Nebi Dragoti: Mediat në pozicionin e duhur
| E Enjte, 02.11.2017, 07:58 AM |

NEBI DRAGOTI

MEDIAT TË VIHEN NË POZICIONIN E DUHUR

Duhet ndryshimi i kahjes: mediat të kthehen në pozicionin  e duhur, të jenë të pavarura e të bashkuara. Të fokusojnë në shkrime kërkesën mbarëpopullore të domosdoshme për zgjidhje dhe jo të çoroditen nga politika e çoroditur, që çorodit e veç çorodit, kur një situate merrrë rrugën për zgjidhje. Çorodisin vetëm e vetëm që t’u realizohet dëshira dhe qëllimi i tyre. Gabon kush nuk e kupton drejt në këtë shtet plot mungesa, pa sistem drejtësie, pa figura të pastra politike, ku shteti ecën kuturru, kur ka qindra punë më të rëdësishme për t’u bërë. Shihet qartë: dëmton kjo politikë, prandaj nuk duhet t’i bësh mbështetje kësaj prodhueseje të të këqijave të këti vendi.

***

Mediat elektronike, ato fonike, shtypi i shkruar duhet të zgjohet, duhet të qartësohet, t’i përgjigjen, të ndihmojnë aktualitetin politik dhe social, që kërkojnë zgjidhje  sa më të shpejt të situatës. Kjo kuptohet si detyra më emergjente, që ndihmon zhvillimin e paqmë  shqiptar. Duhet të largohen nga të qënit sehixhi dhe altoporlant të njërës politikë apo të tjetrës politikë, se, që të dyja, nuk janë në unison për ecuri pozitive për të ndihmuar shoqërinë, që është futur në qorrsokak po nga vetë kjo politikë jo e paqme, që ka ecur shumë mbrapsht në këtë tranzicion mbushur me vepra kriminale të llojeve të ndryshme, që, gjithsecili, i di shumë mirë. Dhe për këto vepra të ndryshme të shëmtuara është anashkaluar dhe asnjë nuk është dënuar. Jemi në kohë, kështu bashkuar në pozicionin e duhur për të shprehur forcën e fjalës përballë të keqes. Edhe mediat e majta, edhe ato të djathta të ndërrojnë kursin, pozicionin, sepse kështu bëjnë detyrën më patriotike. Ky veprim është edhe emancipim politik, është detyrë që e kërkon Atdheu. Objektivi kryesor është: TË BËHET REFORMA NË DREJTËSI DHE TË ZHVILLOHET PROÇESI I VETTINGUT. Këto janë dy shtyllat që forcojnë njëra –tjetrën. Mos të lejojmë që të minohen këto dy shtylla nga kjo politikë çorap. Nuk ka çështje tjetër kryesore dhe pa kurorëzimin e saj, po nuk u kurorëzuar kjo më së miri, Shqipëria mbetet në qorrsokak dhe , ndoshta, keq e më keq. Nuk bëhet zgjidhje tjetër pa u bërë kjo zgjidhje. Këtë përgjegjësi, në mënyrë të ndergjegjshme, duhet ta ngarkojë mbi supet e veta gjithë lloji mediatik.

Tetor, 2017.

SEKONDI DHE MINUTI

Tregim

Ta lemë gjininë e këtyre dy emrave. Janë të gjinisë mashkullore, a janë të gjinisë femërore. Që të jetë e lirë gjuha e folur dhe e shkruar për këta apo për këto emra. Le të themi edhe sekonda,edhe minuta. Asgjë, asgjë nuk na prish punë.Po, duhet, të konceptosh ç’ vepër sjellin, kjo është çështja. Pra, ç’është sekondi e ç’bën minuti si vepër? Kjo është filozofia. Vepra që sjellë sekondi është krim. Është, krim sepse nuk gjykohet, sepse ka në vetvete shfrim inatçor, humbje gjykimi, errje shikimi, pra, bën krim.. Minuti, ( gjykim në kohë një minutësh), ndryshon situatën, përmbys veprën e sekondit, nuk bëhet krimi. Jepi vetes një minut kohë të gjykosh dhe largo për çka bën sekondi. Asgjë nuk të kushton dhe ky minut është flori e kaluar floririt. Një minut kohë të qetëson llogjikën për të marrë vendimin e duhur pa dëmtuar dhe pa u dëmtuar edhe vetë… Sekondi dhe minuti janë vëllezër, …por sekonda dhe minuta janë edhe motra. Për këtë fillova të qesh. Mos e lejoni sekondin që të veprojë. Qeshni edhe ju…që të mos ketë shoqëria ekstremitete.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: