të dilte në skenë Ardita Sinani e cila nuk do të lejonte të vazhdohej kjo lojë e ndyrë, lojë e cila duhet të konsiderohet si ripërsëritje e një historie të  vrazhdë, gjithsesi anti-Shqiptare.

Ky dokument-projekt i Qeverisë në Beograd dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq nuk mund të kuptohet ndryshe përpos tentativës në qëllimin ekstrem për NDARJEN E KOMUNËS SË PRESHEVËS NË DY PJESË (kuptojeni, në dy komuna) përmes vijës hekurudhore e cila shtrihet mespërmes kësaj Komune, ku pjesa lindore e saj do ta ketë si qendër komune lagjen e quajtur Stacioni Hekurudhor, në të cilin edhe do të mund të ndërtohet një kompleks i madh kolonizuese, si pjesë e së cilës do të mbeten edhe shumë fshatra Shqiptare (Strezoci, Gerajt, Golemidolli, Lerani, Bushtrani, Bukuroci, Zhunica dhe Çukarka), prandaj edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat gjithsesi duhet të shpallen (data e fundit ligjore është 14 Nëntori 2017), elektorati Shqiptar përfundimisht patjetër duhet të stabilizohet, që i bie se duhet të votojë cilëndo Parti Shqiptare përpos Partinë shërbëtore të Beogradit Alaternaitvën për Ndryshim, kjo duhet të vlejë mbi të gjitha për atë pjesë të elektoratit që janë banorë të njësive zgjedhore STREZOC, GERAJ, GOLEMIDOLL, LERAN, BUSHTRAN, BUKUROC, ZHUNICË dhe ÇUKARKË, natyrisht NËSE NUK E DUAN KRIJIMIN E NJË KOMUNE TË RE ME SHUMICË SERBE për të mbetur pjesë e saj, apo NËSE NUK E DUAN NDARJEN E PRESHEVËS NË DY PJESË TERITORIALE, prandaj patjetër duhet që në rradhë të parë dy Partitë e mëdha Shqiptare (PVD dhe PDSH) t’i lënë inatet e tyre të përhershme, nëse ia duan të mirën Komunës së plotë të Preshevës, ta bëjnë një Program Politik të mirëfilltë parazgjedhor (kuptojeni, një program për ndërkombëtarizimin e Çështjes së Luginës së Preshevës), ato duhet të bashkohen mu ashtu si ditën dhe mundën për organizimin e Referendumit të 1 e 2 Marsit të vitit 1992, mu ashtu si ditën dhe mundën në përkrahje të Luftës së UÇPMB-së, mu ashtu si ditën dhe mundën për krijimin e Kuvendit të Luginës së Preshevës dhe Platformës Politike në vitin 2006. Pra ky bashkim qoftë edhe pas-zgjedhor duhet të ndodhë sepse këto zgjedhje nuk do të zhvillohen kundër një subjekti politik të Komunës së Preshevës, subjekt i cili është hiç më shumë se PIUNI H2 në tabelën e shahut Serb, por KUNDËR QEVERISË së BEOGRADIT, KUNDËR ALEKSANDAR VUÇIQIT, KUNDËR INTERESAVE TË TIJA ANTI-PRESHEVARE (kuptojeni, ANTI-SHQIPTARE), por vendosmëria duhet të jet maksimale dhe e pakompromis sepse kur KJO SERBI ARRITI TA NDAJË NË DY PJESË NJË QYTET TË MADH (Mitrovicën) NË NJË SHTET TJETËR, fare lehtë do ta ketë ta bëjë një gjë të tillë në shtetin e saj, aq më parë kur në krye të organit të dhunshëm të Komunës, jashtë çdo rregulli ligjor, e ka vendosur njeriun e saj që e ka sjellur nga Gjermania, të cilin fare nuk e ka zgjedhur rastësisht. Vetë TRADITA E FAMILJES SË TIJ ISHTE dhe ËSHTË E LIDHUR NGUSHTË ME PUSHTETET SERBE, gjyshi i tij siç e thotë i tërë fshati ishte shok i ngushtë (kuptojeni, bashkëpunëtor) i një Serbi të po këtij fshati me emrin ZLLATAN, i cili dikur para nja 55 vjetësh me veprimet e tija ishte aktivisti më i zellshëm i anti-Shqiptarit më të madh të asaj kohe Aleksandar RANKOVIQ, asnjëherë asnjë bakllavë nuk e kishte nisur pa e thirrur atë. Fundja edhe vetë verimet e para të këtij SHQIPRIM ARIFI, kur sapo u zgjodh Kryetar i Komunës së Preshevës, ishin paralajmërim i qartë i këtij skenari, e tregoi këtë pakthyeshëm pozicionimi i tij kundër Referendumit të vitit 1992, pozicionimi i tij kundër Luftës së UÇPMB-së dhe mbi të gjitha SHFAJSIMI I PLOTË I REGJIMIT TË BEOGRADIT KARSHI PADRJETËSIVE TË PËRHERSHME KUNDËR SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS. Ana tjetër  e medaljes së tij është FEJA, ai qysh pas ardhjes në Preshevë para nja dy-tri vjetësh asnjëherë nuk ndaloi së treguari “BINDJEN” e tij fetare me falje nëpër xhamitë e Preshevës, e keqja tjetër është se shumica e njerzëve afër tij janë aktivistët fetar të radikalizuar qysh para ardhjes së tij, të cilët nuk lënë skutë pa u futur për ta ndihmuar rikthimin e tij të njëmend në krye të Komunës së Preshevës, pa u ndalur të mendojnë se edhe logjika më e shëndoshë nuk e pranon që NJË MUSLIMAN I DEVOTSHËM TË DIRIGJOHET NGA NJË ORTODOKS I BEOGRADIT, apo me gjasë edhe vetë ata janë njerëz të dirigjuar po nga BEOGRADI.

Ngjarjet pra siç u pa, deshëm apo s’deshëm ne po përsëriten në mënyrë konstante, sidomos ato të kqijat apo negativet, prandaj edhe si popull jemi të shtypur jo më pak se 105 vjet, edhe atë nga i njëjti nocion, SERBIA. Ishte pak punë se si e çfar regjimi eventual ka qenë ky nocion, nga ai mbretëror në atë “demokratik”, duke kaluar në atë komunist e deri te rikthimi përsëri në atë “demokratik”, sepse kur janë në pyetje Shqiptarët këto regjime Serbe detyrimisht janë definuar dhe definohen si SHOVINISTO-NACIONALISTE.

Prandaj, nuk ta kapë truri fare entuziazmin e shfrenuar të këtij SHQIPRIM ARIFI dhe  të tijëve për të arritur atje ku dëshiron po kjo Serbi! Në këtë rast një e mirë jo e vogël del në shesh se ky i njejti dhe ATA PËRRETH TIJ, duke i përfshirë edhe portalin informativ Presheva.com  dhe TV Spektrin në Bujanoc, që udhëhiqen nga njerëz përkatësia nacionale e të cilëve nuk është vetëm paraja, e nxjerrin një të vërtetë të madhe që përfundimisht do të zbardhet para opinionit të Luginës së Preshevës se KUSH NË TË VËRTETË ËSHTË ME BEOGRADIN E KUSH ME POPULLIN, prandaj edhe duhet të veprohet mu ashtu siç e tha në TV Presheva ditë më parë tashmë ish-kryetrja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, NËSE VETË SERBIA I THEN LIGJET VETA PËR TË NA DËMTUAR NEVE SHQIPTARËVE, ATËHERË PSE EDHE NE TË MOS I THEJMË LIGJET E SAJA PËR TA MBROJTUR VETEN TONË.

Në këtë rast tragjedi e madhe do të jet nëse DY QEVERITË SHQIPTARË NUK E KUPTOJNË SE ËSHTË ORA E FUNDIT E DALJES SË TYRE NË SKENË, aq më parë kur KOMITETI PËR POLITIKË TË JASHTME I KONGRESIT AMERIKAN, në letrën 31 Janarit të këtij viti dërguar Presidentit të mëparshëm Serb Tomisllav Nikoliq, e ka dhënë VARIANTIN ZYRTAR të tij për zgjidhjen e PROBLEMIT të LUGINËS SË PRESHEVËS.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: