Frrok Vukaj: Shkolla e parë shqipe në Tropojë
| E Merkure, 01.11.2017, 10:10 PM |

GJONPEPAJ - SHKOLLA E PARË SHQIPE NË TROPOJË

NË KUADËR TË 100-VJETORIT

Më hollësi do të gjeni në librin tim "Rrugëtim arsimdashës i Tropojës", Tiranë 2015

NGA FRROK VUKAJ, STUDIUES

Frymëzuar edhe nga  ngjarjet  e kohës,   Nikaj-Mërtur,  me  kërkesën    e    atdhetarëve    vendas,    Sokol    Basha, Tunxh Miftari, Bek Selimi, Syl Martini, Murrec Sadria, Ukë Çuni, Fetë Sadiku, Myftar Alia, Çun Kola, Met Sokoli, Mark Alia,  Marash Uka etj.. qysh nëvitet1915e1916 (madje edhe shumë kohë parë) organizohej mësim mjediset e kishave ku direkt  apo  indirekt  mësonin  edhe  disa  prej frymëzuesve  e nismëtarëve.

Largësia e madhe nga qendrat administrative dhe mungesa

e mjeteve të komunikimit, ka sjellë mungesë dokumentacioni e kjo nuk na lejon t’i quajmë shkolla në kuptimin klasik, megjithëse ishin të tilla.

Në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët që shtriheshin nga Veriu deri në lumin Vjosë e pjesën e sipërme Shkumbinit, iu lejua shqiptarëve një autonomi kulturore e arsimore. Drejtoria e rgjithshme e Arsimit ndodhej Shkodër. E gjithë zona kishte 3 drejtori arsimore: Shkodër, Tiranë, Berat dhe 6 bezirke (qarqe) administrative. Tropoja në fillim të vitit 1917 nuk e kishte më qendrën në Shkodër, por Zhuri, i cili ndodhet mes Prizrenit e Kukësit.

Siç thamë edhe lart, kërkesat e nikaj-mërturasve për shkollë, të përkrahur e nxitur edhe nga priftërinjtë përparimtarë, u shtuan shumë. Kërkesat adresoheshin edhe në Drejtorinë e rgjithshme në Shkodër, por edhe bezirkun e dytë Zhuri nga varej administrativisht.

Emri i Luigj Gurakuqit krye asaj Drejtorie ishte një vlerë e madhe për kombin. Ky patriot i madh e gjenerator i fuqishëm, ishte pasionant e i palodhur r ngritjen e përhapjen e arsimit shqip. Kjo duket qysh në marrjen e detyrës se re. Që në vitin 1916 ai ka bërë një studim paraprak për hapje shkollash në Veri të cilin ia ka paraqitur Kryekomandës M.e.R te XIX Trup Ushtrie në Shkodër. Përsëri, më 5.2.1917, i rgon një raport tjetër konkret kësaj Komande ku shprehte argumentet e mundësitë r hapje shkollash. Komanda austriake i kërkon të rgojë një inspektor r të njohur

gjendjen, por ai i sqaron se ka marrë lajme edhe prej priftërinjve disa katundeve (gatishmërinë për mësim) dhe prej Zotit Hpt. Wimner.

Gurakuqi u shprehej organeve eprore se nuk ishte nevoja të prisnin më. Ai konkretizonte katundet e Bezirkut II ku mund të hapeshin shkolla duke i lënë në dorë të famullitarëve, të cilët do t’i mblidhnin  nxënësit  nëpër qelat e tyre  duke saktësuar:

1- Mgulla (edhe per Gjoan, Plan e Kir, Pog, Shosh e Prekal).

2- Palcë e Mërturit (edhe për Salcë, Brisë e Kotec).

3- Gjonpepaj (edhe për Peraj, Nik-Prendaj, Kapit).

Ai vazhdon përcaktojë edhe masat organizative: “Në këto katunde shkolla do të rrijë hapet prej marsi deri në marim të oktobrit, pasi në muajtë e tjerë nuk mund të ndjekin shkollën nga shkaku i dimrit e rrugëve të këqia.25

Mendon të bisedojë e t’i marrë leje peshkopit të Pultit, Bernardin Shllakut, r formalitetin e emërimit famullitarëve si mësues. “Kur të marr të gjitha hollësirat prej tij do t’ju baj propozimet për emërimet. Për katundet e tjerë të këtij Bezirku ku duhen mësues laik do t’ju baj propozime të tjera në qoftë se gjaj për së shpejti mësuesit e nevojshëm”26

Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua pasi ai ndodhej r inspektim në Bezirkun e VI. Me

5.5.1917 u rgua z. Ndue Paluca, inspektor i kësaj Drejtorie.

Luigj Gurakuqi me shumë preokupim e ndjenjë rgjegjësie r punën, i rgon Ndue Paluces më datë

4.4.1917 një letër jo fort gjatë, por ngjeshur me detyra e porosi:

r një udhëtim në Zonat e Bezirkut I e VI duke i specifikuar edhe vendet: Koplik, Gjoan, Shosh (Bezirku i parë).

Bezirkun e VI: Palcë e Mërturit e Gjonpepaj, (por ai, siç duket, me iniciativën e tij, inspektoi gjithë Malësinë e Gjakovës, shën. im).

Të mblidhen lajmet e nevojshme r themelimin e shkollave ato vise.

A mund të bëjnë 3 orë mësim në ditë famullitarët, domethënë 15 orë në javë e me marrë një dëftese të shkrueme prej tyne mbi këto çashtje.

Mësimi a do jepet ne qelë z. Famullitarit a ndonjë shtëpi tjetër, sa do të paguhet qiraja?

qoftë se merret shtëpi me qira, sa kohë dhe sa holla do të lypen me u ndrequn dhe a mund të gjenden usta?

A mund bahen vend orenditë shkollore? 27

Ai kërkoi një studim detajuar me fakte konkrete e gjëra të mundshme e të domosdoshme r hapjen e shkollave.

Duket qartë se me sa humanizëm, seriozitet, realizëm dhe

profesionalizëm flitet këtë letër. Por edhe kuptimi i saj ka po kaq seriozitet dhe devotshmëri për detyrën, pa shprehur asnjë ngurrim me gjithë kushtet shumë rënda për udhëtim, ushqim e fjetje këto malësi. një shënim nga Gurakuqi po të kësaj letre shohim se Ndue Paluca ishte nisur qysh të nesërmen dt. 5.04.1917, bile më datë 6 dërgon nga Prekali një telegram me një shkrim special për t’u admiruar nga çdo lexues apo letërshkrues.

Unë dua theksoj dhe vlerësoj udhëtimin afro 1 mujor të z. Paluca në këto krahina të largëta, me rrugë të prishura keq, me përrenj e lumenj të rrëmbyeshëm e të rrezikshëm për jetën, me lugina e hone të frikshme, me male të larta e pyje shekullore, me lagështirën e ftohtin e fillim prillit qe akoma nuk është larguar, me kushtet e këqija të fjetjes e ushqimit (me gjithë mikpritjen e pakursyer malësorëve) e sa e sa vështirësi tjera.

Me ndjenjë rgjegjësie, devotshmëri e profesionalizëm e kryen këtë inspektim duke sjellë argumente bindëse për hapjen e shkollave. Mbi këtë bazë të shëndoshë, pa vonuar, Luigj Gurakuqi i rgon Kryekomandës në Shkodër një kopje tjetër të këtij raporti.

“Kam nderin të ju paraqes një kopje të raportës që ka dhanë z. Ndue Paluca përmbi udhëtimin n pikëpamje Arsimi, që ka bamun në disa vende të Bezirkut I e VI mbas urdhnit tuej E.V.Nr.467/VII me 31.3 1917. Bashkë me të po ju rgoj edhe dëftesat e shkrueme që ka marrun prej famullitarve të Prekalit, Gjoanit, Pogut e Mgullës, Shoshit, Palcës së Mërturit, Gjonpepaj, Planit e Rajës së Mërturit, me të cilat diftojnë se janë gati të marrin barrën e mësimit r nga tri orë në ditë 28

Më poshtë në raport tregon edhe zgjidhjet konkrete. Tue qënë se nevojën e shkollavet e mungesën e mësuesve, besoj se r disa kohë mund t’u vihet r barrë detyra e

mësimit famullitarvet të përmendun, me shpresë se, nën vështrimin e kundrimin e autoriteteve ushtrare, do t’a bajnë me kujdes shërbimin e vet” 29

Pasi është parë realisht vendi e mundësitë, propozimi është konkret e i bazuar;

“Gjonpepaj ku një herë r një herë shkolla mund fillohet në kishë, e mandej mund të goditet ndërtesa për të cilën flet Z. Paluca e që duket e nevojshme kur të mirret përpara sysh, numri i math i nxanësvet që mund të ndjekin shkollën/famullitarë At Nikollë Kolaj.” 30

Ai përmend vendet se ku mund të hapeshin shkollat, në Bezirkun e parë, por ne po përmendim ato Bezirkut 6-të ku bënte pjesë Tropoja. r mundësi hapje shkollash përmenden Gjonpepaj e Raja e Mërturit.

“Raja e Mërturit ku numri i nxënsavet që munden me ndjekun shkollën këshillon që të prishen 100 Korona për meremet e ndërtesës”.31

Në   atë   raport   shprehet   si   shumë   e   nevojshme hapja    e s h k o l l a v e     n ë     T r o p o j ë ,     B u j a n     e G e g h y s e n ,   p o r   e d h e pamundësitë   e  pengojnë. Moshapjen   e   argumenton   me mungesën e mësuesve myslimanë që dinin të shkruanin shqip. Edhe r Palçin shprehet mendimi r mos hapjen e shkollës duke u argumentuar... Në po këtë shkresë të datës 05.05.1917, Luigj

Gurakuqi,  Drejtor  i  rgjithshëm  i  Arsimit,  i  lutet

Kryekomandës M.e.R XIX, Trup Ushtrie, Shkodër:

Tue Ju parashtruem rejtjet e sipërshkrueme, ju lutem që t’u nxirrni dekretet e emnimit atyne famullitarëve cilët të ju duken të zotët e mësimit, e t’u shënoni atë rrogë që të shihni me udhë. 32

Përsëri bën përshtypje korrektësia e saktësia e ndjekjes së problemeve me gjithë ngjarjet e trazuara të kohës. Mendoj se duhet përmendur edhe fryma pozitive e austro- hungarezëve r hapjen e shkollave. Mendimet janë ndryshme, por mund të ndodhte edhe e kundërta. Luigj Gurakuqi, është i vendosur dhe këmbëngulës për hapjen e shkollave shqipe, i mbështetur nga Mati Logoreci, Gasper Beltoja, Ndue Paluca e inspektorë tjerë. Tashmë propozimet janë bërë realitet, janë jetësuar e kthyer realitet.

Ai, pasi ka ndjekur nga afër këtë problem, ka kryer sistematikisht e me korrektesë korrespondencat me Kryekomandën që merrte vendimet, ka marrë edhe rgjigjen e dëshiruar prej kohësh.

Mbi atë bazë i dërgon një letër të nderuemit z. At Nikollë Kolaj, famullitar Gjonpepaj ,e cila ngjan si një sihariq i madh, jo vetëm për krahinën, por për gjithë Tropojën.

“E nalta Komandë m.e.r xlx, Trupushtrie me urdhnin e saj EVNr.1849 Ju ka emnue për mësues Gjonpepaj me 80 kr shpërblim në muaj tue nis prej ditës 1 qershor 1917” 33

Duke u mbështetur nga burime arkivore, por edhe gojore që e kanë jetuar atë kohë, mësimet në atë kishë kanë filluar

shumë kohë më parë, por data e mësipërme ligjëron zyrtarisht hapjen e kësaj shkolle.

Raportet e shkresat zyrtare kanë ndjekur njëra-tjetrën me korrektësi e logjikë të pakundërshtueshme. Shkresa për emërimin e famullitarit mban dt. 16.06.1917. Ndërsa, po këtu, thuhet se shpërblimi fillon më 1 qershor 1917. Duke njohur karakterin e fortë e të prerë të Luigj Gurakuqit, nuk i shkonte në mendje të paguajë punë të pabërë, por ai ka informacione se në Gjonpepaj mësimi e shkolla kanë funksionuar edhe më herët.Korrektësia e tij duket edhe  në shënimin që ka bërë në fund të shkresës, siç duket r Ministrinë e Financave: 1 shtesë. (është fjala r organikë).

Një sy i hollë vëren se shkresa vazhdon me një nëntekst kuptimplotë që  At  Nikollë  Kolaj  në  të  ardhmen

duhej t’i  nënshtrohej  Parashkresës r nëpunësit e vendit, pra

jo një punë spontane por një punë e organizuar dhe e paguar.

“Komanda e syperlavdrueme pret prej jush , nën pikpamjen e shërbimit si mësues, t’i nënshtroheni Parashkresës r nëpunësit e vendit e të gjendeni në marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit Bezirkut e me Drejtorinë e Arsimit e Përgj. t’Arsimit, jepni pak paku, nga tri orë mësim ditë e që të mos largoheni nga vendi pa ndonjë nevojë madhe”. 35

r nevojat e funksionim e kësaj shkolle flet edhe një letër me shkrim dore e A.Vjerdhës e datës 29.11.1917, “... r rguam r mësonjëtoren e Nikajt 30 copë abetare r shkollë fillore e 60 copë defterë”. 36  ( fotokopjen faqe 57)

Ky argument shtesë e shumë bindës nuk na lejon mëdyshje r hapjen e kësaj shkolle. A.Vjerdha nuk ka se si të kërkonte libra e defterë r një shkollë të pahapur, por është e sigurt se ajo funksiononte normalisht me një numër të konsiderueshëm nxënësish, gjë që duket edhe nga numri i abetareve e defterëve të përmendur më sipër.

r ekzistencën e funksionim e shkollës së Gjonpepajt flasin edhe dokumente edhe ngjarje të tjera të vitit 1918. Në një shkresa të datës 05.08.1918 që mban emërtimin e Drejtorisë së Arsimit Shkodër shkruhet: “Komanda... na kumton lajmin e Bezikomandës së Zhurit mbi hapjen e shkollës në Gjonpepaj (Nikaj-Mërtur) në të cilën mësimi jepet prej famullitarit At A. Vjerdha 37

Themelore dhe e rëndësishme   ishte   se   interesi r shkollën qe rritur nga autoritetet e vendit, prindërit   e fëmijët.  Në maj  të  vitit 1918 është përuruar godina

e re  e cila është  bekuar  nga  kleri  i  zonës  dhe Paria  e vendit.   29  Maj 1918 “Posta e Shqypnisë” shkruan: “Populli i Nikaj-Mërturit është tuj diftue interes të madhe për ndërtim shkollës e për çuem fëmijëve për me u dhanë msim, shëje kto të gjitha që na napin uzdajë se aj popull i vojtun keq vetëm prej pamsimit,  mas tashit ka me mujt me shti punë për dobi vet e t’atdheut njato veti të jashtëzakonshme që e stolisin...”.

këtë ditë Bekimi, sipas gazetës, morën pjesë  shumë njerëz përmendur e popuj. Në ceremoni  morën  pjesë edhe   Bajraktari   i   Nikajt   Sokol Basha,   Vojvoda   i Nikprendajt Beg   Selimi,   Myftar  Aliaj   i Nikprendajt, komandari i Bezirkut e i Ekspoziturës në Bunjaj, zotni major Verubis,   trupi   i   oficerëve   etj.   Bekimin   e   dhanë françeskani    i    Palçit    P.    Loro    Mileta    dhe    r ndihmëtarë françeskajt  P. Pjetër Gjinin, famullitarin e Currajt e P. Engjëll  Vjerdha,  famullitarin  e  vendit.  Megjithëse  në një  zonë   largët, jehona e hapjes kësaj shkolle qe e madhe, aq sa shkruhet edhe shtypin e kohës. Edhe pjesëmarrja e gjerë në këtë ditë të Bekueme, jo vetëm e banorëve të zonës, por edhe e klerikëve e autoriteteve të prefekturës, përforcojnë atë që thamë më sipër. “Në këtë shkollë re për tash nji herë ka me u kënë dhanë msim nja 50 fëmijëve. Ma vonë, mandej asht ba mendim me çilë edhe një internat ku kanë me kinë bashkue gjithënjata fëmi tuj pas shpijat larg fort prej shkolle, nuk kanë si me shkue e me ardhë” 44. Shkresa dt.16.06.1917 e nënshkruar nga Drejtori i rgjithshëm i Arsimit Luigj Gurakuqi që emëron At Nikollë Kolajn mësues, mendoj se ligjëron zyrtarisht hapjen e shkollës Gjonpepaj.

Disa nga nxënësit e parë janë: Martin Prel Gjonpalaj, Kolë Cun Palnikaj, Zef Mark Gjonpali, Sokol Prel Marticanaj, Dodë Prela, Zef Sadri Marvataj, Mark Lulash Perpali, Pal Ukë Marvataj, Kolë Pal Gjeloshgjokaj, Ndue Pjetër Gjonpali, Pal Kol Bushati, Ndue Qerim Neçaj, Çun Gjelosh Pervataj,Vuksan P.Perpali, Mark Z.Bushati, Kadri Ceca, Zmal Q. Dedaj, Mark Nd. Perpali, Mark S. Hajdarkolaj, Stak P. Gjonpali, Qerim Nura, Bafti Ndue Zhivani etj.

Në vitin shkollor 1970-71, kur kam qenë mësues Gjonpepaj, shumë prej tyre jetonin e kanë pohuar hapjen e shkollës në këtë vit. Mbështetur në trashëgiminë gojore e kujtimet që ruanin nga të ish-nxënës të kësaj shkolle e bashkëmoshatarë të tyre në Nikaj e Mërtur, nuk vihet në dyshim viti 1917, por deklarohet me bindje nga gjithë.

Rritjen e dëshirës e interesit për të mësuar në shkollën e Gjonpepajve e tregon edhe shtimi i numrit të nxënësve në atë kohë arriti deri 50-të. Kjo shtroi nevojën edhe për një mësues tjetër. Shkresa dt. 5.06.1918 sigluar nga autoritetet përkatëse emëron për mësues këtë shkollë A. Vjerdhën. 45

Nuk ka asnjë të dhënë r hapjen e internatit r të cilën u fol më lart, por hapja e kësaj shkollë ngjante si dita e parë e pranverës.

Shteti i asaj kohe pati akorduar edhe një fond për blerjen e tokës dhe ndërtimin e shkollës. Kjo shprehet qartë në shkresën e datës 16.06.1917 që e përmendëm më lart nënshkruar nga Luigj Gurakuqi “Komanda M.e.R XIX, TU  ka pëlqyem edhe blemit e vendit afër kishës  për Kr.

900 serm, si dhe ngritunit e një ndërtese shkollore tue dhënë nje kredit 3000 kr”. 46 Hapja e shkollës parë pati këto veçori:

• U hap në kushte të vështira ekonomiko-politiko- shoqërore.

Varfëri e tejskajshme. Baza materiale e pakët (pak libra e defterë, rrasa guri e të tjera mjete rrethanore) të siguruara vështirësi.

Përkrahja e patriotëve vendas e figurave ndritura të arsimit, veçanërisht e Luigj Gurakuqit, Mati Logorecit, Gaspër Beltojës, Ndue Palucës etj.

• Shkollën e mundësoi ekzistenca e lokalit dhe prifti patriot me kulturë gjerë dinte mirë shqipen.

Funksionimi i kësaj shkolle nuk ka arsye vihet

dyshim, pasi mësohej shkrim, këndim, aritmetikë, histori, dhéshkronjë,     gjimnastikë,     punëdore,     këngë     e vizatim, por edhe fe. Feja nuk është arsye r ta mohuar si shkollë, pasi edhe Evropa e vendet e tjera e kanë pasur një lëndë të tillë, bile disa edhe sot.

• U shfrytëzuan edhe disa liri e të drejta që dha pushtuesi austro-hungarez r arsimin shqip, pa përjashtuar edhe qëllimet gjeostrategjike etj.

• Shtrati për hapjen e kësaj shkolle ishte përgatitur nga zhvillimet pararendëse që i kemi përmendur më sipër.

Përveç nxënësve të rregullt, një pjesë e mirë e frymëzuesve e nismëtareve për hapjen e shkollës sipas mundësive, mësuan çdo ditë apo me shkëputje.

Në këtë vit shtohet ndjeshëm hapja e shkollave shqipe edhe   krahina   tjera   Shqipërisë.

(Në  pranverë    1917 hapet shkollë edhe Theth Shalës). Në 100 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe, më 2 Qershor 2017, në qendër të Nikaj-Mërturit u organizua një festë e madhe me një pjesëmarrje të gjerë jo vetëm nga Tropoja, por edhe Autoritete të pushtetit lokal qendror. Shkolla u nderua me dekoratën “Naim Frashëri”.

25. AQSh, F195, D1, fq.6, V 1917

26. Po aty, sipas ref.20

27. AQSh, F195, D3, fq.64, V 1917

28. AQSh, F195, D4, fq.39, V 1917, dt.5.05.

29. Po aty

30. Po aty (sipas ref. 23)

31. Po aty ( sipas ref.23)

32. Po aty

33. AQSh, F195, D3, fq.201, V 1917, dt.16.06.

45. AQSh, F195, D3, fq.270, V 1918

46. AQSH, F195, D3, fq.201, V 1917. 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: