Skënder Jashari: Kërkesat e shqipfolësve!
| E Enjte, 02.11.2017, 11:16 AM |

Historia jonë  është  shkruar  me  Gjakun e Penën  e  Dëshmorëve  tanë të  Luftës  e të  Paqës, nuk  mund të  ndryshohet nga  kërkesat  e shqipfolësve!

Nga Skender Jashari

Këto vitet  e fundit, kemi pa që   nga  disa  subjekte kryesisht    dyshimta,    është  kërku  ndryshimi i Historisë  Kombëtare  Shqipëtare.  Tendenca e   tillë,   është    rritje  dhe  si e  tillë  përkrahet  vazhdimisht  nga    element    dyshimtë.  Ndryshimin  dhe përmisimin e  gabimeve     Historisë tonë, apo edhe    historive të   vendeve  tjera,  janë    kompetent  ta  bëjnë  Historianët. Kërkesën  për  ndryshime    tilla nuk  është  kompetencë, as nuk është  e  drejtë të  kërkohet  nga qarqet  politike, fetare dhe   të vetëquajtura  humanitare! Mirëpo kjo është  e  qëllimshme,   kështu  synohet të  shtohet  presioni, të krijohet  opinion publik siç tashmë   mund ta  shohim në një   kategori    shoqërisë tonë( tek  besimtarët   analfabet  të cilëve  iu është  shpërlarë  truri nga  hoxhallarët  e   dirigjuar nga Serbia, Turqia, Arabia etj), e    pastaj  ta  bëjnë  realitet  ndryshimin  e  Historisë së  Vërtetë  Shqipëtare.

Kush  kërkon  ndryshimin e   Historisë  Kombëtare  Shqipëtare!?

Elementët   shërbëtorë të   qarqeve  antishqipëtare, si:

Ministria e Arsimit e   Turqisë!

Hoxhallarët  vehabist!

Fondi për të  Drejtën  Humanitare në Kosovë.

Subjektet    cilat  kërkojnë  ndryshimin  e  Historisë  Kombëtare  Shqipëtare, dirigjohen  kryesisht  nga  Turqia dhe  Serbia! Shtete  këto    cilat njihen  si    mizoret, më  gjenocidalet karshi  Vendit dhe  Kombit  tonë! Historia  kombëtare  e Serbisë dhe  ajo e  Turqisë, kanë  probleme  shumë     serioze,  deri  edhe  shovenizëm kundër  neve  Shqipëtarëve! Këto  vende janë  përgjegjëse  për  gjenocid, krime kundër  njerëzimit, krime  lufte etj, kundër    neve Shqipëtarëve, në   etapa-periudha të ndryshme    historisë!

Ministria e  Arsimit të  Turqisë, e cila  drejtoi  kërkesën  që në   gusht 2011, për  ndryshimin  e  cilësimit    Perandorisë  Osmane  përballë  Shqipëtarëve, që mos të  cilësohet  si pushtim Osman dhe   kjo Perandori të cilësohet  si Çlirimtare etj, etj  gjepura! Të gjitha  këto kur  shikohen  janë  plotësisht  në përputhje  me historiografinë  sllave, e  cila  thekson që  Perandoria  Osmane  pushtoi  sllavët  por jo  Shqipëtarët(derisa në të  vërtetë  është  e  kundërta, sepse  që në  Betejën  e  Maricës 1371, disa princër  Serbë, u bënë  vasal të  Sulltanit, madje  morën  pjesë  me  Osmanët    luftra  kundër  Arianitëve! Dhe të tillë  qëndëruarn  deri në  shtytjet  e Rusisë për Luftë kundër osmane! Ndërsa  Shqipëtarët    vazhdimësi  ishim në  luftë  kundër pushtimit Osman-përjashto shqipfolës të caktuar që  u nënshtruan).

Aktivitete  tejet    ngjeshura  politiko-propaganduese  kanë  bërë  sidomos   qarqet  fetare  islamike( dallo  islamin tradicional),    kryesuara  nga   hoxhallarë  vehabist! Kemi deklaratën  e famshme    një  hoxhe  nga Prizreni, në shtator 2014, që  thekson :” Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë… Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit… Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi… Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë… Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve... ” Nuk mund të  gjendet  qoftë  edhe  një   hoxhë( i “sektit” vehabi), i cili   afërsisht nuk  ka një  qëndrim të këtillë. Madje  kemi  shumë  më shumë të  cilët  i kanë  fy  figurat më të mëdha të Kombit  tonë, si Gjergj Kastriotin, Shenjtën  Nënë  Terezën,  Pjetër Bogdanin,  Josif Bagerin etj etj,  e të  cilët  në të  njejtën  kohë,  kanë  lëvduar,  madhëruar  historinë  e   Perandorisë Osmane!

Dhe    fundmi( më 27.10.2017), doli në  shesh edhe  një organizatë  e  vetëquajtur  “Fondi për të Drejtën  Humanitare në Kosovë”, filialë  e  asaj  të Serbisë, e  udhëhequr dhe e  dirigjuar  për   qëllime të  Serbisë. Me këtë   organizatë  tashmë,  kam   përvojë nga  e  cila  kam  bindje të plotë,    tërësisht  është   dorë e fshehtë  e Serbisë, për të  minimizu përgjegjësinë  dhe  fajësinë  e   Serbisë për krimet e luftës  përballë Shqipëtarëve! Thirrjet gjoja për drejtësi, ndjekje  kriminelësh të caktuar të Luftës edhe në Serbi, derisa    Republikë të  Kosovës, sulmon  vetëm Shqipëtarët  si gjoja  kryes  të krimeve    Luftës- tregon  qartazi  qëllimet  politike    Serbisë përmes  kësaj  organizate! Ky  fond,  nuk  është kompetentë  që të  bëjë  kërkesa të tilla, as në  aspektin profesional( sepse  nuk ka asnjë  historian brenda  saj), as në  aspektin  politik ( historia nuk duhet të  ndikohet  dhe dirigjohet nga politika!). Ky  “fond”, kërkon   ndryshimin e  cilësimit    pushtimit     Serbisë,  siç Turqia  kërkon  ndryshimin e  cilësimit të pushtimit  Osman!  Fondi thotë:” Të ndryshohen tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, që kanë të bëjnë më periudhën e viteve 90, respektivisht në periudhën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sepse gjetjet tona ishin, se kjo pjesë e historisë përmban disa të dhëna, që janë të pasakta dhe ne kemi shpresuar, që ato mund të ndërrohet, që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, së paku të informohen në mënyrë të duhur mbi dëmet e luftës, respektivisht mbi humbjet në njerëz gjatë luftës…”

Shkenca, Arti, Kultura, Drejtësia etj, në botën  e  përparuar, nuk  lejojnë, nuk pranojnë dhe nuk aplikojnë  ndërhyrje të dhunshme, ndërhyrje  politike-ideologjike-fetare, shit-blerje  etj. Ato  janë  të pavarura dhe si të tilla mund të  zhvillohen, përndryshe nuk mund të quhen të tilla( Shkencë, Art, Kultur, Drejtësi etj)! Asnjë nga  vendet  Europiane, nuk  kërkoi  një  gjë të tillë nga ne! Madje  edhe  ndaj  vendeve  me  probleme  serioze sidomos  sa i përket    kaluarës( historisë) dhe drejtësisë,  vendet  e Bashkimit  Europian dhe  Institucionet  e BE-së, i  kërkojnë depolitizim dhe sundim të ligjit!

Institucionet   e Republikës së  Kosovës dhe  të Republikës së Shqipërisë, kategorikisht dhe hapur do  duhej    reagonin ndaj tendencave   të tilla. Kërkesat, kërcënimet, shantazhet dhe ofertat e tilla  duhej  refuzu  madje  dhe duhet  t’i  tërhiqet  vërejtje serioze.
Skender Jashari - i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 


28.10.2017

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: