Rrustem Geci: Një mollë lundron mbi varre
| E Enjte, 02.11.2017, 08:07 AM |

NJË MOLLË LUNDRON MBI VARRE

- Shpëngulja vritka më shumë se vdekja?!

Ç´të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin

si ta ndalim këtë murtajë për kombin tonë

është vrasës i pashpirt për shqiptarët, shoh

se shumë njerëz habiten kur dëgjojnë, se

ky artist, ai shkencëtar, ose ai kozmonaut

kanë prejardhje shqiptare, prejardhje të

vendit tonë, që shpërngulja i ka degëdisur

nëpër qytete dhe shtete anë e mbanë planetit

Ç´të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin?

Flasin pjesë të atdheut të shpërngulur, flet

Ilirida, Molla e Kuqe, Çamëria, Presheva

flet Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare

kemi një gjysmë atdheu të shpërngulur

Jo fort moti, udha më rastisi përtej Nishit

në një katund me emër , Molla e Kuqe,

Fshati ku kishin jetuar shqiptarët tani nuk

ka njeri. Në atë fshat të vdekur, të vdekurit

qaheshin; ku u tretën gjithë ata të gjallë?

të vdekurit e tashëm qanin, të vdekurit e së

kaluarës, të vdekur të ardhshëm nuk do të

ketë, aty ka vdekur Kisha e fshatit, varreza.

Molla e Kuqe në shqip më nuk ekziston!

Atë e vrau pushtimi serb dhe shpërngulja!..

 

Në atë pjesë të atdheut të lashtë të Ilirisë

varret janë shndërruar në toka të bukës.

Krahina e Mollës së Kuqe më nuk jeton.

Një rizënie e re nuk është e pamundur,

në një çast tek po qante rrënja për degët-

dy të vdekur, të pavarrosur nga askush,

pyesnin njëri- tjetrin: miku im i vdekur si

ndodhi që asnjë i vdekur më s´është tek

kjo varrezë? Ku vajti fshati ynë i vdekur?

Fqiu kufomë iu përgjigj; miku im i rënë,

shpërngulja neve na vrau më shumë se

pushtimi! Nën pushtim s´vdesin të gjithë,

Nën pushtim së paku ruhet bima e gjakut,

Të gjallët, qofshin edhe të poshtëruar, nuk

vdesin kështu si vdiqëm né! Ashtu është;

miku im i vdekur, të pyes: a di me shkrue?

që t´ua lëmë një porosi të gjallëve; që

kombi ynë të ketë kujdes nga mërgimi, se

shpërngulja vritka më shumë se vdekja?!..

 

Rrustem Geci - poezi nga libri me të njëjtin titull


U TREGOJ VENDIN TIM
 
Të përqafoj deri sa të jemi njëri –tjetri
derisa ta heqim mes  veti  ndryshimin
dua të tregoj vendin tim, atë të himnit
solemn, atë të këngës  dhe të puthjeve
 
Dashurinë  unë  di  ta ndiejë, dhe di ti
marrë frymë dhe ti japë frymë, këtë ma
mësoi jeta, e bukura  e  natyrës  dhe e
bukura e së dashurës që  unë i thërras!..
 
Në këtë fshat  me  plotë nektar të jetës
jam i tashëm, i kaluar, dhe i ardhshëm
jam një i dashuruar  i  këtij  vendi, dhe
një i  pasionuar i artit dhe i së bukurës
 
Lyra, unë të kam në veten time, ashtu
si je, ashtu të ndjejë. T´i  je e tashmja
dhe e arshmja; ore, jemi pjesë të kohës
kujdes, koha nxiton  më  shpejt  se  ne
 
Shpirt, fol ç´ke për t´i dhënë sot poetit
njeriut tënd më tokësor  dhe më qiellor
- ti mund të jesh ajo zonjusha e luleve
Roganë, jam i duhuri i motrës Çamëri!..

 
Rrustem Geci – Dortmund, tetor, 2017



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: