Përparim Hysi: 70-vjet janë fare pak
| E Enjte, 02.11.2017, 08:01 AM |

70-vjet janë fare pak?!

Poezi jubilare për XHEVAHIR  LLESHIN

 

Nga Përparim Hysi

 

70-vjet? Janë fare pak

Dua që të jetosh një shekull!

Na kënaq me shkrim e varg

Xhevahir! Si asnjë tjetër.

 

Herë në prozë e poezi

Me tregime a romane

Edhe dramë,dhe komedi

Pena jote është brilante

 

Diku një temë historike

A esse që të ngre peshë

Ndo leksione metodike

Dhe për fëmijë diku një skeç.

 

Ja një temë nga psikologjia

Gjë e gjëza, anekdota

Për ty,edhe monografia

Është shtrenjtë koha,sa bota.

 

Dhe përkthime, tekste shkolle

Punë të mira,ç'të them?Varg

Veç nga puna ti vlerësohe

Ndaj je shpallur:"Mjeshtër i madh"

 

Sot ti mbush 70 vjeç

70-vjet janë fare pak

Dua të mbushësh 100-vjeç

Na kënaq me penë e varg.

 

Tiranë, 1 nëntor  2017



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: