Ramadan Bozhlani: Kryetarët ecin kokëulur
| E Merkure, 01.11.2017, 06:11 PM |

ATA JANË TË DENJËT PËR NDËSHKIM TË HIDHUR QË I BËNË TË ECIN KOKËULUR

Nga Ramadan Bozhlani

Kryetarëve të komunave u erdhi koha për t'i zbritur shkallët e frontit, së bashku me drejtorët e tyre. Braktisja e kolltukut është e dhimbëshme, por dyfishohet ajo nëse detyra e ushtruar nuk ka qenë e justifikuar me zotësi dhe përgjegjëshmëri. Çdo identifikim i mos qeverisjesë së duhur të periudhës katër vjeçare ua rëndon shpatullat duke ju shkaktuar trazira në ndërgjegjje.

Ta vështrosh me fytyrë të zbehur për të fundën herë zyrën e kryetarit ose të drejtorit dhe pastaj ta mbyllësh duke e tërhequr pas vetës ngarkesën psikologjike dhe emocionale të abuzimit, fajit, padrejtësisë, padijenisë dhe të mos zotësisë është sikurse të nisësh në funeral për ta varrosur ndërgjegjjen.

Ky katër vjetësh skalit gjurmë në historinë e qytetit. Këto gjurmë i ndjekun deri në varr dhe përtej tij prijësit. Udhëheqsat në ikje kur përballohen me pasojat e shkaktuara nga ana e tyre, së bashku me familjen dhe pasardhësit i përjetojnë më dramatikisht se sa të tjerët. Dhe në këtë mënyrë shndërrohen në kryeviktima të skenarit të tyre tragjik. Të abuzosh me besimin e njerëzve nga cilësia e udhëheqësit është krimi i ndëshkushëm ligjërisht dhe moralisht nga e kaluara e tashmja dhe e ardhmja. Por, ne kemi prijës të atillë që në vend të brejtjes së ndërgjegjes marrin kurajo për t’i ringjitur shkallët e pushtetit.

Qytetarët sistemohen në bankën e kryefajtorëve nëse e marrin guximin e verbër për t’i ndihmuar që t’i ringjesin shkallët e pushtetit partit ose prijësit që na kanë zhgënjyer për katër vitet e kaluar. Mos të funksionojmë me trurin e peshkut duke harruar çdo pakënaqësi, vuajtje, dëshprim, zhgenjim dhe sfidë përballë premtimeve naive të shijusëve të pushtetit.

Ata janë të denjët për ndëshkim të hidhur që i bënë të ecin kokëulur.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: