Xhevahir Cirongu: Na fton shekulli i ri
| E Enjte, 02.11.2017, 07:23 AM |

Xhevahir Cirongu

 

Na fton shekulli i ri…

 

Atje në lindje ku dielli përflak

Vjeshta u ul këmbkryq mbi lumin Jance,

Një  zë më thirri  e  ndali tek unë pak

Vargu i trishtimit aty  ende seç pikonte;

Dhe….sakaq vargu i poetit Du Fu

E puthtëte e dhe e përqafontëte…!

 

…Dhe drama mizore luante me fatet

Tek mjegullat lart në malin Jingtin;

Ç’kishte ndodhur me fatet njerëzore?!

As vet s’e di,e sërisht mali seç u ngjall

U zgjua me vargun e poetit Li Boi.

 

Vargjet e poetëve të lashtësisë

U bënë njësh me lumin Jance ,

Bashkë me erërat e malit Jingtin,

Perandoritë ngrihen e bienë

Si gjethe vjeshte në rrugëtim.

 

Dëshmia historike  fle tek ai mur Kinez

Veç vargjet e poetëve suferinës  qëndruan;

Sa edhe sot ato janë si shpirt i hajmalisë.

U grisën perandoritë si cerga merimangash

Eja, si rreze dielli ngjyrë gjaku në perëndim

Të flasësh me valët e Lumit të Verdhë,

Na fton të gjithëve ky shekulli i Ri

Jo, s’do të thotë, se kjo është hipokrizi.

 

Durrës, Tetor 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: