Kadri Tarelli: Shpirti i tij do të festojë me ne
| E Diel, 22.10.2017, 11:14 AM |

SHPIRTI I TIJ DO TË FESTOJ BASHKË ME NE

Drejtori ynë Jusuf Hoti, dyzet vjet në drejtim

Nga Kadri Tarelli

Me pikëllim e dhimbje në shpirt e zemër, përcollëm për në banesën e fundit Jusufin, njeriun tonë të dashur, mësuesin dhe drejtuesin veteran të shkollës së Mesme të katundit të Ri, në Qarkun e Durrësit. Me këto fjalë të dala nga zemra i drejtohem kolegëve mësues dhe drejtues shkollash, duke përfshirë në dhembjen tonë, miq, shokë dhe familjarë e të afërm të mikut tonë të nderuar e të shumënjohur!

Sa për njohje, dua të sjell në kujtesë vitet e para të nisjes së arsimit të mesëm në Komunën e Katundit të ri. Si fillim, shkolla u hap në vitin 1971, në ndërtesën e vjetër të shkollës 8-vjeçare të fshatit, si shkollë e mesme nate, me dy klasa mësimore, gjimnaz dhe bujqësore. Aty vinin nxënës të rritur, nga disa fshatra përrrreth, nga Qerreti, SukthKatundi, Shëneprene, Katundi i Ri, Fllaka, Juba, Rrushkulli, Fllaka (sektor ferme), dhe më larg akoma, nga Shënavlashi. Pak vite më vonë, me kërkesën e banorëve të zonës dhe këmbënguljen e autoriteteve të kohës, në shtator të vitit 1977, në ndërtesën e re dykatëshe, që vazhdon edhe sot, u hap Shkolla e Mesme ditën, gjimnaz dhe bujqësore, me drejtor Jusuf Hotin.

Që atëherë, ka rrjedhur shumë kohë, jo pak por 40 vjet punë, mundim e përkushtim. Njëkohësisht, nëpër vite kaluan edhe shumë mësues e nxënës, që bashkarisht u futën në udhën e vështirë të dijes, shkencës dhe kulturës. Sot ata mësues janë plakur, disa edhe nuk janë më mes nesh, po kështu ata nxënës, tashmë janë rritur e moshuar, janë bërë prindër të thinjur, ka mes tyre edhe gjyshër. Të gjithë në bisedat mes tyre dhe me të tjerët më të rinj, sjellin në kujtesë vitet e shkollës në rininë e herëshme, dhe qeshin me çapkënllëqet e moshës. Me nostalgji dhe nderim kujtojnë mësuesit e tyre, huqet dhe shakatë, këshillat, kërkesën e llogarisë, modelin, seriozitetin dhe aftësinë si misionarë të dijes e të kulturës, duke vendosur të parin, drejtor Jusuf Hotin.

Parimi i jetës dhe historisë, na fut në udhën e gjykimit të veprimeve, në kohën që jetuam dhe vepruam, duke pasur parasysh rrethanat, vështirësitë, dëshirat, pengesat, mangësitë dhe idealizmin e rinisë dhe të profesionit. Edhe mësuesit edhe drejtor Jusufi, ishin të rinj e plot energji krijuese. Më të moshuarit nuk i kalonin të 40-tat. Çuditërisht kishte një frymë idealizmi paksa të tepruar, por që sillte një bashkëpunim të mrekullueshëm mes kolegëve mësues dhe drejtorit, që mbështeste çdo nisiativë dhe propzim, që ndihmonte në cilësinë e mësimdhënies dhe të të nxënit. Dikush që lexon këtë shkrim, mund të thotë: shumë po e mburr këtë shkollë dhe mësuesit e saj. Le ta gjykojë secili vetë dhe si të dojë, por po ve në dukje një tregues të thjeshtë: janë me qindra nxënës të kësaj shkolle, që ndoqën studimet e larta dhe u bënë kuadro, që në mbarë vendin, derjtojnë ekoniminë, dipllomacinë, arsimin, shkencën, artin ushtarak, gazetarinë, poezinë dhe letërsinë.

Është privilegj i zanatit dhe pjesë e shpirtit tonë, që si mësues të mburremi me nxënësit tanë, ashtu si prindi me fëmijët e tij. Shkolla nderohet me kuadrot që ka përgatitur, ashtu si familja, fisi, fshati apo komuna, krenohet me bijtë e saj që kanë bërë emër. Ndaj shpesh nëpër biseda, do të sillnim e sjellim në vëmendje edhe emrat e nxënësve tanë, që u bënë shkencëtarë e profesorë, dipllomatë, poetë e gazetarë, mjekë dhe ekonimistë, agronomë dhe veterrinerë, mësues e drejtues shkollash, botues shkrimesh dhe librash. Shumë prej tyre, të njohur në jetë ekonomike, politike  e shoqërore të vendit. Mes tyre, disa nga ish nënësit tanë, mbajnë titullin shkencor, doktor-profesor, të mbrojtur në katedrat e universiteteve të botës, dhe që japin leksione në universitetet tona dhe në botë. Më thoni ju lutem: cili drejtor shkolle dhe mësues, prind e fis, fshat dhe komunitet, që nuk ka të drejtë të mburret me nxënës dhe kuadro të tillë, të cilët u bënë të tillë, fal mençurisë, dëshirës dhe vullnetit të tyre, por duke u mësuar dhe nxitur nga ne, brezavi i mësuesve të përkushtuar? Shumë herë modestia duhet shpërfillur, ndaj po them se, nga gjashtë doktor-profesor që ka Durrësi, dy janë nga Komuna e Katundit të Ri, janë ish nxënësit tanë.

Nga këto pak rradhë, të shkruara me shumë kursim, secili nga ne, mësues e drejtues, prind e nxënës, bashkëfshatar apo edhe qytetar i rastësishëm, që e ka njohur, punuar e jetuar me Isufin, ka ç’të kujtojë, ç’të thotë e të rrëfejë, nga takimet, bisedat, diskutimet dhe veprimtaria e përbashkët. Mjafton të grisim pak kujtesën dhe do të na vijë në mend, një “hambar” i tërë me copëza bisedash, ngjarje e ndodhi të ndryshme, copëza shakash mes kolegësh e deri tek vendimet e mençura e delikate të drejtorit tonë. Shumë prej këtyre ngjarjeve e ndodhive, nuk janë bërë të njohura në mjedisin e shkollës, duke mbetur në “arkivin” e kujtesës personale të secilit, pasi ishin delikate për politikën e kohës, aqsa shpesh rrezikonin dhe dëmtonin edhe jetën e të ardhmen e kolegëve mësues shpesh edhe të nxënësve. Është meritë e drejtor Jusufit, që me qetësinë, humanizmin, qytetarinë dhe fisnikërinë e tij, i dha zgjidhje të arrsyeshme, duhet thënë i mbrojti kolegët. Ndaj për të ka veç falënderime e mirënjohje të thellë. Burri i mirë dhe i zoti, është atëherë, kur i del përpara të keqes dhe ka në dorë të bëjë mirë. Jusufi ishte i tillë dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë.

Janë dyzet vjet në drejtim të shkollës, pra dy breza jete, dhe të mbetesh njeri i nderuar, nuk është pak, përkundrazi është shumë. Ndaj secili nga ne ndjen dhimbje, për ikjen nga jeta të drejtuesit dhe mikut tonë Jusufit, veprimtarit të përkushtuar dhe të palodhur, për cilësinë dhe mbarëvajtjen e arsimit, në komunënë e Katundit të RI dhe më gjërë. Kam bindjen, se çelësi i suksesit të tij dhe të shkollës që drejtonte, ishte: komunikimi sa njerëzor, aq i sinqertë me kolegët. Kur bindej në dobinë e ideve dhe propozomeve tona, na thoshte: Hajde ta bëjmë bashkë! Duke marrë përsipër ato gjëra, që mësuesi nuk mund t’i zgjidhte.

Shpesh, miku ynë thoshte me modesti: “Isha me fat, që kisha përkrah vetes mësues të kualifikuar, seriozë dhe të përkushtuar ndaj detyrës së shënjtë të misionarit të dijes”. Kështu, ai ndante me ne sukseset dhe arritjet e shkollës. Ndërsa ne mësuesit thoshim, se jemi me fat që kemi një drejtor të tillë, si Jusufi, sepse jo vetëm që është drejtor i zoti, serioz, praktik, vizionar, miqësor, i drejtë, i kumunikueshëm, i qetë dhe i prerë në vendimet që merr, por edhe se na mbron nga goditjet, që mund të vinin edhe nga s’e prisnje.

Të jesh drejtor për 40 vite me radhë dhe të mbijetosh si i tillë, në tallazet e ngatëruara të jetës e të politikës së trazuar te ne, ishte dhe është, jo vetëm zotësi, por më së shumti një dhunti e shpirtit fisnik dhe kulturës qytetare, që shpaloste ai, në të gjithë qënien dhe veprimtarinë e përditëshme. Ndaj ndjejmë pikëllim e trishtim dhe na vjen keq, që s’ do ta kem drejtorin tonë mes nesh, për një fjalë të ngroht, për një bisedë mes miqsh, për një këshillë të urtë e të mençur.

Unë, si koleg, mësues e drejtues, ndjej dy fish keqardhje, që Isufi na la në një moment të këndëshëm, që e prisnim me padurim. Prej kohësh kishim shtruar një ide me drejtuesit e shkollës, për festimin e 40-vjetorit të Shkollës së Mesme të Katundit të Ri. Dëshira na shtynte të diskutonim gjatë, për ta gëzuar këtë ditë të bukur. Kështu prisnim që, me ish nxënë, me ish mësues e drejtues, dhe bashkërisht me prindër, nxënës, mësues e drejtues të kësaj shkolle sot, të mblidheshim e të festonim këtë përvjetor të bukur, për të cilën shkriu gjithë jetën dhe përkushtimin e tij. Më vjen keq që miku ynë, s’do të jetë fizikisht mes nesh, pasi nuk mundi t’i shpëtojë ligjeve të natyrës dhe të jetës.

Një fjalë e të diturve thotë: Njeriu jeton aq sa kujtohet nga brezat që vijnë. Jusufi do të kujtohet gjatë, pasi edhe shkolla ku ai punoi për 40-vjet, do të jetojë gjatë, duke festuar edhe plot 100, 400 e më shumë përvjetorë.

Të papriturave dhe ligjeve të jetës nuk i shmangemi dot, por kemi arrsye të ngushëllojmë veten e të tjerët dhe të krenohemi me emrin e nderuar, që Jusufi la te të gjithë ne, te mësuesit, nxënësit dhe prindërit, në të gjithë komunën e Katundit të Ri, në Durrës dhe në rrethet arsimore në mbarë vendin.

Nuk mund të rri pa përmendur një fjalë, që në momentin e fundit të përcjelljes mortore, një ish nxënës, tani burrë i pjekur, mes lotëve që i rrodhën faqeve, tha: “Do të festojmë 40-vjetorin e shkollës, që e themeloi dhe e drejtoi për 40-vjet, drejtori ynë i dashur e i nderuar. Ai nuk do të jetë mes nesh fizikisht, të na takojë, të na përshëndesë e të na përqafojë, me çiltërsi mësuesi e dashuri prindi, por kryetema e asaj dite do të jetë emri dhe dëshira e tij.

Shpirti i tij fisnik, do të jetë mes nesh e do të festojë bashkë me ne!”

Durrës më: 15, të vjeshtës së dytë, 2017 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: