Më 27 tetor përurohet shtatorja e Azem Hajdarit
| E Hene, 23.10.2017, 07:24 PM |

MË 27 TETOR DO TË PËRUROHET SHTATORJA E AZEM HAJDARIT NË TROPOJË

Bashkia Tropojë ka nderin t`ju ftojë më datë 27 tetor 2017, ora 11.00, në PËRURIMIN e SHTATORES së DËSHMORIT të KOMBIT dhe HEROIT të DEMOKRACISË  AZEM HAJDARI, në sheshin me të njejtin emër në Tropojë.

Janë të ftuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë ndër vite, studentë të Dhjetorit ’90, si dhe miq,  dashamirë e simpatizantë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë për të nderuar emrin, kujtimin e veprimtarinë e Heroit të Demokracisë e Lirisë, Azem Hajdarit.

Nderojnë me pjesmarrjen e tyre ish Presidenti e ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha; ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani; përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora; nga Trupi Diplomatik i  Huaj i akredituar në Shqipëri; etj.

RAMIZ LUSHAJ



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: